Greqia fton Maqedonine per bisedime te reja
E Premte, 04 Prill 2008
Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, ftoi dje Maqedonine per bisedime te reja lidhur me ceshtjen e emrit te Maqedonise, pasi Athina vuri veton ndaj hyrjes ne NATO te ish-Republikes se Federates Jugosllave. "Une po formuloj nje ftese te re per drejtuesit e Shkupit, ne menyre qe ne te vazhdojme diskutimet (lidhur me emrin) nen drejtimin e Kombeve te Bashkuara", deklaroi Karamanlis ne kuader te samitit te NATO-s ne Bukuresht. "Qellimi i Greqise nuk eshte te fyeje Maqedonine, por ta mbeshtese ashtu sic duhet bere per nje vend qe perpiqet te mbahet me kembe", tha ai gjate nje fjalimi ne ambasaden e Greqise ne Bukuresht. "Nuk duhen kerkuar fitues dhe te humbur, ne po kerkojme nje marreveshje dhe nje zgjidhje qe do te marre parasysh te gjitha ceshtjet e ndjeshme qe do te forcojne stabilitetin rajonal", shtoi ai.