PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

ISKSH, sa kushton kurimi i pacienteve


E Shtune, 05 Prill 2008

Sonila Isaku

Semundjet e diabetit dhe te stomakut kane edhe faturen me te larte financiare per t’u perballuar nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor. Nderkohe qe numrin me te madh te pacienteve e zene ata te repartit te kirurgjise dhe pikerisht nderhyrjet kirurgjikale ne stomak. Sipas te dhenave, te cilat jane bazuar ne spitalin e qytetit te Durresit, rezulton se kurimi i ulceres kushton rreth 80 mije leke per nje person, ndersa nderhyrjet kirurgjikale per guret ne temth rreth 50 mije leke. Ndersa koston me te ulet per vitin e kaluar e kane pasur semundjet qe kane shfaqur femijet, dhe pikerisht ato astmatike.

Studimi

Spitali i qytetit te Durresit eshte nder te vetmit, i cili ka filluar te perllogarise koston e semundjeve qe trajton. Kjo perllogaritje behet ne baze te sistemit per diagnoze, e cila jep edhe nje informacion per harten e semundshmerise sipas demografise se popullsise, grupmoshave, gjendjes sociale, koston reale te trajtimit te kesaj semundshmerie. Gjate 2007 u arriten te maten kosto te semundjeve te ndryshme, nderkohe qe me te kushtueshmet ishin ato te kirurgjise, gjinekologjise dhe te pediatrise. Ndersa per sa i perket semundjes me te kushtueshme ishte ajo e ulceres ne stomak qe kishte edhe nje numer te madh pacientesh. Per kurimin e saj, ISKSH per nje person duhet te shpenzoje 49 mije leke, ndersa per guret ne temth qe kishin edhe numrin me te madh te kurimeve mbi 420, kostoja e nderhyrjeve kirurgjikale shkon ne 50 mije leke.

Rimbursimi

Hipertensioni eshte semundja me e perhapur dhe qe kushton me shume per sa u perket medikamenteve, te cilat mbulohen edhe nga Instituti i Sigurimeve edhe Kujdesit Shendetesor. Por, ne listen e semundjeve te kushtueshme dhe qe kane nje numer te madh pacientesh, per te cilat ISKSH duhet te pergjigjet financiarisht per rimbursim eshte edhe diabeti. Por ajo qe vihet re ne listen e semundjeve kronike me te kushtueshme dhe te cilet kane nje numer te madh pacientesh jane edhe ato te problemeve psikologjike. Sipas mjekeve specialiste pohohet se shqiptaret gjate viteve te fundit pervec semundjeve te tjera shoqerohen edhe nga semundje psikike. Keshtu pas semundjeve te zemres top-lista e semundjeve me te kushtueshme vazhdon me astmen, semundjet psikike, semundjet e veshkave epilepsite, tumoret te grate dhe prostata.



421 Paciente kane kerkuar ndihmen e mjekeve te Durresit per problemet qe kane pasur me temthin. Sipas te dhenave po ky numer korrespondon edhe me nderhyrjet kirurgjikale qe jane kryer gjate vitit te kaluar ne pavijonin e kirurgjise




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika