PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Taksat e Bashkise, do te rrisim cmimet"

Luljeta Ndoka
E Premte, 04 Prill 2008

Cmimet aktuale te pijeve apo ushqimeve ne zonen e ish-Bllokut do te jene nje luks ne nje te ardhme te afert. Pronaret e bareve, restoranteve por edhe te fast-food-eve paralajmerojne rritje cmimesh, per shkak te rritjes se te gjitha taksave te vendosura nga Bashkia e Tiranes. Vendosja ne masen 2 mije leke te takses se pastrimit per cdo tavoline jashte lokalit, ka bere qe pronaret te mendojne per te gjetur zgjidhje ne menyre qe te kursejne sado pak para. Nje pjese e tyre e kane menduar tashme menyren se si t'i shpetojne sa me shume asaj: Minimizimin ne maksimum te tavolinave qe vendosin perjashta. Por, kjo nuk eshte zgjidhja, sipas tyre. Ata e kane te qarte tashme se fitimet po i nxjerrin gjithnje e me me veshtiresi, ndaj secili mendon te beje nje "revolucion" ne biznesin e tij, ne menyre qe te terheqe kliente. Sigurisht qe ketyre te fundit do t'u kushtoje me shtrenjte nje kafe, pije, apo sufllaqe.

Eglantin Caushi, menaxher ne nje nga baret e ish-Bllokut ne Tirane, thote se rritja e taksave po ndikon ndjeshem ne uljen e fitimeve te ketij lokali. "Humbjet jane te dyfishta. E para, ne paguajme me shume taksa se kemi paguar deri tani, dhe e dyta edhe lenda e pare, me te cilen furnizohemi, na shitet shtrenjte. Sepse edhe per ato biznese qe na furnizojne neve jane rritur taksat", argumenton ai. Keshtu, sipas tij, rritje e taksave eshte rrjedhoje e rritjes se cmimit te asortimenteve me te cilat furnizohen. "Si pasoje e shtimit te detyrimeve vendore, por edhe rritjes se cmimit te furnizimit, fitimet tona jane gjithnje e me te uleta", vazhdon Eglantini. Biznesi, per te cilin ai kujdeset, eshte para nje dileme te madhe: Te mbaje te njejtat cmime qe ka, edhe pse fitimi eshte ulur ndjeshem, apo te rrezikoje duke rritur cmimet e sherbimeve. "Kemi ngecur ne kete pike, ndaj ende nuk e dime se c'vendim do te marrim", thote ai. Bari qe menaxhon ai, ka nxjerre 4 tavolina perjashta, per te cilat paguan 8 mije leke ne muaj. Me pare, vlera e pageses ishte gati sa gjysma e asaj aktuale.

Sa me shume afrohen afatet e pageses se detyrimeve vendore, aq me shume turbullohen bizneset e medha e te vogla. Disa prej tyre nuk i kane perballuar keto detyrime, cka ka cuar ne mbylljen e bizneseve. Ndersa te tjere po mundohen ta largojne sa me shume momentin aspak te kendshem te pageses se detyrimeve. Bashkia e Tiranes dhe Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se pagesa e detyrimeve tatimore ka filluar dhe afati i fundit i pageses se tyre per nje pjese te madhe te tarifave, eshte 20 prilli i ketij viti. Njoftimet per keto detyrime aktualisht po i ben Drejtoria e Taksave dhe Tarifave nepermjet postes. Ne rast te mosmarrjes se detyrimit tatimor per shkak te mungeses se adreses, ose adreses se gabuar, qytetaret jane njoftuar te paraqiten prane sporteleve te Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore, duke filluar nga data 10 prill. Taksa e biznesit te vogel, eshte nje detyrim vjetor, i cili eshte perllogaritur ne mbeshtetje te deklarates se xhiros te bere nga vete biznesi. Ajo e ka vleren rreth 11400 leke dhe ndahet ne 4 keste te barabarta. Kesti i pare paguhet deri me 20 prill, i dyti deri me 20 korrik, i treti deri me 20 tetor dhe i fundit deri me 20 janar te vitit te ardhshem. Taksa e nderteses ndahet ne dy keste te barabarta. I pari paguhet deri me 20 prill ndersa i dyti deri me 30 qershor. Sipas Bashkise se Tiranes, ne rast pagese te plote brenda dates 20 prill, bizneset perfitojne nje ulje prej 10 per qind te detyrimit total. Taksa e tabeles paguhet gjithashtu deri me date 20 prill. Tabelat me siperfaqe mbi 4 m2 do te llogariten si tabela reklamuese, te cilat kane nje tarife me te larte se tabelat e zakonshme. Edhe taksat e tjera, pergjithesisht e kane afati e fundit me 20 prill. Ne rast mosrespektimi te afateve, biznesi gjobitet me 25 per qind te vleres se takses.

