Reflektimi i mos marrjes se fteses tek "Maqedonia dhe Shqiptaret etnike"
E Hene, 07 Prill 2008
Deshperimi per mos marrjen e fteses eshte reflektuar ne Maqedoni jo vetem ne sferen politike, por kudo tek te gjithe faktoret etnike qe e perbejne ate. Kryetari i Bashkimi Demokrat per Integrim, Ali Ahmeti, ne nje interviste te dhene dje per gazeten
"Koha Jone", sqaron pasojat qe mund te kete ne Maqedoni mbetja e lene pezull e fteses per anetaresim ne NATO. "Mbetja pezull e fteses per Maqedonine ishte nje shans i humbur te cilin nuk e uronin as shqiptaret dhe as maqedonasit. Kjo tashme eshte reflektuar tek te gjithe faktoret ne Maqedoni si nje deshtim i qeverise aktuale", deklaroi Ahmeti. Sipas tij, vetoja greke ne lidhje me emrin per shqiptaret eshte nje deshtim i maqedonasve per vete faktin se nuk ju kemi nderhyre kurrsesi duke pranuar cdo zgjidhje qe ato te gjenin me Greqine. Gjithashtu ai pohon se me gjithe mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per anetaresimin ne bllok, dilema qe ne kishim per nje bllokim nga ana e Greqise u realizua. "Ky duhet te jete nje moment reflektimi dhe zgjidhja sa me shpejt e emrit dhe e ceshtjes Shqiptare si faktor i rendesishem do ta conte Maqedonine ne marrjen e fteses per te cilen NATO i ka lene dyert hapur, dhe kjo arrihet duke bashkepunuar me te gjitha forcat politike ne Maqedoni", deklaron Ahmeti. Per te shqiptaret jane me pak te deshperuar sepse si komb e kane marre ftesen dhe per kete ai i uron me gjithe zemer Shqiperine . Por situata megjithese nuk ishte e pritshme per qeverine e Maqedonise, kreu i BDI gjate intervistes i pyetur interesit te gazetarit mbi mundesine e pasojave negative qe mund te sjelle mosmarrja e fteses per nje destabilizim te mundshem, ai shprehet se kjo nese kjo do te ndodhte nuk do te ishte ne favor te askujt. "Destabilizimi i situates nuk do te ishte ne favor te askujt dhe kete e them me bindje. Shqiptaret kure nuk kane qene faktor destabilizues as nuk do ta deshironin edhe pse maqedonasit nuk e kane vleresuar", nenvizoi Ahmeti. Sipas tij, shqiptaret ne Maqedoni perbejne rreth 35% te popullsise dhe duhet te konsiderohen si faktor potencial dhe stabilizues, duke shtuar se, "me ftesen e Shqiperise ne NATO , me fqinj anetare te NATOS , dhe me Kosoven shtet te pavarur nuk mund te kete destabilizim ne Maqedoni". Po keshtu nje tjeter ngjarje e rendesishme per Partine Bashkimi Demokratik per Integrim eshte edhe kerkesa e hershme drejtuar qeverise per realizimin e zgjedhjeve te parakohshme ne Maqedoni. Megjithese kerkesa eshte bere prej kohesh ajo nuk ka marre nje pergjigje direkte nga shteti maqedonas. Perpos kesaj, Ahmeti thekson se do te vazhdoje qe ta beje kete kerkese pasi qeveria sipas tij ka deshtuar ne ruajtjet e raporteve te fqinjesise se mire. "Zgjedhjet e parakohshme BDI i ka kerkuar dhe tani pas samitit te NATO-s do te vazhdojme ti kerkojme sepse ky koalicion nuk eshte ne gjendje te zgjidhe as ceshtjen e emrit, as ceshtjet e brendshme nder etnike, e as te ruaje raportet e fqinjesise se mire", pohoi kreu i BDI-se. Plotesimi i te gjitha kritereve per tu anetaresuar ne strukturat Euro - Atlantike beri qe delegacioni maqedonas te kthehej duarbosh nga Bukureshti. Vetoja greke per emrin ishte nje nder shume ato kushte qe Maqedonia nuk i realizoi ndonese e kishte kohen e mjaftueshme . Samiti i fundit i NATO-s zhvilluar ne Bukuresht pak dite me pare, qe perfundoi edhe me dhenin e dy ftesave per zgjerimin e me tejshem te kesaj aleance, Shqiperise dhe Kroacise, solli edhe te paprituren per qeverine maqedonase, e cila priste marrjen e nje ftese per t'u bashkuar ne kete familje te madhe. Pengesa qe ndaloi marrjes e fteses per Maqedonine erdhi nga perdorimi i vetos greke, duke sjelle edhe reagimin e paralajmeruar, pasi prej kohesh keto dy vende kane debate dypaleshe mbi emrin e shtetit maqedonas.