PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Decentralizimi, ujesjellesi i Tiranes mbetet “jetim”


E Shtune, 05 Prill 2008

Vendim i Keshillit te Ministrave i miratuar pak kohe me pare per kalimin e Ujesjellesve ne varesi te pushtetit vendor, ka mbetur i pazbatuar per kryeqytetin. Kjo per vete faktin se institucioni, qe duhet te marre persiper ujesjellesin, nuk ka derguar asnjehere perfaqesuesit e tij ne takimet e Asamblese se Aksionereve. Megjithese kohe me pare Bashkia e kryeqytetit ka kerkuar me ngulm per marrjen e ketij institucioni ne varesi, ku u siguronte qytetareve 24 ore furnizim me uje te pijshem, sot nuk eshte duke zbatuar nje vendim te Keshillit te Ministrave. Sipas ketij vendimi, Bashkia e Tiranes ka 72 per qind te aksioneve dhe eshte ajo qe duhet te marre vendimet dhe te percaktoje menyren e drejtimit te ketij institucioni. Kurse pjesa tjeter e aksioneve prej 20,6 per qind u takon komunave perreth kryeqytetit. E ndersa keto te fundit pranojne per marrjen e kompetencave dhe kalimin e ujesjellesit ne varesi te tyre, bashkia e kryeqytetit nuk ka reaguar asnje here per se po vonon decentralizimin e ketij institucioni. “Asambleja ben me dije se, per te katerten here rresht mbledhja nuk eshte zhvilluar pasi kane munguar perfaqesuesit e Bashkise se Tiranes, e cila zoteron 72 per qind te aksioneve te shoqerise. Pjesemarres ne kete mbledhje ishin perfaqesuesit e aksionereve qe zoterojne se bashku 20,6% te aksioneve me te drejte vote. Edhe ne kete mbledhje nuk u arrit kuorumi i nevojshem qe kerkon ligji per te marre vendime per arsye se, nuk u paraqiten perfaqesuesit e Bashkise Tirane qe zoterojne shumicen e aksioneve”, thuhet ne njoftimin per shtyp te Ujesjellesit te Tiranes. Sipas ketij te fundit do kete nje tjeter seance te Asamblese se Aksionereve, ku pritet te merret vendimi per percaktimin e kompetencave. Nderkohe qe, kjo asamble eshte institucioni kompetent qe merr dhe vendimin per kalimin e aksioneve te UKT-se ne varesi te qeverisjes vendore.

Ndryshimi i vendimit

Nese bashkia e kryeqytetit nuk do te pranoje te marre pjese ne Asamblene e Aksionereve, atehere vete Ujesjellesi i Tiranes do te detyrohet te ktheje vendimin per rishikim. Ministria e Transporteve do t’i ribeje Keshillit te Ministrave kerkesen per rishikimin e kompetencave dhe menyren e drejtimit te ketij institucioni. Sipas vendimit, UKT prej tre muajsh duhet te ishte ne varesi te Bashkise se Tiranes.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika