PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Burgu i Burrelit ku "bujtin te fortet"


E Hene, 07 Prill 2008

Aleksander Ndoja

Burgu i Burrelit prej kohesh konsiderohet si nje nder institucionet me te sigurta te vuajtjes se denimit. Fale kesaj cilesie jane sjelle ne kete burg dhe te denuar te njohur te bandave me te rrezikshme ne Shqiperi si Zani Caushi, Jaho Salihi, Gaxhai, Dritan Kateshi, Tafili i Shkodres, Lul Caka e te tjere. Ndonese ne nje fare menyre autoritet e Ministrise se Drejtesise jane mundur qe te jene te rezervuar ne lidhje me pranine e elementeve te rrezikshem ne kete burg, burime te sigurta konfirmojne se brenda tij jetojme afersisht 40 te denuar me rrezikshmeri shume te larte dhe madje me denime te perjetshme. Referuar disa burimeve te brendshme te ketij burgu, ky numer eshte i papranueshem nga rregullorja, pasi ne nje rast revolte, ata jane shume te rrezikshem dhe neutralizimi i veprimeve te tyre kur jane ne numer te madh eshte mjaft i veshtire. Por nese burgu do te mund te hapej, prania e tyre ne publik mund te kthehet ne nje fatkeqesi me permasa te medha. Mund ta quajme burgu i "te forteve", pasi ne kete institucion vuajne denimin persona te cilet kane denimin maksimal te dhene nga gjykata. Te cilesuar si "VIP"-a te krimit, ata qendrojne prej vitesh ne Burrel. Myrteza Caushi, ose Zani eshte nder "banoret" me te vjeter te Burrelit. Ai eshte denuar per krijim bandash te armatosura, pengmarrje, vrasje me paramendim, armembajtje pa leje etj. Eshte denuar tri here ne Greqi, ndersa gjykata i ka dhene denim maksimal me burgim te perjetshem. Lulezim Caka ose i quajtur ndryshe "i forti i Beratit", qendron ne Burgun e Burrelit prej disa muajsh. Ai ka mberritur ne kete institucion nga Burgu i Peqinit. Caka eshte denuar nga gjykata me 25 vjet heqje lirie, nderkohe arrestimi i tij eshte bere jashte kufijve te Shqiperise dhe me pas eshte sjelle ne vendin tone nga Interpoli per te vuajtur denimin e dhene. Jaho Mulosmani eshte denuar nga gjykata me burgim te perjetshem. Akuza qe i ka dhene kete denim maksimal 27-vjecarit, eshte ajo e vrasjes se deputetit te PD-se, Azem Hajdarit. Nderkohe, tani Mulosmani ndodhet ne qeline e Burgut te Burrelit, pasi denimi qe ka marre do ta mbaje perjete mbrapa hekurave te burgut. Gazmend Brraka ose i mbiquajturi "Gaxhai" qendron ne Burgun e Burrelit prej disa muajsh. Gaxhai eshte denuar nga gjykata me burgim te perjetshem. Gazment Brraka, eshte nje nga "vip"-at qe vuajne denimin ne kete institucion te larte sigurie dhe denimi i dhene e la ate perjete ne qeli. Ne kete burg, pas ambientit te jashtem me lule, shfaqet zymtesia e institucionit qe ne fakt justifikohet me masat e larta te sigurise. Aty ndesh me nje dere te madhe prej hekuri qe hapet me zhurme, dhe me tej mund te shikosh permes telave te forte oborrin e burgut. Ketu fillon nje kontroll i rrepte per te gjithe ata qe vizitojne te afermit. Ndonese edhe ushqimet kontrollohen deri ne detaje, askush nuk ka zbuluar ende se si eshte mundesuar kalimi mes kontrolloreve i sharrave metalike me te cilen jane sharruar telat e dritares se banjes nga ku edhe kane mundur qe te dalin dy te arratisurit e dy diteve me pare, Marashi dhe Lleshi. Pak kohe me pare Avokati i Popullit Ermir Dobjani i eshte drejtuar autoriteve me te larta te shtetit shqiptar me nje kerkese per mbylljen e tij. Kjo kerkese ka ardhur menjehere pasi inspektoret e Avokatit te Popullit kane konstatuar se ky institucion shikohet si nje vend ndeshkimi per te denuarit problematike dhe te rrezikshem. Por jo vetem kaq, pasi, sipas perfaqesuesve te Avokatit te Popullit, edhe kushtet ne kete burg nuk jane normale. Nder te tjera, perfaqesuesit e ketij institucioni ne leter kane dhene edhe disa "keshilla" per punonjesit e burgjeve, duke thene se duhet te sillen mire me te denuarit pavaresisht krimit qe ata kane bere.

Historia, si u ndertua burgu i te rrezikshmeve

Burgu i Burrelit, nje nder me te vjetrit ne Shqiperi eshte ndertuar gjate kohes kur mbreteronte Ahmet Zogu. Ky burg eshte ndertuar ne vitin 1938, dhe shiriti i perurimit te tij eshte prere nga kryeministri i kohes Koco Kota, i cili per ironi te fatit, ky burg do te behej edhe varri i tij. Vetem pak vite me pas, kur ky burg u mor ne dorezim nga fitimtaret e luftes nacional-clirimtare, ish-kryeministri Kota eshte vrare pa gjyq ne kete burg, madje edhe eshte varrosur pa adrese. Ne ate kohe ai u dizenjua per kriminele ordinere me rrezikshmeri te larte, dhe me kete justifikohen edhe masat e larta te sigurise ne ndertimin e tij. Komunistet e paten te gatshem kete burg ndonese ne kohen qe ai ishte ndertuar nuk ishte menduar se ne Shqiperi do te kishte te burgosur politike. Ne kete burg per 40 vite me radhe jane mbajtur ne qelite e tij eksponentet me te larte te kohes komuniste te cilet shpalleshin heretike nga udheheqja e kohes. Ne kete burg kane vuajtur denimin ose humbur jeten qe nga Gjin Marku e Pjeter Arbnori, deri tek Kico Ngjela, Fadil Pacrami etj. Menjehere pas renies se komunizmit burgu nderroi banore nga te denuar politike ne ordinere, por asnje here nuk u mbyll. Burgu i Burrelit ndodhet vetem pak metra larg godines se Komisariatit te Policise duke krijuar nje lidhje mes uniformave te dy institucioneve, qe ne fakt kane varesine nga dy ministri te ndryshme. Shume prane godines se komisariatit te shfaqet rrethimi i telave me gjemba, rreth 5 metra i larte.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika