PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Sigurimet vullnetare, 36 % me shume se vjet


E Hene, 07 Prill 2008

Blerina Hoxha

Shqiptaret jane bere me te ndjeshem ne sigurimin prones dhe jetes ne menyre vullnetare. Shifrat e dy muajve te pare te viti, per tregun e sigurimeve, tregojne se, arketimet nga sigurimet vullnetare jane rritur me 35.01% kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare dhe rreth 46.05% rritje te numrit te kontratave. Ne vlere monetare sigurimin vullnetar ishte 332 milione leke me shume se dy mujori i pare i vitit qe shkoi. Me se shumti ne vendin tone siguroheshin vetem makinat per shkak se, sigurimi i tyre eshte i detyrueshem me ligj. Sigurimi i makinave zinte me shume se 95 per qind te tregut te kompanive te sigurimit, nderkohe qe gjate dy muajve te pare te ketij viti, sigurimi i automjeteve ne totalin e aktivitetit sigurues nuk ze me shume se 65 per qind.

Ne portofolet e prones, pergjegjesive, garancive me te ardhura rreth 171 milione leke ne total, vendin e pare gjate periudhes janar-shkurt 2008 e zune sigurimet nga zjarri dhe rreziqet natyrore me rreth 51%, te pasuara nga sigurimi i pergjegjesive te pergjithshme civile me 24% dhe sigurimi i garancise me 9%.

Ne nivele ne rritje per kete periudhe ishin sigurimet e pergjegjesise, duke zene 19% te sigurimeve te prones, pergjegjesive dhe garancive, duke filluar te plotesojne rendesine e ketij portofoli ne stadin aktual te zhvillimit te vendit. Por veprimtaria e operatoreve ne tregun e karburanteve, ndertimeve, hotelerise & turizmit, etj. ne me te shumten e rasteve eshte e pasiguruar ndaj demtimeve qe mund te shkaktoje ndaj te treteve. E pambuluar ne sigurim rezulton te mbetet edhe pergjegjesia profesionale ne fusha te ndryshme. Sigurimet inxhinierike mbeten ne nivele te ulta me gjithe zhvillimin e tregut te ndertimit ne Shqiperi.

Te ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shendetit ne 2 mujorin e pare te vitit 2008 arriten ne rreth 31 milione leke, duke shenuar nje rritje prej 24.42% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2007. Peshen me te madhe e mbajten sigurimet e shendetit ne udhetim me rreth 86% te te ardhurave te ketij grupi. Rritja e madhe e te ardhurave ne sigurimin e shendetit ne udhetim lidhet me numrin ne rritje te vazhdueshme te personave qe udhetojne jashte vendit. Vellimi i primeve te sigurimit te jetes ishte rreth 56 milione leke me nje rritje prej 32.70% krahasuar me janar- shkurtin 2007. Peshen me te madhe prej rreth 84% ne te ardhurat e sigurimit te jetes e ze produkti "Jete Debitori". Ky produkt i sigurimit eshte kerkese e bankave te nivelit te dyte per ofrimin e kredive individeve dhe personave juridike.

Gjate kesaj periudhe te vitit 2008 sigurimi i detyrueshem vazhdoi te dominoje ne tregun Shqiptar, duke sjelle rreth 65% te te ardhurave nga primet e shkruara bruto te sigurimeve.

Te ardhurat nga sigurimi i automjeteve ne kete periudhe te vitit 2008 ishin rreth 455 milione leke. Rritja e te ardhurave me 17.26% krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2007 lidhet me rritjen me rreth 21% te numrit te kontratave. Sigurimi kufitar shenoi ulje ne grupin e sigurimeve te detyrueshme me rreth 38.05% ne krahasim me janar - shkurtin 2007. Ne te njejten kohe ulje shenoi dhe numri i kontratave te sigurimit kufitar ne masen 22.09%. Gjate kesaj periudhe, primet e shkruara bruto nga sigurimi kufitar arriten ne rreth 23 milione leke.

Tregu

Ne periudhen janar - shkurt 2008 numri i kontratave te sigurimit te lidhura arriti ne 82,020 duke shenuar nje rritje prej rreth 23.89% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2007. Rritja e numrit te kontratave ne 2008 u shoqerua me rritjen e vellimit te te ardhurave per kompanite. Primet e shkruara bruto te sigurimeve arriten ne rreth 957 milione leke, shifer kjo 19.71% me e larte se ajo e te njejtes periudhe te vitit 2007. Tregu vazhdoi te mbetet serish i orientuar tek sigurimet e jo-jetes qe sollen rreth 94% te vellimit te pergjithshem te primeve, duke i lene sigurimet e jetes me rreth 6%.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika