PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kopjojne nxenesit, mesuesit pushohen nga puna


E Hene, 07 Prill 2008

Nese ne ndonje salle provimi do te kete maturante me pergjigje te njejta testesh, atehere mesuesit-administratore do te pushohen nga puna. Lajmin e bejne te ditur specialiste te Drejtorise Arsimore te Tiranes. Sipas tyre, ekzistenca e dy testeve te njejta eshte deshmi e gjalle se nxenesit kane kopjuar. Jo vetem kaq, por pergjegjes te drejtperdrejte per keto kopje, jane pikerisht administratoret. Sipas specialisteve te DAR Tirane, asnje nxenes nuk mund te kopjoje nese nuk e lejon administratori, sepse vendosja e kandidateve eshte bere ne menyre te tille qe mbikeqyresit te shohin cdo levizje te nxenesve. Kesisoj, konkluzioni eshte qe ka qene pikerisht administratori i cili i ka toleruar. Pikerisht nje gje e tille ka cuar ne pushimin nga puna te disa mesuesve gjate Matures Shteterore te vitit te kaluar. Nese administratoret kryejne detyrat qe jane caktuar me rregullore, atehere nuk kane pse te shqetesohen. Administratoret duhet te ndalojne hyrjen e individeve te tjere te paautorizuar ne mjedisin e provimit, ndersa kryejne procesin e identifikimit te cdo nxenesi. Mesuesit qe do te kryejne rolin e administratorit, do te trajnohen edhe per sistemimin e cdo kandidati neper klasa, behet duke ndjekur rendin zbrites te listes emerore te derguar nga AVA. Ata nuk do te fusin ne klase asnje kandidat qe nuk ka me vete dokument identifikimi ne diten e provimit. Madje, do te kontrollojne listen emerore, per te verifikuar nese perkon me nxenesit qe duan te futen ne provim.


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika