 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Kredite, bankat po abuzojne me klientet
Blerina Hoxha
E Premte, 04 Prill 2008
Per te siguruar fitime te larta, bankat ne vendin tone abuzojne me dhenien e kredive si ne drejtim te normave te larta te interesit, ashtu edhe ne drejtim te transparences. Konstatimin e ka bere vete Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, i cili ka leshuar kritika te ashpra ndaj bankiereve gjate nje takimi dje, ku i ka ljameruar se do te forcoje edhe me shume rregullat e mbikeqyrjes dhe masat administrative ndaj tyre. Shqetesimi i Bankes se Qendrore qendron ne faktin se, pervec rritjes se ritmit te kredise, bankat me se shumti e japin huane ne valute, nderkohe qe te ardhurat jane ne leke. "Te financosh konsumin e individeve ne valute eshte njesoj sikur te shesesh produkte ushqimore pa afat skadence", tha Guvernatori para bankiereve. Banka e Shqiperise, tha Fullani, ka konstatuae se, po rendin te zene treg, shpeshhere duke mos treguar kujdesin e duhur per cilesine. Fakti ne lidhje me kete eshte evidentuar ne shtimin e kredive me probleme. Treguesi i kredive me probleme ndaj totalit te portofolit te kredive ne terma bruto, perllogaritet 3,6 per qind ne fund te janarit 2008, kjo perqindje nje vit me pare nuk ka qene me pak se 2%. Nderkohe qe abuzimet te renda vihen re edhe ne normat e interesit. Perqindjet per kredine ne leke vazhdojne te jene te larta. Duke iu referuar kredise me afat njevjecar, sipas te dhenave te janarit 2008, ekziston nje diference prej 7,3 pike perqindjeje ndaj interesit te depozitave depozitave ne leke me te njejten afat. Nderkohe, qe i njejti tregues per valuten eshte 4%.
Per te menjanuar rrezikun per kthimin e kredive, bankat e nivelit te dyte duhet te japin hua ne valuten qe klienti ka te ardhurat. Nese nje interesuar per te blere shtepi me kredi e merr rrogen me leke edhe kredine duhet ta marresh po ne kete monedhe. Shqetesimi i Bankes per monedhen ne te cilen kreditohet, vjen pas disa zhvillimeve ne ekonomine boterore, sidomos ne ate amerikane. Shume kliente shqiptare qe moren kredi ne vitin 2002 zgjodhen dollarin, per shkak se interesi baze i valutes ne fjale ishte shume i ulet. Keshtu, interesi mujor per kredine ne dollare sipas zhvillimeve ekonomike te 2002 i favorizonte mjaft klientet, te cilet do te paguanin me shume nese do te ishin kredituar ne leke ose ne euro. Mirepo, gjate tre viteve te fundit, interesi baze i dollarit eshte rritur dukshem, duke ndikuar automatikisht ne rritjen e interesave te atyre qe zgjodhen valuten e gjelber per te marre hua. Ne tregun amerikan keto levizje kane krijuar probleme ne tregjet financiare, duke rrezikuar falimentimin e shume institucioneve kredidhenese. Ekspertet vleresojne se kthimi i kredise eshte me i garantuar kur merret ne monedhen qe ke te ardhurat.
Aktualisht bankat kane zgjedhur nje strategji marketingu shume agresive per produktet e kredise ne monedhe te huaj, nderkohe qe me perjashtim te nje rasti, eshte totalisht inekzistente per huat ne leke. Me kete strategji bankat i anashkalojne totalisht rrezikun qe mund te vije nga kursi i kembimit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Celularet me internet, gati tenderet nderkombetare
- Ndryshimi, miratohet ligji per OFN-te
- Kompanite e sigurimeve abuzojne me shlyerjen e demeve
- Aksionet, tregu teresisht informal
- Ushqimet, rritja e cmimeve rekord ne 2008
- "Hendeku" tregtar, 600 milione euro
- Monopolet, biznesi nuk bashkepunon
- Cmendet cmimi i naftes, dje arriti 154 leke/liter
- BB: Inflacioni, po dobeson ekonomite e Lindjes
- Inflacioni, nuk ka vend per panik
- Punesimi, 5000 te huaj ne Shqiperi
- Tatimet online, i paguajne 258 biznese te medhenj
- Referencat, si abuzohet me importet nga Azia
- Referencat, qendra nuk koordinon me rrethet
- Referencat, si abuzojne doganat me ligjin
|
|