 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Hage, Haradinaj merr pafajesine
E Premte, 04 Prill 2008
Ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, mori dje pafajesine nga Gjykata Penale Nderkombetare (TPI) per ish-Jugosllavine. Vendimi erdhi pasi prokuroria kishte kerkuar denimin e tij me 25 vjet burgim. Trupi Gjykues ju vlereson te pafajshem per krimet qe akuzoheshit dhe urdheron lirimin tuaj sa me shpejt te jete e mundur", deklaroi mes duartrokitjeve te publikut, gjykatesi holandez, Alphons Orie, qe kryesonte trupin gjykues te TPI-se. Haradinaj ishte akuzuar per "spastrim etnik" gjate luftes se Kosoves (1998-1999). Qeveria e Kosoves pershendeti vendimin. Kryeministri Hashim Thaci tha se "edhe ky proces gjyqesor deshmoi se lufta e Ushtrise Clirimtare e Kosoves ishte lufte e drejte, lufte clirimtare, dhe konform rregullave dhe konventave nderkombetare". Sakaq Qeveria e Kosoves shpreh keqardhje per denimin e z.Lahi Ibrahimaj, por shpreson ne lirimin sa me te shpejte te tij.
HAGA
Gjykata e Hages shpalli te pafajshem ish-komandantin e UCK-se per zonen e Dukagjinit e bashke me te edhe Idriz Balajn. Kurse Lahi Brahimaj u denua me 6 vjet burg. Shpallja e aktgjykimit u transmetua drejtperdrejt nga televizionet kombetare te Kosoves. Ne gjyqin ndaj Haradinajt, te nisur me 5 mars 2007, jane zhvilluar rreth 120 dite seanca, gjate se cilave pala akuzuese ka sjelle ne gjyq rreth 80 deshmitare. Pala mbrojtese ka konsideruar se prokuroria nuk ka vertetuar ne asnje pike akuzat. Ndaj, mbrojtja e Haradinajt nuk e ka pare te arsyeshme te sjelle deshmitare ne gjyq duke besuar se pafajesia eshte siguruar nga deshmite e deshmitareve te pales se kundert. Vendimi i mbrojtjes qe te mos paraqitet me deshmitaret e saj ka shkurtuar procesin gjyqesor.
DOREZIMI
Haradinaj u dorezua vullnetarisht ne Gjykaten e Hages me 9 mars 2005, pasi nje dite me pare kishte dhene doreheqjen nga funksioni i kryeministrit te Kosoves, menjehere pasi ishte njoftuar per ngritjen e aktakuzes. Me 9 qershor 2005, me vendim te Gjykates se Hages, Haradinaj eshte liruar nga paraburgimi deri para fillimit te gjykimit, ndersa me 26 shkurt 2007 shkoi perseri ne Hage per te qene ne procesin gjyqesor. Vitin e Ri 2008 dhe festat e fundvitit, Haradinaj i ka kaluar me familjen, ne Kosove, i liruar perkohesisht nga gjykata dhe eshte rikthyer ne Hage, me 4 janar.
Institucionet e Kosoves besojne ne pafajesine e Ramush Haradinajt dhe shpresojne se do te lirohet sipas procesit te duhur. Ne nje leter te perbashket, te nenshkruar nga Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kryeministri Hashim Thaci, derguar Gjykates se Hages me 20 mars, thuhej se "institucionet e Kosoves, duke qene te vetedijshme per pergjegjesite dhe angazhimin e pakushtezuar sipas ligjit nderkombetar te bashkepunojne plotesisht me Gjykaten Nderkombetare te Krimeve per ish-Jugosllavine, jane te gatshme te siguroje cdo garanci dhe siguri qe mund te kerkohen nga komuniteti nderkombetar dhe kjo gjykate ne menyre qe te lehtesoje lirimin e zotit Ramush Haradinaj".
"Me padurim po pres te kthehem ne Republiken e Kosoves". Keshtu ka deklaruar mbreme Haradinaj pas daljes se vendimit, thuhet ne nje deklarate te leshuar dje nga Ramush Haradinaj. "Ne ende kemi perpara sfida te veshtira. Populli i Kosoves meriton te jetoje ne nje shoqeri te lire, ku vlerat jane te mbrojtura dhe te garantuara, dhe ku shoqeria ofron mundesi te barabarta per te gjithe qytetaret. Ky eshte vizioni per te cilin do te perkushtohem gjate tere jetes sime", ka deklaruar ai. "Kur kam dhene doreheqjen, ne mars te vitit 2005, per t'u ballafaquar me kete aktakuze, popullit te Kosoves i kam thene se ata mund t'i besojne ketij procesi gjyqesor. Gjykata gjate gjithe procesit e ka pare me kujdes evidencen qe prokuroria ka sjelle gjate periudhes 9 mujore, dhe ka konstatuar se akuzat e bera ndaj meje dhe ndaj Ushtrise Clirimtare te Kosoves kane qene false", ka evidentuar Haradinaj.
Komandanti qe njihet si hero i kosovareve
Ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, eshte nje ish-komandant i UCK-se, qe shqiptaret e Kosoves e konsiderojne si nje hero. Aktualisht, eshte kryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AAK), parti kjo qe vazhdimisht ka theksuar se beson ne pafajesine e liderit te saj dhe pret kthimin e tij te shpejte ne Kosove, per pritjen e te cilit ne menyre dinjitoze i ka bere tashme pergatitjet. I njohur per qendrimet e tij te palekundura kundrejt Beogradit, Haradinaj drejtoi gjate konfliktit 1998-1999 njesite e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) ne perendim te krahines, e vecanerisht ne rajonet e Pejes, Decanit dhe Gjakoves. I lindur ne Glloxhan, lokalitet prane Decanit (perendim i Kosoves) me 3 korrik 1968, Haradinaj ka nje diplome te Fakultetit Juridik te Prishtines, ndersa po vazhdon studimet Master per Ekonomi ne Universitetin amerikan te Prishtines. Ai e kreu sherbimin ushtarak ne radhet e Ushtrise Federale Jugosllave (JNA) ne juglindje te Serbise, perpara se te merrte pjese ne 1989 ne manifestimet e shqiptareve te Kosoves kunder regjimit te Beogradit. Me pas ai emigroi ne Zvicer, perpara se te bashkohej me Legjionin e huaj francez. Pas kthimit ne Kosove, ne 1997, ai organizoi se bashku me dy vellezerit e tij, Daut dhe Shkelzen, nje grup per te sulmuar policine serbe ne Kosove. Ne Glloxhan, ai themeloi njesine e quajtur "Shqiponjat e zeza", te integruar ne UCK. Ky grup u akuzua nga autoritetet e Beogradit se ka torturuar dhe vrare dhjetera civile serbe prane liqenit te Radonjicit, ne rajonin e Decanit, akuza qe rezultuan te pabaza. Ne prill 2000, Haradinaj u fut ne politike. Ai u zgjodh kryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AAK) ne qershor 2002. Ne zgjedhjet legjislative te tetorit te kaluar ne Kosove, AAK-ja fitoi 9 vende nga 120 qe numeron parlamenti, dhe u bashkua me Lidhjen Demokratike te Kosoves (LDK) te Ibrahim Rugoves, qe ka 47 vende. Kandidatura e Haradinajt per postin e kryeministrit nuk ngjalli asnje kundershtim nga ana e drejtuesve te Misionit te OKB-se (UNMIK), qe administron Kosoven qe prej 1999.
I martuar dhe baba, Ramush Haradinaj flet mire anglisht dhe frengjisht.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|