PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pushteti vendor dhe niveli i korrupsionit


E Premte, 04 Prill 2008

Nadie Ahmeti*

Korrupsioni ne Kosove ka nje shtrirje te gjere dhe kete e kane deshmuar shume hulumtime te organizatave nderkombetare dhe vendore. Rreth 60 per qind eshte niveli i korrupsionit vetem ne pushtetin lokal. Keto jane te dhenat e fundit nga nje hulumtim qe ka zhvilluar ne muajin janar Instituti Demokratik i Kosoves. Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv ne kete institut, tha se per fushat qe pergjegjesit jane te interesuar qe te arrihet perparim, eshte lufta kunder krimit dhe korrupsionit si ne nivelin qendror, po ashtu edhe ne ate lokal, per cka jane shprehur 54 per qind e te anketuarave, nderkaq gjenerimi dhe krijimi i kushteve per punesim ze vendin e dyte, per cka jane shprehur vetem 42 per qind.

"Qytetaret, kryesisht, korrupsion e konceptojne dhenien e ryshfetit, apo ne perqindje qe paguhen me dheniet e tendereve dhe gjerave tjera qe kane te bejne me kompanite private dhe bizneset", thote Kryeziu.

Edhe kryetari i Asociacionit te Komunave te Kosoves, Bajram Rexhepi, thote se korrupsioni eshte i pranishem ne kuvendet komunale, por ai pohon se do te ndeshkohen te gjithe ata qe shkelin ligjin. "Tenderomania eshte gjithmone prezent; aty eshte bere auditimi i brendshem dhe raporti i auditorit; mund te kete korrupsion, por ne vetem sa kemi filluar. Une, prej fillimit, kam qene ithtar i asaj se nuk do te lejohet korrupsioni dhe do provojme qe te mos kete korrupsion, por per te dhena te sakta nuk mund te them", shprehet Rexhepi.

Pikerisht per kete ceshtje, Ismet Kryeziu, nga Instituti Demokratik i Kosoves, thote se kjo organizate do te kerkoje nga Qeveria e Kosoves qe te krijoje planin e veprimit anti-korrupsion ne nivelet lokale."Kjo eshte nje nisme e pare per te tentuar nje lloj presioni qe te zhvillojne nje plan anti-korrupsion ne nivelet e qeverisjes lokale, qe i obligon asamblete komunale ta krijojne ate plan, dhe mundeson qe qytetaret te kene nje qasje me te mire ne kuvendet komunale", thote Kryeziu.

Shpend Terdeva, zevendesminister i Pushtetit Lokal, tha se aktivitetet e kesaj ministrie ne fushen e anti-korrupsionit realizohen permes mekanizmave qe ka ngritur Qeveria e Kosoves. Ai, nderkaq, thote se Ministria e Pushtetit Lokal eshte aktive perballe kesaj dukurie. "Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal ka zhvilluar planin e transparences dhe eshte duke punuar ne komunat qe kane 24 plane aksionale ne zbatim, qe mundesojne mekanizmin dhe metodologjine, qe aktivitetet te behen transparente, ne menyre qe te ndikojne si masa preventive ne eliminimin e ketyre proceseve negative", tha Terdeva.

Por, eksperte per ceshtje ekonomike pohojne se nese Qeveria e Kosoves do te kete sukses ta luftoje korrupsionin ne nivelin qendror, shume lehte mund ta zhduke fenomenin e korrupsionit edhe ne pushtetin lokal. Ali Jakupi thote se, nese ekziston gatishmeria, mundesite per eliminimin e korrupsionit ekzistojne. "Ka edhe te drejte morale, por edhe te drejte veprimi, ne menyre konkrete, qe aty ku nuk zbatohet ligji anti-korrupsion, atehere ata kane force qe te ndermarrin masa me sanksionime perkatese dhe secili do t'i nenshtrohet procedurave ligjore", tha Jakupi. Sidoqofte, Qeveria e Kosoves i ka shpallur lufte korrupsionit institucional. Tolerance zero ndaj korrupsionit eshte qendrimi i Qeverise se Kosoves perballe atyre qe shperdorojne detyren qe kane ne institucionet e Kosoves.

(*) Radio Evropa e Lire


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika