 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Basha: Do te mbeshtetet kandidatura e Shqiperise
E Enjte, 03 Prill 2008
Ministri i Jashtem shqiptar, Lulzim Basha, ne nje interviste dhene per gazetarin Blendi Fevziu eshte shprehur se ftesa per ne NATO eshte e sigurt. Per te, eshte ceshtje oresh deri afer mesdites se sotme kur te formalizohet gjithcka.
Zoti Basha a do te kete ndonje surprize tjeter per Shqiperine neser (sot) apo gjithcka tashme eshte e vendosur?
Sigurisht qe kete mbetet ta shikojme sepse 24 ore e fundit jane gjithmone oret e emocioneve me te medha per vendet aspirante. Por duke se vendimmarrja ka gravituar per Shqiperine. Nga informacionet qe kemi te gjitha vendet e mbeshtesin kandidaturen e Shqiperise. Nuk ka asnje ceshtje, e cila eshte ngritur si problem per sa i perket kandidatures se Shqiperise dhe kemi te gjitha arsyet te besojme dhe asnje arsye te mos besojme se nuk do ta marrim ftesen.
Cila eshte e vetmja e arsye qe mund t'ju beje te mos besoni?
Nuk ka sigurisht, nga pikepamja e propabilitetit gjithmone, vendimmarrja merret nga samiti, nga kryetaret e shteteve te qeverive te vendeve anetare. Ata jane qe u takon te ftojne Shqiperine per t'u bere anetare e Aleances. E perseris, i kemi te gjitha arsyet te besojme se Shqiperia gjendet prane momentit historik te fteses per t'u bere anetare e aleances.
Kur do ta kemi ekzaktesisht kete informacion?
Axhenda parashikon oren 11:30 si momentin kur delegacionet e 3 vendeve aspirante do te therriten ne sallen ku mbahet takimi i vendeve anetare dhe aty do t'ju komunikohet vendimi.
Perpara do te kete nje konsultim paraprak midis anetareve?
Sigurisht darka e sotme do te jete nje moment shume i rendesishem konsultimesh, ku pa dyshim zgjerimi do te jete ne qender te axhendes, por po ketu edhe ceshtje te tjera qe kane te bejne me Afganistanin, kane te bejne me marredheniet me Rusine dhe me ceshtje te tjera qe preokupojne aleatet.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- NATO fton zyrtarisht Shqiperine
- Opozita, sot proteste ne shesh
- Kuvendi, dy ore emocione ne pritje te fteses
- Rama: Ftesa ne NATO, nje pergjegjesi per ne
- Xhufi: Shqiperia, e lidhur me vlerat perendimore
- Shqiperi-NATO, nga vigjilja ne kurorezim
- Kronologji e bashkepunimit Shqiperi-NATO
- Ngjela: Me kete qeveri, e djathta s'fiton zgjedhje
- Topi-Berisha: E merituam ftesen
- Basha: Ftesen e morem, te vazhdojne reformat
- NATO, perfitimet dhe detyrimet nga anetaresimi
- Hyrja ne NATO, pervoja ceke e bullgare
- Uithers: Mire se erdhe Shqiperi
- Hyrja ne NATO, cfare fiton Shqiperia
- Samiti, sa shume "pune" dhe per zonjat e para
|
|