 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Buxheti 2009, nisin pergatitjet
E Marte, 08 Prill 2008
Blerina Hoxha
Pergatitjet per buxhetin e shtetit 2009 kane filluar. Sipas burimeve ne Ministrine e Financave, ministrite kane marre udhezimin per pergatitjen e projektbuxhetit 2009 dhe do te sjellin ne fillim te muajt te ardhshem tavanet e fondeve per projektet. Pas kesaj faze do te vijoje perpunimi i te dhenave ne Ministrine e Financave. Por, per here te pare, ne 2009, buxheti do te hartohet mbi nje baze te re ligjore, e cila eshte per diskutim ne komisionet parlamentare. Ne themel te bazes se re ligjore jane rritja e pergjegjesive per zbatimin e buxhetit dhe nje transparence me e madhe qe e shoqeron kete proces. Por me e rendesishmja eshte qe aktoret qe zbatojne buxhetin marrin penalitete deri ne ndjekje penale, ne rast se nuk permbushin detyrimet qe rrjedhin nga hartimi i buxheteve vjetore. Shperndarja e investimeve do te behet jo sipas dikastereve, por sipas projekteve. Permiresimet ne ligjin organik te buxhetit te shtetit, synojne me teper transparence ne shpenzimet me fondet publike per te luftuar korrupsionin dhe rritjen e eficenses se perdorimit te ketyre fondeve. Te ardhurat ne buxhetin e shtetit gjate 2009 pritet te kalojne ne rreth 28 per qind e PBB nga 27 per qind qe arriten kete vit. Rritja ekonomike parashikohet 6 per qind, inflacioni 3 per qind, deficiti buxhetor jo me shume se 3,5 per qind. Stabiliteti makroekonomik, sipas parashikimeve me te fundit, nuk do te cenohet nga kriza e rende energjetike.
Tatimi mbi Vleren e Shtuar, TVSH dhe kontributi i sigurimeve shoqerore nuk do te ndryshojne edhe me 2009. Sipas Ministrise se Financave, gjate vitit te ardhshem do te vijohet me ulje te normes se tatim-fitimit dhe te tarifave doganore, dhe do te kete nje rritje te taksave per pasurite e paluajtshme dhe akcizat. Ndersa, mbajtja e TVSH konstante eshte bazuar ne ndikimet negative qe mund te kete ne te ardhurat e buxhetit te shtetit. Ulja e TVSH ka qene nje debat i perhershem ndermjet komunitetit te biznesit dhe qeverise per uljen e normes se saj, e cila aktualisht eshte 20 per qind. Ndryshimi i normes se takses nuk eshte lejuar nga Fondi Monetar Nderkombetar, pavaresisht se Shqiperia ka perqindjen e kesaj takse ne nivelin me te larte ne rajon. Sipas programit afatmesem, te ardhurat tatimore perbejne pjesen kryesore te te ardhurave totale, rreth 94%, dhe arrijne ne rreth 26% te PBB ne vitin 2010.
Shperndarja e investimeve te brendshme do te kete perparesi sektoret prioritare si arsimi, shendetesia dhe infrastruktura, duke permbushur objektivat dhe perparesite e identifikuara ne Strategjine Kombetare te Zhvillimit. Prioritete te listes se investimeve jane perzgjedhur ato investime, te cilat kane qene vazhdimi i projekteve te meparshme. Ketu ben pjesa rruga Durres-Kukes, aksi Lushnje-Fier etj., investime te cilat jane strategjike per zhvillimin ekonomik dhe social te vendit dhe ne perputhje me programin e qeverise. Ekspertet ne Financave thane se, investimet qe do shoqerojne projektbuxhetin 2009 do te jene te kompletuara me nje kurrikulum te plote, me qellim perzgjedhjen e projekteve te plota, te mire studiuara dhe ne vlera te medha, duke reduktuar copezimet e tyre, ne perputhje me te gjitha procedurat e menaxhimit te investimeve publike. Pagat e arsimit dhe shendetesise edhe per vitin qe vjen do te rriten ne nivelin me ritmet e dy viteve te fundit. Rritja mesatare e pagave ne arsim dhe shendetesi pritet te jete 15%. Por gjithashtu edhe bluzat e bardha do te kene diferencime nga kjo rritje. Me shume rritje do te perfitojne infermieret. Rritja e pagave per administraten buxhetore edhe vitin qe vjen do te vijoje me ritme te larta. Ekspertet e buxhetit ne Ministrine e Financave pohojne se rritja do te nise te aplikohet ne mes te vitit, sic eshte bere tradite tashme.
Nuk ndryshojne
Tatimi mbi Vleren e Shtuar do te mbetet 20 per qind
Kontributi i sigurimeve shoqerore nuk do te ndryshojne edhe me 2009.
Ndryshojne
Do te ulen tarifave doganore
Do te kete nje rritje te taksave per pasurite e paluajtshme
Do te kete rritje te akcizave per mallrat e forte
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Bixhozi, menyre e re kontrolli
- USD, renie historike, dje 62 cent
- Kasat, garen e fitojne 5 kompani
- Te drejtat e autorit, tatimoret ne aksion
- Porti i Durresit ne skaner per kontrabanden
- Celularet me internet, gati tenderet nderkombetare
- Ndryshimi, miratohet ligji per OFN-te
- Kompanite e sigurimeve abuzojne me shlyerjen e demeve
- Aksionet, tregu teresisht informal
- Ushqimet, rritja e cmimeve rekord ne 2008
- "Hendeku" tregtar, 600 milione euro
- Monopolet, biznesi nuk bashkepunon
- Cmendet cmimi i naftes, dje arriti 154 leke/liter
- BB: Inflacioni, po dobeson ekonomite e Lindjes
- Inflacioni, nuk ka vend per panik
|
|