PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kosova, zgjedhjet serbe dhe fjala e UNMIK-ut


E Premte, 04 Prill 2008

Albana Isufi*

UNMIK-u ende nuk kane marre nje vendim se si te reagojne ndaj mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove. Zyrtare te UNMIK-tu thone se pjesemarrja ne zgjedhjet nacionale e serbeve te Kosoves nuk do te paraqese problem, meqe kjo garantohet ne baze te parimit te dyshtetesise, por problem do te jene zgjedhjet lokale, meqe ato duhet te organizohen vetem nga institucionet e Kosoves, apo ne kete rast nga UNMIK-u. Ne anen tjeter, opozita thote se mbajtja e zgjedhjeve serbe ne Kosove do te cenoje integritetin e shtetit te Kosoves. Autoritetet politike vendore dhe nderkombetare ende nuk kane vendosur si t'i pergjigjen mbajtjes ne Kosove te zgjedhjeve nacionale dhe lokale te Serbise, me 11 maj. Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, pohon se nje vendim i tille do te jete i veshtire per t'u marre, por ai thekson se ne cilindo rast, ky vendim nuk do t'i demtoje interesat e Kosoves."Vendimi do te jete ne perputhje me interesat e Kosoves dhe ne koordinim me faktoret nderkombetare. Gjithsesi, vendimi do te jete ne logjiken e shtetit sovran dhe te pavarur. Ne jemi kunder logjikes qe dikush te tregoje autoritetin e vet mbi Kosoven, e aq me pak qe Kosova te tregoje se eshte pjese e dikujt tjeter. Por, besoj se do te ruajme me kete rast edhe dinjitetin, edhe identitetin e komunitetit serb qe jeton ne Kosove", tha Kuci.

Perderisa nuk ka perfunduar ende faza tranzitore, pergjegjes per t'i organizuar zgjedhjet ne Kosove eshte vetem UNMIK-u. Por, ky mision ende nuk ka vendosur se si te reagoje ndaj zgjedhjeve serbe pas realitetit te ri te krijuar ne Kosove qe nga 17 shkurti. "Ne nuk kemi vendim per kete ceshtje dhe po e diskutojme kete me Qeverine e Kosoves dhe me partneret tane nderkombetare. Por, aktualisht, nuk kemi vendosur per ndonje vendim. I vetmi qe mund te organizoje zgjedhje ne Kosove eshte UNMIK-u, ky eshte pozicioni yne. Por, se si ne menyre specifike do te reagojme per keto zgjedhje, ne nuk kemi ende qendrim", thote zedhenesi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko.

Nderkaq, lidere opozitare thone se nuk duhet lejuar qe zgjedhjet serbe te mbahen ne Kosove. Nenkryetari i AAK-se, Ahmet Isufi, thote se mbajtja e zgjedhjeve serbe ne Kosove cenon integritetin e vendit."Cdo gje qe ka qene e djeshme, ka qene nen nje administrim te UNMIK-ut kur ende nuk ka qene i qarte statusi i Kosoves. Por, me organizimin e tashem, Kosova eshte shtet, prandaj nuk duhet te lejohet mbajtja e zgjedhjeve te nje shteti fqinj, per arsye se cenon integritetin edhe sovranitetin e vendit", tha Isufi.

Ne zgjedhjet e fundit serbe, qe u mbajten ne Kosove, pak dite para pavaresise se Kosoves, Kryeministri Thaci pati deklaruar se ato ishin zgjedhjet e fundit serbe ne Kosove. Megjithate, nje qendrim te prere duket se nuk e mbajne edhe me tej qeveritaret. "Veprimet para 17 shkurtit dhe tani kane dallim te madh, per cdo lidhje, edhe per zgjedhjet. Mendoj se qendrimi i Kryeministrit ka qene shume korrekt dhe do te jete i respektuar", tha Hajredin Kuci, i cili, megjithate, nuk perjashton te drejten e serbeve per te votuar ne zgjedhjet nacionale serbe, duke u bazuar ne parimin e dyshtetesise. Por, ai thote se Serbia po mundohet ta perdore kete argument per te treguar se ka autoritet mbi Kosoven. "Ketu eshte rasti qe jo te votohet, por me shume eshte qe te tregohet logjika e sovranitetit mbi Kosoven. Ne kete drejtim, ne do te jemi me te rrepte, do te thosha", u shpreh Kuci.

Me miratimin e pakos se Ahtisarit, institucionet e Kosoves jane pajtuar qe ne Kosove te zbatohet dyshtetesia. Serbet ne Kosove kane dyshtetesine dhe kjo nenkupton se ata mund te votojne per zgjedhjet nacionale edhe ne Kosove, edhe ne Serbi. Aleksander Ivanko sjell shembuj se si kane votuar kroatet e Kosoves per zgjedhjet ne Kroaci. "Parimet e pergjithshme nderkombetare per njerezit qe kane shtetesi te dyfishte jane se ata mund te votojne permes postes, ose mund te votojne ne shtetet ku jetojne. Per shembull, kur kishte zgjedhje te pergjithshme ne Kroaci, qene hapur vendvotimet per qytetaret kroate ne Kosove, qe te votojne per zgjedhjet e pergjithshme kroate. Sa i perket zgjedhjeve nacionale, nuk eshte problem i madh, por problem me i madh jane zgjedhjet lokale. Dhe, kjo eshte ajo qe mundohemi te qartesojme qendrimin tone", tha Ivanko.

Por, Ahmeti Isufi thote se serbet e Kosoves mund te votojne per zgjedhjet serbe ne Serbi, e kurrsesi ne Kosove."Parimi i dyshtetesise mund te merret si argument kur serbet mund te dalin ne Serbi dhe te votojne, por jo brenda territorit te Kosoves te mbahen zgjedhje nga ana e nje shteti tjeter, sepse te njejten gje ne e kemi me shqiptaret e Presheves, Medvegjes e Bujanocit. Asnjehere ata nuk kane mundur te zbatojne nje parim te tille", tha Isufi. Nderkohe, serbet e Kosoves, qe nga vendosja e administrates nderkombetare te Kombeve te Bashkuara, kane votuar vazhdimisht per zgjedhjet lokale dhe parlamentare te Serbise, perderisa deri me tani, ne mase te madhe, i kane bojkotuar zgjedhjet e organizuara nga UNMIK-u.

(*) REL






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika