PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Lule mbi banke, lot dhe nje minute heshtje


E Enjte, 03 Prill 2008

Mbi nje nga bankat e shkolles viheshin re nje tufe me lule. Lotet dhe dhimbja per humbjen e shoku te tyre, dallohet qarte ne syte e nxenesve te klases se 5 A, ne te cilen mesonte Bernard Sokoli, qe tragjikisht humbi jeten dy dite me pare ne detin Adriatik. Nje klase e mbushur me femije 11-vjecare, dje ka pasur nje mungese dhe ka qene bashkemoshatari i tyre, qe bashke me shokun e tij, Doris Miliken, humben jeten ne Durres. Shkolla 9-vjecare ne Bathore, "Halit Coka", sikur kishte ndryshuar pamje, por edhe stafi pedagogjik ishte pergatitur per ngushellimet ne familjet e viktimave. Biseda pa fund, shoqeronin cdo 10 minuta pushim qe kishin mesuesit ne cdo ore. Por me te qete jane dy klasat, te cilat kane ndjere humbjen e shokeve te klases. Te dyja klasat jane fare prane njera-tjetres, dhe duket se kane hapur dyert per ngushellim. Kurse klasa e 5 A eshte e para qe pasi ka nisur mesimi ka vendosur buqeta me lule ne banken e Bernardit. Mesuesi i edukates, pasi eshte pershendetur me nxenesit, me dhimbje u ka komunikuar lajmin e humbjes se njerit prej nxenesve, mbi banken e te cilit qendron nje tufe lulesh. "Nxenes te dashur, sot une kerkoj qe te mbajme nje minute heshtje per shokun tuaj, si dhe nxenesin tim te dashur, Bernard Sokolin". Lotet pushtojne klasen. Askush nuk ishte tashme i gatshem qe te riniste nje ore mesimi normale. Por edhe mesuesi nuk mundi ta permbante veten. Shoqja e bankes e Bernardit, Xhesika, mes lotesh shkeputi disa fjale,"ai ishte nje djale i sjellshem dhe i dashur, jo vetem me mua, por edhe me shoket dhe shoqet e tjera te klases". Nderkohe, klasa e 5 C, e cila ndodhet fare prane me klasen tjeter, eshte duke zhvilluar nje ore mesimi, me tension dhe me shperqendrime te shumta. Aty mesonte Doris Milika dhe per te eshte mbajtur po nje minute heshtje ne klase. Kusheriri i Bernardit, Prejl Smajli, tregon se familja eshte tronditur nga lajmi dhe prinderit nuk e kane perballuar dot tragjedine. Kurse mesuesit shprehen se nxenesit ishin te sjellshem dhe nuk mungonin kurre ne shkolle. Te marten, cuditerisht, Bernardi dhe Dorisi kane munguar, ndersa ndiqnin mesimin pasdite. Shoket dhe shoqet tregojne se kane pergatitur buqeta lulesh dhe kurora per ceremonine mortore.

M. Mertiri

Femijet vdiqen nga asfiksia

Dhimbja dhe zia ka pushtuar dy familjet Milika dhe Sokoli, qe i kane shtepite afer me njera-tjetren. Njerez me te zeza hyjne dhe dalin ne shtepite e dy femijeve qe kane humbur jeten dy dite me pare ne portin e Durresit. Ne shtepine e femijeve te mbytur para dy dites nuk kane reshtur ngushellimet nga te afermit dhe miq te familjes. Vizita pa fund per t'ju gjendur prane familjeve ne kete dite te keqe. Ndersa familjaret, te cilet gjenden te hutuar perball ketij fakti, nuk dine te japin nje version te sakte rreth ngjarjes, pasi asnje nuk i ka pare duke ikur. "Nuk dime asnje gje, pervec asaj qe na ka thene policia", thone te afermit e dy te miturve. Nderkohe qe te varrimi i dy shokeve eshte lene qe te behet diten e sotme qe te percillen te dy se bashku.



Dhimbja, dy familje ne zi

Dy femijet Doris Milika, 12 vjec dhe Bernard Sokoli, 11 vjec, kane gjetur vdekjen si pasoje e asfiksise. Sipas te dhenave, renia ne uje dhe qe nuk kane mundur te dalin mbi te, kane bere qe ata te mos mund te mbijetojne. Sipas ndertimit te ngjarjes nga policia, njeri prej te miturve, Bernard Sokoli, ka rene ne uje dhe nuk ka mundur te dale nga uji. Por djali tjeter qe ka qene me te, qe ka qene dhe nje vit me i madh, Doris Milika, eshte futur ne uje per ta ndihmuar, por dhe ai nuk ka mundur te dale mbi siperfaqe, duke humbur jeten. Kane qene kalimtare te rastesishem qe kane pare trupat e te miturve dhe kane njoftuar policine. Pasi i kane nxjerre nga uji trupat e te miturve jane derguar ne morg, ku jane mbajtur deri dje, dhe me pas jane sjelle ne shtepite e tyre.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika