PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Tragjedia, nje ceremoni per femijet


E Enjte, 03 Prill 2008

Artan Cena

Dhimbja ka pushtuar familjet Milika dhe Sokoli, ne Bathore te Tiranes, pasi dy djemte e tyre, Dorisi dhe Bernardi, kane humbur jeten mbremjen e dy diteve me pare, pasi u mbyten aksidentalisht ne zonen e Portit te Durresit. Fillimisht shfaqet nje shtepi e thjeshte, njekateshe, ku i zoti i saj, Ismet Milika, na pret dhe tregon se si e ka marre vesh tragjedine qe i kishte ndodhur. Dorisi 12-vjecar ishte nisur per ne shkolle se bashku me shokun e tij, Bernard Sokolin, qe ishte nje vit me i vogel se ai dhe njekohesisht fqinji i tij. Dy te miturit, varrimi i te cileve do te behet diten e sotme ne te njejten ore, jane identifikuar ne oret e vona te dy diteve me pare, pasi ishin shpallur ne kerkim nga policia pas denoncimit te prinderve. Nderkohe qe bisedon me ne, Ismeti mban ne krah femijen e tij te vogel, e ndersa femija tjeter i rri te kembet, duke mos e kuptuar ende se cfare kishte ndodhur.

Si e keni marre vesh humbjen e djalit tuaj dhe a e dinit se kishte shkuar ne Durres?

Sapo isha kthyer ne shtepi, pas pune. Ve re se Dorisi nuk kishte ardhur ne banese dhe pse shkolla kishte mbaruar prej me shume se nje ore. Duke e ditur se mund te ndalonte ne ndonje bilardo apo me shoket, nuk u beme shume merak, pasi pergjithesisht ai vonohej nga pak. Por kur filloi te erresohet, u beme merak per te. Kur dola ne rruge, pashe dhe fqinjin tim qe kishte dale ne kerkim te djalit te tij. Dy femijet tane ishin shoke dhe filluam duke i kerkuar bashke. Ata kishin dale ne oren 12:00 nga shtepia per te shkuar ne shkolle dhe nuk u kthyen. Nuk e dime se si mund te kete ndodhur ngjarja, apo se si dy femijet perfunduan ne Durres. Dhe policia na ka thene se njeri kishte rene ne uje, e tjetri kishte hyre per ta shpetuar, por nuk ia kishin dale dot.

Po me pas si vepruat. E bete denoncimin ne polici?

Kemi filluar duke pyetur ne lagje dhe femijet e tjere, te cilet na kane thene se Dorisi dhe Bernardi nuk kishin shkuar ne shkolle, pasi s'i kishin pare ne klase. Pas kesaj u beme me shume merak se cfare kishte ndodhur me ta. Kemi dale duke kerkuar diku me larg, ne afersi te rruges kryesore, por as aty nuk i kishte pare njeri. Ne fund u paraqitem ne komisariatin e Kamzes, ku kemi bere denoncimin per humbjen e femijeve, qe dhe ata te na ndihmonin.

Cfare ju thane ne polici, kur bete denoncimin?

Policia me pyeti se cfare kishte ndodhur. Une u tregova se djali ishte nisur per ne shkolle dhe me pas nuk kishte ardhur ne shtepi. Ata me pyeten per rrobat qe kishte veshur, por une s'e kisha pare, pasi kam qene ne pune deri ne oren 17:00 te pasdites. Kam pyetur gruan dhe me ka thene se cfare kishte veshur. U kam treguar policeve se djali kishte nje shenje te djegure ne koke dhe se kete e kishte si shenje dalluese. Pasi moren emrat si dhe numrin e telefonit, jemi kthyer per ne shtepi, duke kerkuar dhe pyetur rruges njerezit qe njihnim.

Si e mesuat tragjedine, se djali juaj ishte gjetur ne Durres i mbytur, se bashku me shokun e tij?

Kur jam kthyer ne shtepi, me kane thene qe policia kishte marre ne telefon, pasi e kisha lene aparatin ne shtepi. I kam marre me pas une dhe i kam pyetur. Shefi me tha qe i kane gjetur dy femijet ne Kamez dhe se duhet te shkonim ne komisariat. Jam nisur se bashku me babane e Bernadit dhe kemi shkuar ne komisariat. Aty na thane qe i kishin gjetur, por duhet te prisnim pak. U kishte ardhur nga Durresi njoftimi se ishin gjetur dy femije te mbytur dhe se njeri kishte te djeguren ne koke. Kemi shkuar ne morgun e Durresit, ku beme dhe identifikimin e tyre. Sot (dje), na i kane sjelle trupat, po do i varrosim neser (sot), se bashku, pasi presim te na vijne njerezit nga larg.

A dyshoni per ngjarjen e ndodhur?

Jo, nuk e dime se si kane shkuar deri ne Durres, pasi nuk i ka pare njeri. Policia po heton me tej per kete ceshtje.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika