 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Kompensimi, ja tokat e lira
E Diele, 06 Prill 2008
Perfundon nje pjese e hartes se tokave te lira qe do te perdoren per kompensimin fizik te ish-pronareve. Ashtu sic eshte deklaruar edhe me pare, vetem Ministria e Bujqesise ka perfunduar harten me te gjitha siperfaqet e tokave qe jane ende te lira dhe do te vihet ne dispozicion te Agjencise se Pronave per te vijuar kete proces. Keshtu, sipas kesaj liste, pothuajse ne pjesen me te madhe te qarqeve dhe qyteteve gjendet toke e lire, e cila arrin ne rreth 24 mije hektare dhe pritet te perfshihet ne procesin e kompensimit fizik.
Nga raporti i Ministrise se Bujqesise, gjithsej jane 22491 hektare toka bujqesore, te lira juridikisht, si dhe 1727 hektare toka bujqesore, qe jane percaktuar per kompensim me vendim te Keshillit te Ministrave. Kjo ministri i ka dorezuar tashme Keshillit te Ministrave tokat e lira te ish-ndermarrjeve bujqesore, godinat e tyre si dhe siperfaqen perreth dhe pas miratimit do te vihen ne dispozicion te AKKP-se per te kaluar ne duart e pronareve. Keshtu, sipas te dhenave e gjithe siperfaqja e tokave te lira bujqesore eshte e ndare perkatesisht ne 9562 hektare toke, 41 objekte dhe rreth 8 mije hektare troje, qe gjenden perreth ketyre objekteve. Ekspertet ne Agjencine e Pronave theksojne se gjate muajit shtator pritet te dale dhe fondi i pare konkret i tokave te lira, qe do te perdoren per kompensimin e ish-pronareve. Kjo, ne bashkepunim dhe me ministrite perkatese. Burime nga Ministria e Bujqesise si dhe ajo e Ekonomise, bejne te ditur se do te jene mbi 50 mije ha toke e lire, qe do te vihet ne dispozicion te ish-pronareve. Paralelisht me kete do te studiohet skema konkrete per familjet qe do te kerkojne kompensimin financiar.
Duke filluar nga muaji janar i vitit 2008, Agjencite Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne bashkepunim me pushtetin vendor do te fillojne verifikimin ne terren te pronave shteterore. Burimet bejne te ditur se nje pjese e ministrive te linjes kane derguar pronat e lira qe do te sherbejne per kompensimin e ish-pronareve, por rezultojne mangesi te theksuara ne dokumentacionin perkates. Nga ana tjeter, nje pjese e mire e ketyre pronave jane zene me ndertime pa leje dhe pavaresisht se ne dokumente figurojne prone shteterore, ne realitet ato jane te zena. "Duke u nisur nga ky fakt, ekspertet e AKKP-se do te nisin punen ne terren per te nxjerre nje harte perfundimtare me pronat e lira shteterore qe do te kalojne ne favor te ish pronareve", theksojne burimet. Tashme pas perfundimit te hartes se vleres se pronave ne te 12 qarqet e vendit pritet te filloje procesi i kompensimit fizik, i vleresuar si faktori kyc per uljen e fatures financiare per demshperblimin e pronareve.
Sipas eksperteve te agjencise, prioritet ne kthimin fizik te pronave do ta kene ata qe e kane bere te paret aplikimin per njohjen e prones, si dhe do te shihet afersia e tokes se lire me pronen qe i eshte sekuestruar ish-pronareve. Nderkohe qe per zonat turistike strategjia per kompensimin pritet te jete akoma dhe me e nderlikuar. Sipas ligjit, per kthimin dhe kompensimin e pronave ne keto zona do te kene prioritet familjet qe kane siperfaqe te medha toke. Nderkohe qe keto subjekte do te jene te detyruar qe t'i nenshtrohen te gjitha kushteve per zhvillimin e zonave turistike. Ku nder kriteret me kryesore mbetet ndertimi i ambienteve turistike, si dhe moslejimin e ndertimeve masive qe do te sillnin dhe shkaterrimin e gjithe zones. Ndersa do te lejohet qe keto toka te perdoren per zhvillimin e pemetarise apo aktivitete te tjera blegtorale apo dhe bujqesore. Megjithate, propozimet mesohet se jane duke u diskutuar me ekspertet e Qeverise shqiptare dhe me pas do te kalojne per miratimin e nje metodike konkrete dhe perfundimtare. Nga ana tjeter, behet e ditur se ka nisur puna per realizimin e hartave konkrete te tokave te lira qe do te sherbejne dhe per kompensimin real te ish-pronareve.
Hartat, tokat e lira pa dokumentacion shoqerues
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka shprehur publikisht shqetesimin mbi ecurine e kompensimit fizik. Ky institucion u ka terhequr vemendjen institucioneve pergjegjese per te bere hapa para ne kete proces. Pikerisht nga drejtuesit e AKKP-se, faza me problematike e procesit mbetet krijimi i nje fondi fizik sa me te madh, me pasuri te paluajtshme (toke bujqesore, truall dhe objekte shteterore) nga ana e ministrive te linjes, te cilat arrijne ne mbi 20-30 mije ha siperfaqe, por qe u mungojne certifikatat dhe hartat shoqeruese per nje kompensim efektiv fizik. Tashme informacioni i pare nga ministrite, lidhur me gjendjen e ketyre pronave, ka mberritur ne Agjenci, por eshte i pergjithshem, ku evidentohen nje sere pasurish shteterore me emertimet dhe siperfaqen e tyre perkatese. Sipas specialisteve te AKKP-se, informacioni eshte i pashoqeruar me certifikaten e pronesise, harten treguese dhe kartelen e pronesise te leshuar nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme e rrethit perkates, ne territorin e se ciles ndodhen objektet e paluajtshme. Deri me tani, llogariten rreth 20-30 mije ha siperfaqe, te cilat jane godina, troje apo toka bujqesore dhe per te cilat, sipas tij, mungojne certifikata apo hartat specifike te rendesishme per njohjen e kesaj siperfaqeje per kompensimin fizik. Pikerisht per kete arsye, specialistet e Agjencise kerkojne mobilizimin e ministrive pergjegjese, te vena ne dispozicion te krijimit te fondit fizik te kompensimit edhe certifikaten e pronesise, harten treguese dhe kartelen e pronesise te leshuar nga ZRRP-ja e rrethit.
Tokat e lira:
Qarku Durres 1518 hektare (300 hektare te zena me ndertime te paligjshme, 162 hektar te percaktuara nga VKM Nr. 306)
Qyteti Durres 787 hektare (300 hektare me ndertime te paligjshme, 162 hektare te percaktuara nga VKM Nr. 306)
Qyteti Kruje 731 hektare
Bashkia Kruje 425 hektare
Komuna Thumane 70 hektare
Bashkia Fushe-Kruje 236 hektare
Qarku Vlore 3282 hektare (551 hektare zene me ndertime te paligjshme)
Qyteti Vlore 1992 hektare (193 hektare zene me ndertime te paligjshme)
Komuna Vllahine 178 hektare
Bashkia Selenice 86 hektare
Komuna Kote 234 hektare
Komuna Qender 200 hektare
Bashkia Vlore 451 hektare
Komuna Armen 20 hektare
Komuna Novosele 623 hektare
Bashkia Orikum 200 hektare
Qyteti Sarande 1223 hektare ( 189 zene me ndertime te paligjshme)
Komuna Aliko 190 hektare
Komuna Xare 271 hektare
Komuna Ksamil 459 hektare
Komuna Lukove 303 hektare
Qyteti Delvine 67 hektare
Komuna Vergo 26 hektare
Komuna Finiq 15 hektare
Komuna Mesopotani 26 hektare
Qarku Tirane 936 hektare(260 hektare zene me ndertime te paligjshme)
Qyteti Tirane 661 hektare (267 hektare zene me ndertime te paligjshme)
Komuna Berxulle 46 hektare
Komuna Zall-Herr 153 hektare
Komuna Kerrabe 15 hektare
Bashkia Vore 140 hektare
Komuna Kashar 40 hektare
Bashkia Kamze 267 hektare ( zene me ndertime te paligjshme)
Qyteti Kavaje 275 hektare
Komuna Helmes 60 hektare
Komuna Gose 48 hektare
Bashkia Rrogozhine 167 hektare
Qarku Kukes 2385 hektare
Qyteti Kukes 494 hektare
Qyteti Tropoje 40 hektare
Komuna Lugaj 40 hektare
Qyteti Has 1851 hektare
Komuna Golaj 729 hektare
Komuna Fajza 793 hektare
Bashkia Krume 323 hektare
Qarku Lezhe 998 hektare
Qyteti Lezhe 379 hektare
Komuna Shenkoll 293 hektare ( 80 hektar percaktuar VKM Nr.306)
Komuna Dajc 48 hektare
Komuna Kolsh 38 hektare
Qyteti Kurbinit 513 hektare
Bashkia Mamurras 223 hektare (percaktuar nga VKM nr. 306)
Komuna Fushe-Kuqe 250 hektare
Bashkia Lac 50 hektare
Qyteti Mirdite 106 hektare
Bashkia Rreshen 106 hektare
Qarku Gjirokaster 869 hektare
Qyteti Gjirokaster 440 hektare
Bashkia Gjirokaster 36 hektare
Komuna Antigone 27 hektare
Komuna Lunxheri 211 hektare
Komuna Libohova 24 hektare
Komuna Cepo 142 hektare
Qyteti Tepelene 40 hektare
Komuna Qender 40 hektare
Qyteti Permet 389 hektare
Komuna Piskove 138 hektare
Komuna Petran 251 hektare
Qarku Elbasan 2411 hektare
Qyteti Peqin 345 hektare
Bashkia Peqin 108 hektare
Komuna Pajove 84 hektare
Komuna Gjocaj 153 hektare
Qyteti Elbasan 1627 hektare
Bashkia Elbasan 19 hektare
Bashkia Cerrik 226 hektare
Komuna Paper 267 hektare
Komuna Shales 243 hektare
Komuna Kajan 229 hektare
Komuna Shirgjan 5 hektare
Komuna Bradashesh 24 hektare
Komuna Fierze 470 hektare
Bashkia Blesh 144 hektare
Qyteti Librazhd 164 hektare
Komuna Qender 164 hektare
Qyteti Gramsh 275 hektare
Komuna Pishaj 197 hektare
Komuna Kodovjat 78 hektare
Qarku Berat 1008 hektare
Qyteti Berat 505 hektare
Komuna Velabisht 277 hektare
Komuna Otllak 113 hektare
Komuna Terpan 43 hektare
Komuna Vertop 72 hektare
Qyteti Kucove 131 hektare
Komuna Perondi 131 hektare
Qyteti Skrapar 372 hektare
Bashkia Polican 221 hektare
Bashkia Corovode 141 hektare
Komuna Qender 10 hektare
Qarku Fier 4577 hektare
Qyteti Fier 2219 hektare
Komuna Topoje 1579 hektare
Komuna Mbrostar-Ura 55 hektare
Bashkia Patos 40 hektare
Komuna Levan 46 hektare
Komuna Libofshe 420 hektare
Bashkia Roskovec 79 hektare
Qyteti Lushnje 2358 hektare
Komuna Dushk 273 hektare
Komuna Golem 61 hektare
Komuna Kolonje 20 hektare
Komuna Krutje 51 hektar
Komuna Remas 1481 hektare (1262 hektare percaktuar nga VKM Nr. 306)
Komuna Grabian 472 hektare
Qarku Korce 1454 hektare
Qyteti Korce 1118 hektare
Komuna Libonik 432 hektare
Komuna Vreshtas 191 hektare
Komuna Pojan 97 hektare
Komuna Mollaj 34 hektare
DBUMK 364 hektare
Qyteti Pogradec 85 hektare
Komuna Bucimas 83 hektare
Komuna Cerrave 2 hektare
Qyteti Kolonje 251 hektare
Komuna Clirim 127 hektare
Komuna Mollas 127 hektare
Bashkia Erseke 27 hektare
Bashkia Leskovik 42 hektare
Qarku Shkoder 1537 hektare
Qyteti Shkoder 164 hektare
Komuna Bushat 459 hektare
Komuna Velipoje 194 hektare
Komuna Anamalit 720 hektare
Qarku Diber 1060 hektare
Komuna Maqellare 109 hektare
Komuna Melan 123 hektare
Komuna Tomin 379 hektare
Komuna Muhur 24 hektare
Komuna Kastriot 163 hektare
Komuna Sllove 119 hektare
Komuna Arras 41 hektare
Komuna Fushe-Cidhen 102 hektare
Qyteti Mat 456 hektare
Bashkia Burrel 456 hektare
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Provimet, dy jave konsultime
- Universiteti, 180 pike per te fituar
- Mbetesit, ruajne noten e provimit te marre
- Lendet me detyrim, nuk futen ne vjeshte
- Universitetet, asnje lek per 2008
- Atestimi, 20 mesues mbeten ne klase
- Projekti, kualifikimi i mesuesve me tituj
- "Ngjyra e lekures, me la pa shkolle"
- PNUD, projekt per punesimin e romeve
- "Gjysma e femijeve rome analfabete"
- Shoqata e Komunave, ndihme per Gerdecin
- Ndryshimet klimatike, rrezik edhe per shqiperine
- Shendeti i femijeve, i ndjeshem ndaj mjedisit te ndotur
- Ndotja nga gazrat, shkurton 2 vjet jete
- Ndoka: Ngrohja globale, rrezik per semundje
|
|