PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Tre revolucionet


E Marte, 08 Prill 2008

Nga Henry A. Kissinger*

Debati kombetar i pritur prej kohesh mbi politiken e sigurise kombetare akoma duhet te ndodhe. Ne thelb ceshtjet taktike kane lene ne hije sfiden me te rendesishme me te cilen do te perballet administrata e re: si te distiloje nje rend te ri nderkombetar nga tre revolucione te njekohshme qe po ndodhin perreth globit: (a) transformimi i sistemit tradicional te shteteve te Evropes (b) sfida e islamizmit radikal ne nocionin historik te sovranitetit; dhe (c) levizjen e qendres se gravitetit te marredhenieve nderkombetare nga Atlantiku ne Oqeanin Paqesor dhe ate Indian.

Urtesia tradicionale tregon se humbja e iluzioneve me pretendimin per unilateralizmin e Presidentit Bush eshte ne qender te mosmarreveshjeve evropiano-amerikane. Por do te behet me e dukshme pas ndryshimit te administratave se ndryshimi kryesor midis dy brigjeve te Atlantikut eshte se Amerika akoma eshte nje shtet-komb njerezit e te cilit i pergjigjen thirrjeve per sakrifica ne emer te nje percaktimi shume me te gjere te interesave kombetare sesa percaktimi i Evropes. Shtetet e Evropes, duke qene prekur nga dy luftra boterore, rane dakort te transferojne aspekte te rendesishme te sovranitetit te tyre drejt Bashkimit Evropian. Megjithate, besnikeria politike e lidhur me shtetin-komb ka rezultuar se nuk eshte e transferueshme automatikisht. Evropa eshte ne nje tranzicion midis te kaluares se saj, te cilen ajo duket se kerkon ta kaloje, dhe nje te ardhmeje qe akoma nuk e ka arritur.

Ne proces, natyra e shtetit evropian eshte transformuar. Me shtetet qe jo me gjate e percaktojne vetveten permes nje te ardhmeje te vecante dhe me kohezionin e Bashkimit Evropian qe akoma nuk eshte vene ne prove, aftesia e pjeses me te madhe te qeverive evropiane per tu kerkuar sakrifica njerezve te tyre eshte zvogeluar ne menyre dramatike. Shtetet me historine e vazhdueshme me te gjate, te tilla si Britania dhe Franca, kane qene me te predispozuara per te marre mbi vete pergjegjesi ushtarake nderkombetare.

Mosmarreveshja mbi perdorimin e forcave te NATO-s ne Afganistan eshte shembulli me kuptimplote. Menjehere pas 11 Shtatorit 2001, Keshilli Atlantikut te Veriut, veproi pa ndonje kerkese nga SHBA duke evokuar nenin 5 te Traktatit te NATO-s, qe ben thirrje per asistence te ndersjellte. Por kur NATO filloi te merrte mbi vete pergjegjesite ushtarake, kufizimet e brendshme detyruan shume prej aleateve te kufizonin numrin e trupave te dhena dhe qe ngushtonin misionet nga te cilat mund te viheshin ne rrezik jete njerezish. Per pasoje, Aleanca e Atlantikut eshte ne procesin e evolucionit ne nje sistem dy-rreshtash- nje aleance kapacitetet e se ciles per veprime te perbashketa ne karte nuk i pergjigjen detyrimeve te saja te pergjithshme. Me kalimin e kohes, duhet te zhvillohet nje nga dy adaptimet: ose nje ripercaktim i detyrimeve te pergjithshme ose nje perpunim formal i sistemit te dy-rreshtave ne te cilin detyrimet politike dhe kapacitetet ushtarake jane harmonizuar permes nje sistemi aleancash te vullnetit.

Ndersa roli tradicional i shtetit ne Evrope ka ardhur duke u zvogeluar si pasoje e zgjedhjes se bere nga qeverite e veta, roli gjithnje e me i hershem i shtetit ne Lindjen e Mesme eshte i pandare ne menyren sesi keto shtete jane krijuar. Shtetet pasardhese te Perandorise Osmane ishin ngritur nga fuqite fitimtare ne perfundimin e Luftes se Pare Boterore. Ndryshe nga shtetet evropiane, kufijte e tyre nuk reflektojne parimet etnike ose karakteristikat linguistike por balancen midis fuqive evropiane ne garat mes tyre jashte rajonit.

Sot eshte islamizmi radikal qe kercenon strukturen shteterore tashme te brishte permes nje interpretimi fondamentalist te Kuranit si baze te nje organizimi universal politik. Islami xhihadist nuk pranon sovranitetin kombetar mbeshtetur mbi modelet e nje shteti secular; ai deshiron te zgjeroje shtrirjen e tij kudo ku popullsi te rendesishme ushtrojne besimin mysliman. Perderisa asnje sistem nderkombetar dhe asnje strukture e brendshme e shteteve ekzistuese nuk ka legjitimitet ne syte e islamisteve; ideologjia e tyre le pak hapesire per nocionin perendimor te negociatave ose balancimit ne nje rajon me interes vital per sigurine dhe mireqenien e shteteve industriale.

Kjo lufte eshte tipike per keto vende; ne nuk kemi alternativen e terheqjes. Ne mund te terhiqemi plotesisht nga nje vend, i tille si Iraku, por vetem per te qene te detyruar te rezistojme nga pozicionet e reja, mesa duket shume me te pafavorshme. Madje mbrojtesit e nje terheqjeje unilaterale nga Iraku flasin per mbajtjen e forcave te reduktuara per te parandaluar nje rigjallerim te Al-Kaides ose radikalizmit.

Keto transfromime ndodhin kunder sfondit te nje tendence te trete, nje zhvendosjeje te qendres se gravitetit te marredhenieve nderkombetare nga Oqeani Atlantik ne Oqeanin Paqesor dhe ate Indian. Paradoksalisht, kjo rishperndarje e fuqise eshte ne nje pjese te botes ku shtetet akoma zoterojne karakteristikat e shteteve tradicionale evropiane. Shtetet kryesore te Azise, Kina, Japonia, India dhe ne kohen e duhur, mbase Indonezia, e shikojne njeri-tjetrin ne te njejten menyre si bene pjesemarresit e tjere ne ekuilibrin e forcave evropiane, si konkurrente te qenesishem edhe kur ata here pas here marrin pjese ne projekte te perbashketa.

Ne te kaluaren, nje zhvendosje e tille ne strukturen e pushtetit pergjithesisht conte ne lufte, ashtu sic ndodhi me ngritjen e Gjermanise ne fund te shekullit 19-te. Sot ngritjes se Kines i eshte caktuar nje rol i tille ne komentet me alarmuese. Ne te vertete, raporti kino-amerikan pashmangshmerisht permban elemente klasike gjeopolitike competitive. Keto nuk duhet te neglizhohen. Por ketu ka elemente kunderveprues. Globalizimi ekonomik dhe financiar, domosdoshmeria energjitike dhe ambientale, dhe fuqia shkaterruese e armeve moderne, te gjitha keto imponojne nje perpjekje me te madhe per bashkepunim global, vecanerisht midis SHBA dhe Kines. Nje marredhenie konfliktuale do t'i linte te dyja vendet ne poziten e Evropes pas dy lufterave boterore, kur shoqerite e tjera e shikonin arritjen epersise mes kombeve te Evropes nepermjet konflikteve vete-shkaterruese me njeri-tjetrin.

Asnje prej brezave te meparshem nuk i eshte dashur te merren me revolucione te ndryshme qe zhvillohen njekohesisht ne pjese te vecanta te botes. Kerkimi per nje te vecante, duke perfshire nje ilac per te gjitha eshte fantastik. Ne nje bote ne te cilen e vetmja superfuqi eshte nje ithtare e prerogativave te shtetit-komb tradicional, ku Evropa ka ngecur ne nje status ne gjysme te rruges, ku Lindja e Mesme nuk pershtatet me modelin komb-shtet dhe perballet me nje revolucion me motive fetare, dhe ku vendet e Azise jugore dhe lindore akoma praktikojne balancen e fuqise, cila eshte natyra e rendit nderkombetar qe mund te pershtatet me keto tre perspektiva te ndryshme?

Cili duhet te jete roli i Rusise, e cila eshte duke afirmuar nje nocion sovraniteti te krahasueshem me ate te Amerikes dhe nje koncept strategjik te balancave te fuqise te ngjashme me ato te Azise? A jane organizata nderkombetare ekzistuese te pershtatshme per kete qellim? Cilat objektiva mund te caktoje realisht Amerika per vetveten dhe per komunitetin boteror? Eshte transformimi i brendshem i vendeve te medha nje objektiv i arritshem? Cilat objektiva duhet te kerkohen bashkarisht, dhe cilat jane rrethanat ekstreme te cilat do te justifikonin veprimin unilateral?

Ky eshte ai lloj debati per te cilin ne kemi nevoje, jo te perqendrohemi te sloganet e nxitura nga grupe te caktuara te destinuara per te kapur faqet e para te lajmeve.

(*) Marre nga "The Washington Post"


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika