Haradinaj: Une, opozita e Thacit
E Diele, 06 Prill 2008
Ka besuar ne drejtesi dhe lirimi i tij nga Haga, deshmoi ate qe ka cilesuar paanshmeri te gjyqesise nderkombetare. Ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, i sapoliruar si i pafajshem nga Tribunali Nderkombetar i Hages per Krimet e Luftes ne ish-Jugosllavi, flet ne nje interviste ekskluzive per BBC-ne. Ai thote, se personalisht ka besuar ne drejtesine nderkombetare, prandaj edhe kishte vendosur te linte postin e kryeministrit dhe t'i vetedorezohej Tribunalit te Hages. Haradinaj flet dhe per qeverisjen aktuale, rolin qe do te kete ai ne politiken e Kosoves, per dinamizimin e jetes politike, si dhe per rikompozimin e opozites, por edhe te partise se tij. Ndersa premton se kontributi i tij politik e shteteror, do te jete i orientuar per te gjithe qytetaret e Kosoves.
Si e keni perjetuar pafajesine dhe lirimin nga Haga?
Haga, per mua dhe familjen time dhe per te gjithe njerezit, ka paraqitur nje situate jo te lehte, kjo ne kuptimin e nje perballjeje me drejtesine nderkombetare. Ne, ne Kosove, jo vetem une, por besoj shumica prej nesh, kemi besuar ne vlerat e drejtesise, ne vlerat e demokracise perendimore, por nuk kemi pasur te bejme me situata te tilla me pare. Pra, ka qene nje situate krejtesisht e re. Me vjen mire se besimi ne keto vlera e ka kthyer kete besim ne Kosove. Une kam shkuar i bindur se ne rast se une dhe Kosova duhet te besojme ne vlera, keto vlera duhet te jene ato te demokracise euro-perendimore.
Kur moret aktakuzen, deklaruat se kjo ishte edhe nje sfide qe do te duhej ta perballonit, ishte edhe nje detyre qe duhej ta benit per Kosoven. Por nuk eshte e lehte kur nje kryeminister nga posti i tij vendoset ne banken e te akuzuarit, apo jo?
Ne si qytetare dhe si popull i Kosoves, kemi kaluar sfida te veshtira edhe me heret. Ne ato dite te veshtira, ne kemi pasur vlera te demokracive te perparuara, te cilat kane mundur dhe kane qene shpresa jone. Ne gjithmone kemi pasur shprese ne nje triumf te demokracive te perparuara, ne nje triumf te ketyre vlerave. Kur ka ardhur aktakuza, kjo ka qene nje lloj tronditje per mua, sikurse edhe per njerezit e Kosoves, se si ka mundesi qe, me gjithe perkushtimin tone te sinqerte per keto vlera, perballemi edhe me drejtesine.
Mirepo, une kam besuar ne drejtesi dhe me vjen mire se ky besim ne keto vlera, qe ka qene percaktim edhe i Kosoves, per nje jete te lire dhe te barabarte per te gjithe, do te triumfoje. Duke u mbeshtetur ne keto vlera, mendoj se ia kemi arritur.
Ndersa ju ishit ne Hage, Kosova miratoi flamurin dhe stemen, ka perfunduar edhe kushtetuten. I keni pare ato?
Me vemendje i kam percjelle gjitha zhvillimet dhe angazhimet e bera nga faktori politik vendor, institucionet e Kosoves, pastaj konsultat e bera, por edhe debatet me qytetaret e Kosoves. Bindja ime eshte se ne Kosove kane ndodhur shume zhvillime te mira per njerezit e Kosoves. Ne radhe te pare, dua te theksoj, deklarimin nga institucionet e Kosoves, per shtet te pavarur, demokratik dhe shumetnik. Po ashtu identifikimin e Kosoves me simbolet e veta, me flamurin, me stemen, pastaj me avancimet e bera rreth himnit dhe kushtetutes se Kosoves. Te gjitha keto jane te arritura te perbashketa te popullit te Kosoves dhe gjithsesi se edhe une iu gezohem ketyre te arriturave.
Jeni ish-kryeminister dhe u pritet shume mire ne Kosove. Tashme kane filluar spekulimet se ku do te jete Ramush Haradinaj. Jeni kryetar i AAK-se. Ne fakt shume nga njerezit, e shohin kthimin tuaj si nje mundesi te dinamizimit te jetes politike ne Kosove.
Besoj se ashtu edhe do te ndodhe, sepse meqe jemi percaktuar per nje demokraci dhe per vlera qe jane te deshmuara ne shoqeri te avancuara, angazhimi politik i forcave politike qe nuk jane ne qeverisje, eshte i dobishem. I ndihmon struktures politike qe eshte ne qeverisje, ne kuptimin qe ato qe kane pergjegjesi te arrijne rezultate me te medha.
Mirepo ekziston nje dallim nga modeli baze i demokracise. Ne, asnjehere nuk do te marrim qendrim pengues dhe nuk do te diskutojme avancimin e arritjeve te deritashme ne Kosove. Pra, qendrimi yne opozitar do te shprehet kryesisht, ne ceshtjet konkrete dhe praktike te jetes se perditshme ne Kosove, por jo me arritjet e deritashme ne Kosove.
Ka nje vleresim se opozita, aktualisht eshte e shkaperdredhur dhe pa mundesine qe ta sfidonte qeverine. Cka eventualisht do te mund te ndryshonit ju me kthimin tuaj?
Besoj se pozita, koalicioni qeverises, e ka pasur nje situate shume te rendesishme dhe te ndjeshme, sepse ne emer te popullit te Kosoves, ka avancuar momente te rendesishme per jeten e njerezve te Kosoves. Mirepo te gjitha keto momente dhe keto te arritura, kane nevoje, per nje, ta quaj plotesim. Me kete rast, mendoj se ketu do te jete roli i opozites, e cila do te ndihmoje qe jeta e njerezve te Kosoves te permiresohet.
Kur u kthyet ne Prishtine, konstatuam se nuk kishte dale per t'iu pritur askush nga kreret e institucionet e Kosoves, duke perfshire ketu presidentin, kryeministrin apo kryetarin e parlamentit. Cili eshte shpjegimi i juaj per kete?
Mosprania e Presidentit te Kosoves dhe e udheheqesve te tjere, besoj se ka te beje me protokollin, permes te se cilit une kam ardhur ne Kosove. Si i liruar nga Gjykata Nderkombetare, une kam pasur nje protokoll, i cili ka qene nen pergjegjesine e Gjykates Nderkombetare. Mirepo, me te ardhur ne Prishtine, jam degjuar me Presidentin dhe ai me uroi mireseardhjen dhe shprehu deshiren qe te shihemi sa me shpejt qe eshte e mundur. Dua te them se institucionet e Kosoves, kane mbi vete shume pergjegjesi, shume pune dhe une do te kujdesem qe prezenca ime te jete mbeshtetese per obligimet e marra.
A do te vazhdoni te jeni kaq i kujdesshem edhe si, ndoshta, lider i opozites?
Do te bej perpjekje qe roli i opozites te jete rol i vertete.
Meqenese opinioni rralle u ka degjuar ne keta tre vjet, meqe e keni pasur te ndaluar te komunikoni me median, me thoni se cilet do te jene hapat tuaj te pare, si Haradinaj, si shef i AAK-se, cfare do te beni ne ditet qe vijne?
Pas nje periudhe te gjate kohore, e cila per mua ishte tmerresisht e gjate, sado qe me zemer dhe me mendje gjithnje kam qene ne Kosove, do te beje nje vizite neper vendet me rendesi te Kosoves, neper komunat dhe familjet, per te cilat une kam shume respekt.
Por menjehere pas kesaj do t'i kthehem edhe nje analize dhe vleresimi te asaj qe eshte arritur ne Kosove, te asaj qe eshte duke ndodhur dhe te asaj qe po na pret, ne menyre qe te mund te jape drejtperdrejt ndihmen time.
Dhe besoj se do te keni shume pune, per ta rikompozuar partine?
Deshira ime eshte qe te mos gjendemi ne situate kur ne duhet te llogarisim vetem ne strukturat e mehershme. Ne Kosove kane ndodhur shume zhvillime, jane shfaqur kuadro te shumte dhe te afte. Deshira ime eshte qe ne, te gjithe te mobilizohemi, ne nje projekt te perbashket, ne avancimin e arritjeve te deritashme ne Kosove.
Haradinaj vlereson Rugoven
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e nisi dje axhenden ne Kosove me nderimin per te gjithe ata qe ndihmuan per lirine dhe pavaresine e vendit. ''Adresa e rruges se mundimshme gjate historise sone, do te mbetet gjithnje puna dhe vepra e Presidentit Ibrahim Rugova'', deklaroi Haradinaj per presidentin historik te Kosoves gjate kohes kur beri homazhe te Memoriali i Rugoves. Ne Prishtine, Haradinaj beri homazhe edhe te shtatorja e heroit te kombit, Zahir Pajaziti. Lideri i Aleances per Ardhmerine e Kosoves ka vazhduar me homazhe e nderime per heronjte e deshmoret ne Drenice dhe ne Dukagjin. Ne Prekaz, Haradinaj beri homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe u prit ne oden e familjes heroike.