PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Aleanca, si evoloi politika e zgjerimit


E Enjte, 03 Prill 2008

Qe pas krijimit te Aleances me 1949, numri i anetareve te saj u zgjerua nga 12 vende themeluese ne 26 anetare qe numeron aktualisht. Zgjerimi eshte ne fakt nje dinamike ne vazhdimesi, e bazuar ne nenin 10 te Traktatit te Uashingtonit. Sipas nenit, "anetaresimi eshte i hapur ndaj cdo shteti evropian te afte te coje perpara parimet e ketij Traktati dhe te kontribuoje per sigurine e zones se Atlantikut te Veriut". Qe pas krijimit te NATO-s ne 1949, Aleanca eshte zgjeruar me vende te reja ne pese raste ne 1952, 1955, 1982, 1999 dhe 2004. Keshtu, nga 12 vende themeluese, kane shkuar aktualisht ne 26 vende anetare.

Raundi i pare i zgjerimit u realizua ne 1952 duke i shtuar aleances Greqine dhe Turqine e duke zgjeruar si rrjedhoje sigurine dhe stabilitetin ne Evropen juglindore. Pas tri vjetesh, ne 1955, Republika Federale e Gjermanise u be vendi i 15-te anetar i NATO-s. Ndersa Spanja u be anetari i 16-te i Aleances ne 1982. Pas ribashkimit te Gjermanise ne 1990, e gjithe Gjermania, perfshi edhe territorin e ish-Republikes Demokratike Gjermane u fut nen ombrellen e NATO-s.

PASLUFTA E FTOHTE

Renia e Murit te Berlinit dhe shperberja e Paktit te Varshaves pas Luftes se Ftohte hapi mundesine per nje zgjerim te metejshem te NATO-s. Demokracite e reja te Evropes Qendrore dhe Lindore mezi prisnin te hynin ne institucionet euroatlantike dhe te garantonin lirine e tyre. Ne 1995, Aleanca hartoi dhe publikoi rezultatet e Studimit mbi Zgjerimin e NATO-s qe shqyrtonte perfitimet nga pranimi i anetareve te rinj dhe menyren se si ata duheshin pranuar. Ai arrinte ne perfundimin se fundi i Luftes se Ftohte siguroi nje mundesi unike per te ndertuar nje siguri te permiresuar ne te gjithe zonen euroatlantike, ndersa zgjerimi i NATO-s do te kontribuonte per te forcuar dhe garantuar stabilitetin dhe sigurine per te gjithe. Republika ceke, Hungaria dhe Polonia u ftuan te fillonin bisedimet e pranimit ne Aleance ne samitin e Madridit ne 1997 dhe me 12 mars 1999 ato u bene anetaret e para te Paktit te Varshaves qe bashkoheshin me NATO-n. Bullgaria, Estonia, Lituania, Letonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia u ftuan te fillonin bisedimet e pranimit ne samitin e Prages ne 2002 dhe u futen ne NATO ne 29 mars 2004. Ne samitin e Riges ne 2006, krere e shteteve dhe qeverive te NATO-s deklaruan se Aleanca mendonte t'i zgjeronte me tej ftesat me vende qe permbushin standardet e NATO-s per t'u bashkuar me NATO-n ne samitin tjeter te 2008-es. Vendet qe pritet te marrin ftesen sot ne kete samit, jane Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika