PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Limaj: Gati projekti Prishtine - Morine

Limaj: Gati projekti Prishtine - Morine


E Hene, 07 Prill 2008

Projekti total i pjeses kosovare te autostrades Prishtine - Durres tashme ndodhet ne zyren Ministrise se Transporteve dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i cili mori drejtimin e ministrise para 3 muajsh. Ai beson se ne muajin gusht te ketij viti do te fillojne punimet per ndertimin e kesaj autostrade aq te rendesishme per Kosoven dhe per Shqiperine, por edhe per te gjithe rajonin. "Te gjitha perpjekjet tona te dergojne qe kete vit te fillojne punimet dhe besoj se ne mund te fillojme punimet. Ndoshta nuk eshte preferuar me faktin qe te flasim me muaj per faktin qe varet nga aspektet procedurale dhe nga burimet financiare. Besoj qe kete vit do te pergatiten, besoj se do te jete gushti dhe perkatesisht fillimi i gushtit per te filluar punimet", deklaroi Limaj. Deri ne gusht kur duhet te fillojne punimet, ministri i transportit kosovar thote se duhet te evidentohen fillimisht disa analiza teknike, vecanerisht ato qe lidhen me analizat gjeomekanike. Por mungesa e analizes gjeomekanike nuk eshte vetem problemi kryesor me te cilen do te perballet ministria qe udheheq Fatmir Limaj, pasi sigurimi i fundeve per realizimin e rruges realisht eshte beteja e madhe. "Jemi duke shikuar te gjitha mundesite financiare. Do te shikojme te gjithe partneret qe jane te interesuar, qofte edhe me koncesion, por nese partneret nuk shfaqin interes per futjen me koncesion atehere do te gjejme burime te tjera, qe nenkupton edhe burimet tona, por edhe kredi te ndryshme, kredi lehtesuese, po ashtu edhe investuese nga financieret e fuqishem nderkombetar", sqaroi zyrtari i larte kosovar. Aktualisht qeveria ka 50 milione euro per ndertimin e rruges, 70 milione euro te tjere mendohen te sigurohen kete vit, por kjo shume eshte e pamjaftueshme. Sipas ministrit Limaj, per permbylljen e ketij projekti nevojiten afersisht 657 milione euro dhe sigurimi i kesaj shume eshte e paperballueshme per buxhetin e varfer te Republikes se re. Gjithashtu ai po mendon per donatoret e mundshem, duke mos perjashtuar mundesine qe autostrada te jepet me koncesion. "Normalisht eshte nje shume e madhe, por mundesite jane pak te kufizuara. Por, dua t'ju them se Kosova ka nevoje per nje veper te madhe kapitale, ky vend ende nuk ka nje veper te veten te investuar, me teper tani jemi marre me arnime nese mund te thuhet. Praktikisht vendi dhe populli i Kosoves ende nuk ka pare nje veper investimi te madhe ne kete vend", deklaroi Limaj. Ministria e Transporteve aktualisht ka identifikuar te gjitha pronaret e tokave nga vija e autostrades, por ajo nuk mundet te filloje procesin e shpronesimit pa u miratuar ligji adekuat. "Kemi propozuar nga qeveria qe t'i propozoje parlamentit qe korridori ku kalon ky projekt, qe nuk ka nje rendesi te vecante per shtetin dhe per vendin, kjo do te hapte rruge pastaj per fillimin e procedurave te shpronesimit", sqaroi zyrtari larte i qeverise kosovare. Njesoj si ne pjesen shqiptare edhe pjesa kosovare e autostrades do te kete kater korsi, me shenjat ndarese ne zona te vecanta. Keto dite ministri Fatmir Limaj do te kete takim me homologun shqiptar, Sokol Olldashi, me te cilin do te percaktoje piken zero. Projekti mendohet te filloje te nise nga kufiri Shqiperi - Kosove per te vazhduar me tutje deri ne Merdar, ne kufi me Serbine. Nese gjithcka shkon sipas parashikimeve, atehere nga gushti i vitit 2012, Kosova por edhe Serbia, do te kene shume te shpejt daljen ne det, te paimagjinuar me pare.

Superstrada 5 kilometer tunel

Ne projektin aktual te Ministrise se Transporteve dhe te Telekomunikacionit te qeverise se Kosoves parashikohet edhe ndertimi i rreth 5 kilometrave tunel me shkeputje, ne pjesen e komunes se Suarekes. Gjithashtu jane percaktuar te gjitha detajet dhe modelet qe do te perdoren per ndertimin e rrugeve, e cila do te jete krejtesisht si aksi i pjeses shqiptare te projektit Durres - Prishtine. Megjithese shpenzimet jane shume te medha, qeveria kosovare po ben te gjitha perpjekjet per te bere te mundur realizimin e ketij projekti, i cili pritet te perfundoje pas 4 vitesh.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika