 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
QSUT, privatizohet hoteleria
E Shtune, 05 Prill 2008
Familjaret dhe pacientet e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza” tashme nuk do te kujdesen me per sendet e hotelerise, duke i marre ato nga shtepia. Duke filluar nga dita e djeshme, firma, e cila ka fituar tenderin, do te vere ne dispozicion te te shtruarve batanijet, carcafet, dysheket dhe jasteke. Privatizimi i sherbimit te parashikon qe nje firme private me fondin e vene ne dispozicion nga QSUT te ofroje sherbim falas per pacientet. “Gjithashtu ne baze te kontrates se lidhur me nje firme private, ne kete spital po pajisen me pizhame te gjithe pacientet, pasi ne kontrate ishte parashikuar edhe kjo gje”, eshte shprehur zedhenesi per shtyp i QSUT-se, Alvi Bajramaj. Sipas tij, deri tani ka perfunduar pajisja e shtreterve me materialet e reja te spitali i semundjeve te brendshme, spitali francez, psikiatria, kirurgjia e pergjithshme. Nderkohe po vazhdon shperndarja te pavijoni i Djegie-Plastikes si dhe spitalet e Infektivit dhe Onkologjiku. “Edhe lavanteria e spitalit, pas privatizimit te saj siguron nje pastrim dhe higjiene maksimale per dezinfektimin e materialeve te shtratit per pacientet”, ka pohuar Bajramaj. Deri tani ne spitalin me te madh ne vendin tone eshte bere e mundur privatizimi i kuzhines, hotelerise si dhe lavanterise. Nderkohe qe projekti parashikon edhe privatizim te sherbimeve te tjera sic eshte pastrimi i ambienteve te spitaleve, te jashtme etj. Sipas ketij projekti, QSUT ve ne dispozicion fondin e nevojshem dhe me ane te tendereve zgjedh firmen qe ofron cmimet me te lira. Me pas kjo firme private eshte e detyruar te siguroje sherbim falas per pacientet.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Shoqata e Komunave, ndihme per Gerdecin
- Ndryshimet klimatike, rrezik edhe per shqiperine
- Shendeti i femijeve, i ndjeshem ndaj mjedisit te ndotur
- Ndotja nga gazrat, shkurton 2 vjet jete
- Ndoka: Ngrohja globale, rrezik per semundje
- ISHP: Ndotja nga gazi, studim per here te pare
- Shkollat profesionale, si llogariten piket
- Dhori Kule: "UT privat, nese na nderhyjne financiarisht"
- Pikat e gazit, rrezik per qytetaret
- Qytetaret, vota per qendren e re te Tiranes
- Matura, koeficientet e shkollave te ndryshem
- Olimpiada e kimise, ja fituesit
- Kopjojne nxenesit, mesuesit pushohen nga puna
- Drejtoret e shkollave, tani vetem me licence
- Alergjia, pranvera rrit rastet
|
|