Beteja e Bukureshtit
E Shtune, 05 Prill 2008
Nga Matthew Kaminski*
Siguria evropiane mendohej se ishte problemi i shekullit te kaluar. Thojani kete Ukraines dhe Gjeorgjise, kerkesat e te cileve per t'iu bashkuar Perendimit efektivisht ndeshen ne veton e Rusise gjate samitit dramatik dhe te pazakonte te NATO-s. Ne sallat e Pallatit te Popullit te Causheskut, idealizmi amerikan u perball kunder nje Kremlini luftarak dhe perfaqesuesit te tij kryesor evropian, Gjermanine. SHBA e humbi kete beteje. Fitimtari i qarte ne Bukuresht ishte Vladimir Putin i Rusise, i cili nuk ndodhej as ne kete qytet.
Uashingtoni nuk do te jete ne gjendje te embelsoje frenimin e projektit te drejtuar nga amerikane per ribashkimin e Evropes. Ky ishte Samiti i fundit i NATO-s per Presidentin Bush, dhe pamundesia e tij per te bindur Gjermanine qe te mirepriste Ukrainen dhe Gjeorgjine nxin padyshim nje prej trashegimive me pozitive te tij ne Evrope. Ne veren e 2001, perpara se te lindte "Doktrina Bush" nga hiri i 11 shtatorit, presidenti u zotua te bente perhapjen e demokracise ne kontinenti nje prioritet. Shume shpejt pas kesaj, ai mirepriti shtate ish-vendet satelite sovjetike ne NATO, perfshi edhe Rumanine. Uashingtoni atehere perkrahu revolucionet "me ngjyre" demokratike" ne Ukraine dhe Gjeorgji.
Beteja ne Bukuresht ishte mbi te drejten e ketyre vasaleve te vjeter ruse per te hedhur pas kraheve te kaluaren e tyre dhe per te pretenduar per nje vend ne Perendim. Ukraina dhe Gjeorgjia e bene te qarte zgjedhjen e tyre, duke kerkuar per "Planet e veprimit pre Anetaresim" (MAP). Ashtu sic tregon emertimi, kjo marreveshje paraprake dhe kryesisht simbolike tregon rrugen drejt nje anetaresimi te mundshem ne NATO. Pa ndonje kosto ose detyrim, MAP do t’i kishte vendosur keto vende mbi rrugen e perendimit.
Z.Putin praktikisht urren cdo iniciative strategjike amerikane ne Evrope nga pavaresia e Kosoves te vendosja e mbrojtjes kunder raketave. Por Rusia nuk ka asnje interes te drejtperdrejte ne Kosove dhe e di se mbrojtja e kufizuar kunder raketave nuk perben asnje kercenim. MAP, nga ana tjeter, ka rendesi. Gjeorgjia eshte nje gjemb pro-amerikan ne brinje te Rusise qe Kremlini do te deshironte qe ta hiqte, edhe nepermjet forces nese do te jete e nevojshme. Ndersa barra me e madhe e Rusise ish-republika sovjetike, Ukraina eshte nje cmim i lakmueshem. Rusia eshte e deshperuar per t’i mbajtur keto shtet ne sferen e saj te influences. Dje Gjermania luajti ndihmesin.
Bukureshti nuk ishte ora me e mire per diplomacine amerikane. SHBA levizen me vonese per Ukrainen dhe Gjeorgjine. Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit preferuan te fokusoheshin mbi sigurimin e nje OK rus per mbrojtjen kunder raketave, dhe e lane topin te binte ne toke mbi ceshtjen qe me te vertete peshonte. Nderkohe z.Bush organizoi nje fushate mediatike emocionale kete jave, Kancelarja Anxhela Merkel nuk ishte terhequr. Z.Bush, i cili ne pergjithesi ka pasur nje raport mjaft te mire me udheheqesen gjermane, nuk mundi te ndikonte tek ajo pas disa telefonatave dhe gjate drekes dhe darkes ne Bukuresht.
Gjermania eshte Franca e re. Ndersa udheheqesi aktual ne Paris, Nicola Sarkozi, varrosi skepticizmin e vjeter golist kundrejt NATO-s, Berlini luajti rolin e aleatit te lodhshem. Gerhard Shreder eshte ne listen e pages se Gazprom keto dite, por shrederizmi jeton akoma. Pasardhesja e tij, znj.Merkel, drejton nje koalicion qeveritar te veshtire, dhe sipas nje zyrtari te larte shume prane saj, ajo nuk do te merrte guximin te niste nje beteje mbi politiken e jashtme, me zgjedhjet ne horizont vitin e ardhshem.
