PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Prishtine, studentet hidhen ne protesta


E Enjte, 03 Prill 2008

Studente e Universitetit te Prishtines kane kontestuar nje vendim te Senatit qe i mohon te drejten e afateve te dhenies se provimeve. Per kete, shume prej tyre kane marre pjese ne nje manifestim proteste ne rruget e Prishtines. Pjesemarresit pohuan se "nga Senati i Universitetit te Prishtines eshte vendosur qe studenteve te vitit akademik 2007/2008 (vitit te pare) t'u mohohet e drejta per Afatin e Prillit". Sipas tyre, ky vendim eshte i padrejte sepse nje afat (Afati i Janarit) eshte i pamjaftueshem per nje student qe eshte i interesuar t'i jap te gjitha provimet e semestrit te pare, sidomos nese qellimi i tij eshte arritja e suksesit te shkelqyeshem. Tubuesit evidentuan se manifestimi erdhi "pas shperfilljes se shume peticioneve qe disa organizata studentore i kane derguar Rektoratit".

Studentet theksuan se "heqja e Afatit te Prillit do te mund te diskutohej vetem pasi qe ne Universitetin tone do te zbatohej nje nga rregullat e Sistemit te Bolonjes e cila parasheh mbajtjen me te shpeshte te testeve (nje test ne muaj per secilen lende) e qe me pas rezultatet e ketyre te fundit te perfshiheshin ne noten perfundimtare te studentit". Ndaj manifestuesit vleresuan se aktualisht, "nje rregull i tille eshte veshtire te zbatohet me perpikeri ne te gjitha fakultetet per shkak se ne shume prej tyre ka mjaft profesore qe punojne ne disa vende pune". "Dhe si te tille - vijuan protestuesit - nuk arrijne t'i lexojne te gjitha testet e studenteve. Per kete studentet thane se bazohen "ne faktin qe pedagoget shume shpesh nuk i lexojne fare seminaret dhe punimet tona". Ne tubim u leshua kerkesa qe "provimet e Afatit te Prillit te fillojne 15 dite pasi te miratohet kerkesa jone". Studentet e Universitetit te Prishtines, pjesemarres ne kete proteste, vleresuan se "drejtesia gjendet ne anen tone", ndaj "kjo nuk na lejon te ndalemi me protesta paqesore deri ne realizimin e kesaj kerkese".




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika