PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pallati i Causheskut, nen "delir" nga kokat e shtetit


E Enjte, 03 Prill 2008

Pallati gjigand, simbol i delirit te madheshtise se Causheskut, ku sot eshte vendosur parlamenti rumun, eshte kthyer ne nje keshtjelle nen masa te rrepta sigurie dhe mbrojtjeje qe sigurohen si nga policia edhe ushtria. Atje nga dje dhe deri te premten do te zhvillohet samiti i 59-te i NATO-s. Qe nga aeroporti deri ne qender te qytetit, mijera police patrullonin dje rruget dhe arteriet kryesore te kryeqytetit rumun, ndersa mbikeqyreshin nga lart ne menyre permanente nga helikoptere te ushtrise. Misioni i tyre: Te vezhgojne sigurine e takimit me te madh ne historine e NATO-s, ku marrin pjese 60 kryetare shtetesh dhe qeverish.

Ndertesa e dyte ne bote per nga siperfaqja pas Pentagonit, vendi ku do te zhvillohen debatet, shtrihet ne nje siperfaqe prej 330000 metrash katrore dhe numeron 16 kate, kater prej te cilave nen toke si dhe dy bunkere anti-atomike. Gjithsesi, me pak se nje e treta e kapacitetit te tij do te shfrytezohet per kete takim, meqenese organizatoret konstatuan me ore ne dore se duheshin dhjetera minuta per t'u zhvendosur nga nje salle ne tjetren. Per sigurine e samitit, i treti qe organizohet ne kryeqytetin e nje vendi te dale nga blloku sovjetik, si ne Prage (ne 2003) dhe ne Riga (ne 2006), autoritetet rumune kane marre masa mbrojtese te paprecedente, te cilesuara si "ekscentrike" nga nje pjese e medias.

Banoreve prane u eshte kerkuar te mos dalin neper dritare, pasi mund te vihen ne shenjester te agjenteve te sherbimeve speciale, si dhe te informojne policine lidhur me pranine aty rrotull te cdo te panjohuri. "Ne e njohim situaten e cdo personi qe banon ne Bulevardin Victoriei dhe ne Bulevardin Kombet e Bashkuara, qe te cojne ne Pallat", siguroi shefi i policise se kryeqytetit Marian Tutilescu, sipas te cilit vartesit e tij kane shkuar dere me dere per t'u siguruar se keto keshilla jane respektuar. "Te pakten pervoja e fituar nen regjimin komunist, kur ndertesat e vendosura ne trajektoren qe ndiqte kortezhi zyrtar i Causheskut mbikeqyreshin nate e dite, ka sherbyer per dicka", ironizon nje shofer taksie qe banon ne afersi te Pallatit.

Ndertimi i pallatit nisi me 1984 ne vendin e nje lagjeje te banuar te shkaterruar me urdher te ish-"Makinistit" komunist, Nicolae Caushesku. Njezet mije punetore u punesuan per pese vjet, 24 ore ne 24, per te ngritur ate ndertese te stilit eklektik, ku cdo dhome eshte ripunuar disa here sipas humorit te ndryshueshem te Causheskut dhe bashkeshortes se tij Elena. Puna e madhe, ne kushte shume te ashpra per t'u dhene jete endrrave nga me megalomanet e ciftit ka shkaktuar dhjetera viktima, ndersa numri i sakte i te vdekurve nuk eshte bere kurre publik.

Diktatori rumun nuk e gezoi dot pallatin

Caushesket qe mendonin te vendosnin aty pjesen me te madhe te institucioneve shteterore vdiqen me 25 dhjetor 1989. Nje vdekje qe erdhi perpara perurimit te nderteses para te cilit hapej Bulevardi "Fitorja e Socializmit", i frymezuar nga nje vizite ne Korene e Veriut dhe i ripagezuar Bulevardi i Bashkimit. Me nje siperfaqe prej 2200 metrash katrore dhe lartesi 16 metra (nje xhamllek mbreselenes qe mund te lejoje edhe uljen e nje helikopteri), salla Unirii (Bashkimi), me e madhja e Pallatit, do te sherbeje per organizimin e tryezes se rrumbullaket, ku do te mblidhen kryetaret e shteteve dhe qeverive te 26 vendeve anetare te NATO-s.

330000 Metra katrore ka ndertesa e dyte ne bote per nga siperfaqja pas Pentagonit. Numeron 16 kate, kater prej te cilave nen toke si dhe dy bunkere anti-atomike.

30 Per qind e kapacitetit te tij do te shfrytezohet per samitin e NATO-s, meqenese organizatoret konstatuan me ore ne dore se duheshin dhjetera minuta per t'u zhvendosur nga nje salle ne tjetren.

20000 Punetore u punesuan per pese vjet, 24 ore ne 24, per te ngritur ate ndertese te stilit eklektik, ku cdo dhome eshte ripunuar disa here sipas humorit te ndryshueshem te Causheskut dhe bashkeshortes se tij, Elena.

1984 Eshte viti qe nisi ndertimi i pallatit, ne vendin e nje lagjeje te banuar te shkaterruar me urdher te ish-"Makinistit" komunist, Nicolae Caushesku






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika