Financat sekuestrojne bizneset e Al Kadi
E Enjte, 03 Prill 2008
Tirane - Ministria e Finances ve ne shenjester te saj objektet fundit te pa sekuestruara te sheikut arab, Yassin Al Kadi. Diten e djeshme, punonjes te ministrise mesohet te kene sekuestruar disa aktivitete te biznesmenit qe eshte edhe i dyshuar per financim te terrorizmit, te cilat ishin lene me qira nga ana e administratorit te tij, Hamzeh Abu Rayyan. Mesohet se pronat e fundit, te cilat nuk kishin arritur qe te sekuestroheshin nga ana e Ministrise se Financave, jane bizneset te cilat deri pak muaj me pare kane qene me kontrata te rregullta. Po per kete ceshtje, Rayyan eshte marre i pandehur nga Gjykata e Krimeve te Renda nen akuzen e "fshehje fondesh me qellim financimin te terrorizimit". Shuma e nje biznesi te vogel arrinte ne 400 euro ne muaj, ndersa e nje biznesi te madh arrinte deri ne 1 mije euro. Jane te pakten kater dyqane te vendosura kryesisht ne "Rrugen e Durresit" dhe ne qender, ndersa me pare ishin sekuestruar aktivitetet edhe ne 19 biznese te tjera.
R.C