Rrembehen dy zvicerane, per gjobe 500 mije franga
E Premte, 04 Prill 2008
Sherbimet e Interpolit kane denoncuar te Sherbimi Policor i Kosoves rrembimin e dyshuar te dy shtetasve zvicerane ne Gjakove. Lajmi eshte publikuar dje nga SHPK pasi ka kryer hetimet per zhdukjen e dy zviceraneve, raportuar para 10 ditesh. Hetimi ka nxjerre se dy shtetasit e huaj kishin ardhur per vizite ne Kosove se bashku me nje shtetas kosovar. Ata jane rrembyer nga persona te armatosur dhe te maskuar, me 24 mars ne oret e vona te nates. Qe te tre, ishin derguar ne nje vend malor te Decanit, ne menyre qe me vone njeri nga shtetasit zvicerane dhe kosovari te lirohen. E gjitha kjo, qe shtetasi zviceran te shkonte ne Zvicer dhe atje te bente te mundur marrjen e sasise se parave te kerkuara nga ana e rrembyesve. Gjoba e vendosur, ishte 500 mije franga zvicerane. I "liruari" kishte shkuar ne Zvicer dhe atje kishte kontaktuar edhe autoritetet zvicerane, ku kishte raportuar rastin dhe ishte kthyer perseri ne Kosove. Nderkohe, nje shtetase gjermane, qe perkohesisht jeton ne SHBA dhe ishte ne lidhje me te "liruarin zviceran", ka ardhur po ashtu ne Kosove qe te ndihmoje ne "lirimin" e te rrembyerit. Para tri ditesh, i rrembyeri eshte liruar dhe se bashku me shokun e tij zviceran jane nisur per ne Zvicer me qellim te terheqjes se parave. Nderkohe vendin e tij e ka zene si garant, shtetasja gjermane, detajon SHPK.
"Pas zhvillimit te hetimeve te para, eshte kuptuar se ne te vertet kishim te benim me rrembim te vetem nje personi, shtetas i Zvicres ku njeri prej zviceraneve dhe qytetarja gjermane se bashku edhe me disa kosovare, kishin planifikuar dhe pergatitur rrembimin me qellim te perfitimit te parave nga viktima", sqaroi SHPK. Pas marrjes se masave nga policia, dy shtetasit zvicerane, ndersa ishin duke kaluar ne aeroportin nderkombetar te Prishtines, jane ndaluar dhe jane sjelle ne rajonin e policise, ku viktima eshte vene nen mbrojtjen e policise. "Lidhur me rrembimin e viktimes jane arrestuar pese te dyshuar: nje shtetas zviceran (shok i viktimes) nje shtetase gjermane (shoqe e viktimes) dhe tre shtetas kosovare, te cilet dyshohet se e kane organizuar rrembimin e viktimes", konfirmoi dje SHPK. Ajo shtoi se ne kerkim te deshmive dhe provave materiale jane kontrolluar disa objekte dhe marre ne pyetje shume persona.