Asfiksia nga tymi, vdes i moshuari
E Premte, 04 Prill 2008
Nje 74-vjecar, banor i fshatit Jagnenica te Zubin Potokut, ka humbur jeten tragjikisht si pasoje e asfiksise nga tymi i zjarrit te ndezur ne fushat e vendbanimit. Policia tha dje se e gjeti viktimen e shtrire per toke dhe pa shenja jete ndersa kishin verejtur rrobat pjeserisht te djegura si pasoje e zjarrit. Dyshohet se viktima kishte ndezur zjarrin ne fushe, ndersa tymi i dendur i shkaktuar e ka asfiksuar fatalisht, ndaj ngjarja eshte klasifikuar si aksidentale.