Kredite, rregullore e re
E Premte, 04 Prill 2008
Banka e Shqiperise po pergatit nje rregullore te re me masa "ndeshkuese" ndaj bankave per miradministrimin e kredive. Ne keto kushte, autoriteti qendror bankar ka pergatitur nje pakete ndryshimesh rregullative, e nderthurur me masa administrative dhe kontrolle ndaj bankave. Per administrimin e rrezikut te kredise, ne rastet kur klienti nuk eshte i mbrojtur ndaj rrezikut te kursit te kembimit do te perfshijne keto detyrime per bankat. Se pari, krijimin e fondeve rezerve per humbjet nga kredia. Se dyti, rritjen e kapitalit kur shkelet nje kufi i caktuar ndaj ekspozimit ne monedhe te huaj. Keto masa po merren per shkak se bankat nuk kane marre ne konsiderate nje paralajmerim te bere nga Banka e Shqiperise me pare per rrezikun qe mbart kreditimi ne valute.