 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Ftesa e NATO-s, votohet Berisha
E Diele, 06 Prill 2008
Protagonistet e sondazhit te javes qe u mbyll, ishin kryeministri Sali Berisha dhe Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama. Ata "luftuan" mes tyre ne "Personazhin javor" te "Koha Jone" online, duke marre pjesen me te madhe te votave te mbi tre mije lexuesve qe moren pjese ne sondazh.
Shefi i qeverise mori 60.9 per qind te numrit te pergjithshem te votave, per bindjen qe kishte shprehur qe me pare se vendi yne do te merrte ftesen e anetaresimit ne NATO. Berisha kishte deklaruar disa dite para zhvillimit te Samitit te Bukureshtit se ceshtja e marrjes se fteses ishte nje procedure qe nuk do te sillte zhgenjime. Ne fakt me 3 prill, NATO e ftoi Shqiperine per t'u anetaresuar brenda muajve te ardhshem.
Ne vend te dyte ne sondazhin e perjavshem te www.kohajone.com, doli Prokurorja e Pergjithshme e Republikes, Ina Rama. Ajo mori 24 per qind te votave, e vleresuar per marrjen ne duar te hetimeve mbi tragjedine e Gerdecit. Ne fakt hetimet i kishte marre persiper pas 15 marsit kur ndodhi ngjarja tragjike, Prokuroria e Rrethit Tirane. Por Ina Rama deklaroi pak dite me pas se e kishte marre institucionin i saj ne dore hetimin, per shkak se dyshimet perfshinin njerez me imunitet te mbrojtur nga shteti.
Trajneri i ekipit te futbollit "Partizani", ka marre 8 per qind te votave te mbi tre mije lexuesve, i pergezuar per punen ne drejtimin e ekipit kryeqytetas. Hasan Lika eshte vleresuar ne vendin e trete ne Personazhin javor, per mbajtjen e ekipit "Partizani" ne krye te skuadrave te Superliges per sezonin aktual futbollistik.
Me 7.5 per qind te numrit te pergjithshem te votave, eshte vleresuar e katerta ne listen e me te votuarve te sondazhit, producentja e njohur Zana Cela. Ajo ka marre pergezime per spektaklin e shumepritur nga audienca shqiptare, "Star Academy 3". Sezoni i trete i Akademise shqiptare te Yjeve, pritet te zbuloje talente te reja. Keto sfida percillen ne televizionin Klan permes producentes dhe moderatores se njohur Zana Cela.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kritikat ndaj qeverise, fitore per Xhufin
- Kritika per servilet, Triumf per Zogajn
- Gjykata e larte “shpall” Topin fitues
- Shqiptaret ne BE pa viza, fitore per Lulzim Bashen
- Debati per Himaren, votohet historiani
- Aspirata per BE, e para Topalli
- Personazhi i javes, "lufte" Nano-Topi
- Hetimet mbi Gerdecin, votat per Ina Ramen
- Kushtetuta me PS-ne, votohet Berisha
- Debati per Tiranen, "rikthehet" Brojka
- Investimet e SHBA, votohet Topi
- Ftesa e NATO-s, votohet Berisha
- "Gerdeci", duel Mediu-Rama
- Nismat ndaj grave, votohet Topalli
- Pronat came, votohet Berisha
|
|