 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Alergjia, pranvera rrit rastet
E Hene, 07 Prill 2008
Sonila Isaku
Alergjite te shkaktuara nga rritja e temperaturave dhe shtimi i pluhurit jane edhe semundjet e stines. Pas largimit te virozave gripale numrin me te madh te rasteve qe paraqiten tek mjeku e zene pacientet te cilet vuajne nga alergjite. Mjeket alergologe theksojne se problemet ne rruget e siperme te frymemarrjes jane me evidente ne kete periudhe te cilat shoqerohen me teshtima, rrufa si dhe bllokim te hundeve. Nderkohe qe problemet e rrugeve te poshtme te frymemarrjes, pikerisht astmat, jane me te paketa ne kete stine. "Rritja e temperaturave dhe shtimi i pluhurit gjate ketyre muajve, pikerisht ne prill-maj rrit edhe numrin e personave alergjike. Ende nuk kane filluar ato dyndjet e rasteve, por problemet e para jane shfaqur tek personat alergjike" deklaroi mjekja alergologe ne polikliniken e specialiteteve nr 2, Mira Xhixha. Sipas saj, nese priten ndryshime te temperaturave, pra ulje te tyre dhe dite me shi keta persona qetesohen. Por nese temperaturat e larta vazhdojne ende, problemi i tyre behet me shqetesues.
Shenjat
Perqendrimi i larte i poleneve ne ajer dhe niveli i larte i ndotjes ndikon ne rishfaqjen e kesaj semundjeje. Alergjia ne te shumten e rasteve, sipas mjekeve, manifestohet me teshtima te shpeshta, te herepashershme, kullim, kruajtje, skuqje dhe bllokim te hundeve. Por shpesh here kane edhe kruajtje te syve dhe skuqje te tyre. "Moshat qe preken nga alergjite qe shfaqen keto muaj jane nga 5 vjec deri ne 55 apo edhe 60 vjec. Te gjithe keta persona shfaqin problemet e siperpermendura te rrugeve te siperme te frymemarrjes" ka theksuar mjekja alergologe, Mira Xhixha. Sipas saj, menyra me e mire per te parandaluar kete lloj alergjie eshte mos ekspozimi ne kete periudhe ne ambiente me diell apo pluhur. "Rekomandohet qe keta persona te lajne shpesh: duart, fytyren dhe sidomos floket, per te larguar polenet e luleve qe mbeten ne trup, dhe jane shqetesuese" pohon Xhixha. Ndersa nje kujdes i vecante duhet treguar dhe ndaj ushqimeve qe japin alergji te kryqezuar me polenet qe jane alergjike. Po ashtu duhen shmangur aktivitete fizike: vrapimet, shetitjet me biciklete ose cdo lloj aktiviteti tjeter sportiv ne mjedise te hapura dhe me gjelberim.
Kurimi
Vizita tek mjeku specialist eshte e vetmja keshille qe jepet nga mjeket, kjo per vete faktin se rastet duhet te trajtohen sipas specifikave dhe problemeve qe shfaqin. Nderkohe per personat te cilet kane pasur keto lloj problemesh edhe me pare rekomandohet kurimi paraprak per te parandaluar shfaqjen e semundjes me rritjen e temperaturave. "Per sa i perket mjekimit medikamentoz, skema e mjekimit behet gjithmone sipas karakteristikave individuale te te semurit. Por e rendesishme eshte qe vizita tek mjeku te behet ne momentet e para te shfaqjes se problemeve" ka theksuar mjekja alergologe. Sipas saj, i semuri trajtohet dhe mjekohet per ate agjent qe shkakton alergjine. Kjo vertetohet nga provat e alergjise dhe me pas caktohet edhe medikamenti, por ka raste kur rekomandohet edhe vaksinimi. Kurimi eshte i rendesishem pasi patologjite alergjike ulin aftesine ne pune, jane shqetesuese dhe mund te kalojne nga rruget e siperme te frymemarrjes ne rruge e poshtme, duke u shnderruar ne bronkit apo ne nje astme te mundshme me vone.
Polenet
Nje nga alergjite me te njohura gjate stines se pranveres eshte edhe ajo e luleve, ose sic njihet nga mjeket si alergjia e shkaktuar nga polenit e luleve. Keta te fundit jane edhe shkaktaret kryesore te kesaj "semundjeje" e cila nese nuk kurohet ne momentet e para, mund te krijojne probleme serioze. "Ne alergjite e pranveres bejne pjese kryesisht alergjite nga polenit e barishteve, te cilat rriten dhe zhvillohen ne keto muaj" thote Mira Xhixha, duke shtuar se polenet celin ne varesi te kohes dhe temperaturave. Sipas saj, hunda eshte e para qe shfaq shenjat e alergjise nga polenit. "Kur poleni bie ne kontakt me mukozen e hundes atehere zhvillohet mekanizmi apo reaksioni alergjik edhe shfaqen shqetesimet qe jane teshtimat e forta, kullim hundesh, kruarje te hundes ose te lekures prane saj, kruarje te syve, enjtje perreth indeve te syve, lotim te syve dhe kolle" shpjegon alergologia, Xhixha. Sipas saj, keshillat jane te njejta ashtu si edhe per alergjite e tjera, por duhet pasur parasysh evitimi i daljeve ne oret e drekes kur numri i poleneve te luleve eshte me i madh.
Sipas te dhenave statistikore, ne bote 1 ne 10 njerez vuan nga alergjia, e cila eshte nje term qe perdoret per te perkufizuar ndjeshmerine tone imunologjike ndaj nje alergjeni. Kjo ndjeshmeri mund te vije nga kalimi i alergjeneve ne rruge ajrore ose nga ngrenia e ushqimeve qe permbajne alergjene, duke shkaktuar nje zinxhir reaksionesh kimike qe cojne ne shfaqjen e simptomave.
Simptomat
Teshtima te shpeshta e te herepashershme
Rrjedhje te ujshme te shumta
Kruajtje dhe skuqje te hundes
Bllokim te hundeve
Skuqje, kruajtje te syve
Lotim sysh
Mos durim drite (fotofobi).
Kolle, gerhitje ne gjoks, marrje fryme
Sekrecione te pastra dhe qe mezi nxirren
Dobesi trupore, dhimbje koke, ankth etj.
Keshillat
Shmangia e kontaktit me shkaktarin shperthyes
Shmangia nga polenet e luleve
Rekomandohet larja e duarve, fytyres
Larja e flokeve eshte e rendesishme
Te shmangen shetitjet ne mjedise me lule
Larg ambienteve me bar dhe peme.
Kujdes duhet edhe ndaj ushqimeve qe japin alergji
Te shmangen aktivitetet fizike ne natyre
Jo shetitjeve me biciklete
Vizite tek mjeku pas simptomave te para
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Pronaret e banesave "humbin" truallin
- Keshill "administrimi" per shkollat, debate ne Kuvend
- Lista e barnave, shtohen 21 te reja
- Transporti, greve urie ndaj konkurrences se padrejte
- QSUT, pacientet perseri me batanije nga shtepia
- Provimet, dy jave konsultime
- Universiteti, 180 pike per te fituar
- Mbetesit, ruajne noten e provimit te marre
- Lendet me detyrim, nuk futen ne vjeshte
- Universitetet, asnje lek per 2008
- Atestimi, 20 mesues mbeten ne klase
- Projekti, kualifikimi i mesuesve me tituj
- "Ngjyra e lekures, me la pa shkolle"
- PNUD, projekt per punesimin e romeve
- "Gjysma e femijeve rome analfabete"
|
|