Z.Putin, i cili fluturon per darke ne Samitin e pare te NATO-s per te, sigurisht qe do te jete ne humor te mire. Moska me ne fund siguroi nje flate te saj mbi vendimet e brendshme te NATO-s. "Heren tjeter ne do te perpiqemi te bejme thirrje per Nenin V (klauzola e vetembrojtjes se Aleances) duhet qe fillimisht te pyesim per lejen e Rusise?» ben nje shaka te forte, Mart Laar, ish-minister i Jashtem estonez. Neper Evropen Lindore, pamja e Gjermanise dhe Rusise se bashku duke vendosur fatin e vendeve midis tyre leshon dritherima historike qe shkojne poshte pergjate shtylles kurrizore. «Ky duket si nje kapitullim para Rusise”, thote Oleg Rybachuk, ish-zv/kryeminister ukrainas. «Sinqerisht ky eshte nje problem me i madh per aleancen sesa per ne".
Zyrtaret gjeorgjiane shqetesohen se nje Rusi e trimeruar do te shfrytezoje avantazhin e saj nga Bukureshti kunder presidentit Mikhail Shalikashvili, mbase duke ushqyer dhunen ne krahinen e shkeputur te Abkhazise. Kjo tingellon paranojake, dhe duke ditur faktet mbi Kremlinin ne Kaukaz, krejtesisht bindese. Ne Ukraine, qeveria e re e Juli Timoshenkos, e cila ka qene nje prej udheheqesve te Revolucionit te Portokallinjte ne 2004, do te marre gjithashtu nje goditje nga ky refuzim publik nga Perendimi.
Nga te gjitha keto skenare, me i keqi do te jete qe te lejohet te zere vend interpretimi rus i Bukureshtit. Per dy dekadat e kaluara, demokracia ne Evrope ka shijuar nje periudhe te arte. Me gjithe vetautoritarizmin, Rusia nuk mund t’i ndaloje te tjeret prej demokratizimin dhe ecjes drejt perendimit - vec evropianet, ashtu si kete jave, marrin te ftohte nga kembet. Vendimi mbi Ukrainen dhe Gjeorgjine mendohet se do te rishikohet brenda vitit, dhe per kredibilitetin e NATO-s sa me shpejte aq me mire.
Mbase paradoksalisht perspektiva per marredheniet transatlantike, ne vitin e fundit te nje presidenti shpesh te fajesuar se i ka shkaterruar ato, rralle jane dukur kaq premtuese. Z.Bush ishte i lumtur te rronte me gjate se dyshja Shreder dhe Zhak Shirak dhe te shikonte udheheqesit e rinj qe vinin ne fuqi ne Berlin dhe Paris te cilet e kuptonin se Evropa nuk ka asnje alternative serioze pervecse nje aleance te ngushte ushtarake me SHBA. Z.Sarkozi kete jave sinjalizoi deshiren e tij per te sjelle Francen serish ne strukturat ushtarake te NATO-s vitin e ardhshem dhe hapi rrugen permes premtimit per te plotesuar misionin e veshtire te aleances ne Afganistan me trupa te fresketa.
Ngarkesa mund te jene ndare me mire atje, por ashtu sic ka qene rasti gjate Luftes se Ftohte, SHBA, Britani dhe pak te tjere priren per te mbajtur pjesen me te madhe te kesaj brenda NATO. Presidenti amerikan gjithashtu mund te ngushellohet me angazhimin e djeshem te Aleances per nje tjeter projekt te trashegimise se Bush, nje mbrojtje kunder raketave. Kjo i jep Polonise dhe Republikes Ceke mbulese politike per te vendosur interceptore dhe radare ne territorin e tyre.
Sa per ate vizion, kushdo qe do te pasoje z.Bush ka shume te ngjare te kopjoje pa kushtim nga fjalimi i tij ketu te merkuren. Gati duke hyre ne dekaden e saj te shtate, NATO eshte ne rruge per te bere “nje aleance ekspedicionare qe eshte duke derguar forcat e saja neper bote per te ndihmuar sigurimin e nje te ardhmeje te lirise dhe paqes per miliona”. Ajo qe lidh vendet anetare, tha ai, nuk jane obligimet e traktatit sesa nje civilizim i perbashket.
Dhe sido qe z.Bush insiston qe "Rusia nuk eshte armiku yne", per pjesa me te madhe te vendeve anetare te NATO-s agresiviteti i regjimit te Putinit vetem sa i ka afruar ata me shume me njeri tjetrin. Nje hap i vogel prapa ne Bukuresht nuk duhet te terheqe vemendjen e SHBA, nga te gjitha detyrimet e saja globale, nga perfundimi i asaj qe ajo nisi me shembjen e murit te Berlinit tani pothuajse nje gjenerate me pare. “Kjo eshte nje aleance qe ka nevoje te jete e udhehequr, thote nje zyrtar evropian i NATO-s. Vetem Amerika kualifikohet per kete detyre”.
(*) “The Wall Street Journal”