"Pse propozuam rritjen e takses se tavolines"

Bashkia e Tiranes ka deklaruar dje se shkaku pse ka propozuar rritjen e takses se pastrimit per cdo tavoline, lidhet me hapesirat publike. "Gjithcka e kemi bere ne menyre qe te minimizohet zenia e ketyre hapesirave", thone burime nga Bashkia e Tiranes. Sipas tyre, sa me i larte te jete cmimi i kesaj tarife, aq me e vogel eshte mundesia qe hapesirat publike te "pushtohen". Propozimi u perfshi ne projektin per paketen fiskale, dhe ishte qe tarifa e pastrimit per cdo tavoline te behej 2200 leke. Ndersa me shumice votash, anetaret e Keshillit Bashkiak te Tiranes vendosen nje tarife paksa me te arsyeshme, pra ate aktualen, 2 mije leke ne muaj.

"Po pakesoj numrin e tavolinave"

Pandeliu, pronari i nje fast-foodi, duket shume i shqetesuar nga rritja e taksave dhe tarifave. Zgjidhja qe ai ka gjetur momentalisht duket tejet origjinale. "Po pakesoj numrin e tavolinave jashte ambienteve te lokalit", thote ai. Sipas Pandeliut, i vetmi problem nuk eshte rritja e takses se tavolines, por rritja e te gjitha taksave, cka ben qe ai te paguaje shume per biznesin e tij. Nje gje e tille con ne uljen e fitimeve dhe rrjedhimisht, marrjen e nje mase emergjente. Ndersa me pare ky fast-food i vendoste tavolinat prane e prane ne pjesen para tij, sot tavolinat jane me te rralla, sepse cdonjera prej tyre kushton 2 mije leke ne muaj. Nje gje e tille nuk eshte e leverdishme jo vetem per Pandeliun, por edhe te gjithe pronaret e tjere te bizneseve. Kesisoj, ata jane detyruar te bejne llogari me laps e me leter, per te pare nese ia vlen barra qirane per te lene shume tavoline ne rruge. Atyre qe u intereson (gje qe ka pak mundesi, sikurse thone vete ata), do te vendosin te lene tavolina ne rruge. Te tjere do t'i rrallojne sa me shume qe te munden. Megjithate nje gje e tille eshte paksa e veshtire, po te kemi parasysh se shume prej tyre u druhen gjobave qe mund t'u vene nese shohin njeri duke pire duhan. "Ne mos ne nje menyre, ne nje tjeter, ata na i marrin leket", thone pronaret e bizneseve te vogla e te medha ne Tirane.

Pagesa sipas xhiros

Taksat per biznesin e vogel pesuan ndryshime rrenjesore me miratimin e paketes fiskale. Keshtu per objektet e shitjes me pakice qe bejne deri ne 2 milione leke xhiro do te paguajne 45 mije leke si takse vjetore. Kjo eshte me e uleta, ndersa per biznese qe kryejne deri ne 8 milione leke xhiro, tarifa qe ato duhet te paguajne shkon ne 143 mije leke ne vit. Rritje pesoi edhe taksa e tabeles, e vendosur per qellime reklamimi. Keshtu, ajo behet 1 mije leke metri katror ne dite.

20 Prill eshte pergjithesisht afati i fundit per te paguar detyrimet vendore. Nje pjese e tyre ndahen me keste, dhe afati i fundit per kestin e pare perkon me kete date. Nese nuk paguhen ne kohe, pronaret gjobiten me 25 per qind te vleres se detyrimit

10 Per qind eshte "shperblimi" qe pronaret e bizneseve marrin nese paguajne te gjithe detyrimin vjetor brenda dates 20 prill. Keshtu, 10 per qind eshte ulja qe u behet. Pra, i bie qe pronaret te paguajne 90 per qind te vleres se detyrimit, ne kohe



Detyrimet vjetore per nje biznes te vogel:

11400 leke/vit, takse e biznesit te vogel

2 mije leke/muaj, taksa e pastrimit per cdo tavoline

1 mije leke/muaj per zenien e hapesires publike

17 mije leke/vit taksa e pastrimit

5 mije leke/vit, taksa e gjelber

1 mije leke/dite taksa e tabeles, qellime reklamimi


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika