Alergjite gjate femijerise
E Hene, 07 Prill 2008
Rastisjet e alergjise tek femijet jane rritur shume keto dy dekadat e fundit. Tani ka akoma me shume femije me astme, alergji nga barerat dhe ekzema. Rritja e prevalences se alergjive eshte e shoqeruar me rritjen e rasteve me astma, e cila eshte bere diagnoza primare ne spitalet pediatrike. Eshte vene re nje fluks i gjere femijesh te moshes rreth 6 mujoreshe, te cilet jane prezantuar me nje rash alergjik (ekzema) po ashtu dhe raste azmatike, si dhe irritime kronike nazale. Sipas mjekeve nese femijes i shfaqen probleme alergjike ne muajt e pare te jetes atehere ato jane te trasheguara. Nese njeri prej prinderve ka nje histori alergjike, atehere cdonjeri nga femijet tuaj do te kete nje shans prej 40 per qind te shfaqjes se fenomeneve alergjike. Nese te dy prinderit kane alergji, rreziku shtohet dhe arrin deri ne 80per qind.