Provimet, maturantet e Gerdecit pyetje te lehta
E Premte, 04 Prill 2008
Pas traumes qe kaluan, maturantet e gjimnazit te Gerdecit do te jene paksa me te privilegjuar ne provimet e Matures Shteterore. Kjo, per faktin se gjate periudhes se tragjedise dhe pas saj, kjo kategori nxenesish ka humbur mjaft ore mesimi, duke ngelur pas me programin e parashikuar per provimet. Sipas drejtorit te Arsimit te Mesem ne MASH, Ndricim Mehmeti, ky ka qene "favorizimi" qe eshte pare i arsyeshem per maturantet e Gerdecit dhe fshatrave perreth tij, pas tragjedise. "Kane humbur mjaft ore nga mesimi, ndaj ata do te kene nje program te vecante, si dhe pyetjet do t'i kene ndryshe", thote Mehmeti, duke njoftuar ngritjen e nje grupi te posacem pune per kategorine e maturanteve ne fjale. Nje favorizim i tille, i cili nuk ka ardhur per shkak te nivelit te ketyre nxenesve, por per shkak te tragjedise qe nuk varej nga ta, do te sjelle te njejtat rregulla per zhvillimin e provimit, por pyetje te tjera. Pas traumes qe kaluan, maturantet duhet te pergatiten per provimet, ne menyre qe te konkurrojne me pas edhe per ne shkolle te larte.