PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shoqata e Komunave, ndihme per Gerdecin


E Marte, 08 Prill 2008

TIRANE - Shoqata e Komunave te Shqiperise ka dhene ndihmen e saj, nje dite me pare, per banoret e fshatit Gerdec, te perfshire nga shperthimi i 15 marsit. Burime nga bashkia e Vores, kane bere te ditur se vazhdojne ndihmat financiare ne ndihme per banoret qe u preken nga shperthimi i fabrikes se cmontimit te municioneve luftarake te Gerdecit. Gjate dites se djeshme, kreu i shoqates se Komunave te Shqiperise se bashku me nje perfaqesi kane shkuar ne Bashkine e Vores, ku kane dhene dhe kontributin e tyre. Ai tha se do te kontribuoje me aq sa te kene mundesi ne ndihme te banoreve te prekur nga vala e shperthimit.

"Ndihma e kesaj shoqate per banoret e prekur nga tragjedia eshte nje detyrim moral", tha kreu i Shoqates se Komunave, Sabri Sallaku. Nje deklarate e tille eshte dhene gjate nje takimi te kreut te kesaj shoqate me kreun e Bashkise se Vores, Fiqiri Ismaili. Nga ana tjeter, kryebashkiaku i Vores ka falenderuar perfaqesuesit e Shoqates se Komunave per kontributin e tyre ne nje moment kaq te rendesishem per te gjithe banoret e prekur nga vala e shperthimit. Me tej, kryebashkiaku i ka njohur me gjendjen dhe punen qe eshte duke u bere per te rikthyer jeten ne normalitet edhe pse eshte nje proces i veshtire, duke pare demtimet qe solli shperthimi.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika