PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Taksa e Bashkise, falimentojne bizneset

Luljeta Ndoka
E Enjte, 03 Prill 2008

Pronareve te bareve, restoranteve, fast food-eve, apo bizneseve te tjera te ketij lloji, do t'u kushtoje shtrenjte tarifa per nje tavoline. Keshilli Bashkiak i Tiranes ka vendosur nen emertimin "Tarifa e pastrimit per cdo tavoline", nje shume prej 2 mije lekesh. Nje gje e tille po i con drejt falimentimit bizneset e vogla, por edhe ato te medha. Pavaresisht nese tavolina ndodhet brenda ambienteve te nje lokali, apo jashte tyre, pronari, apo qiramarresi, eshte i detyruar qe te paguaje kete shume. Keshtu, nje biznes me minimalisht 10 tavolina, paguan 20 mije leke ne muaj, gje qe po u shkakton shume probleme financiare.

Tarifa

Cdo biznes qe posedon tavolina per sherbimin qe ofron, eshte i detyruar qe te paguaje 2 mije leke ne muaj, per nje te vetme. E, nese ai ka shume te tilla, atehere vlera e "gjobes" shumefishohet ne varesi te numrit te tavolinave. Nje detyrim i tille vendor eshte sanksionuar ne Paketen Fiskale te miratuar nga Keshilli Bashkiak me 25 shkurt te ketij viti. Sipas anetareve te ketij keshilli, propozimi nga Bashkia e Tiranes ishte qe tarifa per cdo tavoline te ishte 2200 leke. Ndersa debatet dhe kundershtite e sjella nga shumica e anetareve, kryesisht demokrate dhe te LSI-se, kane cuar ne uljen modeste te kesaj shume me 2 qind leke, pra duke e cuar vleren perfundimtare te ketij detyrimi ne 2 mije leke. Sipas vendimit te Keshillit Bashkiak, nje detyrim i tille duhet paguar muaj per muaj, absolutisht per cdonjeren prej tavolinave, me ane te te cilave funksionon biznesi.

Sanksionet

Bizneset qe do te guxojne te mos e kryejne kete pagese, do te pendohen. Kjo, sepse vlera e parave shtohet ne masen 25 per qind te detyrimit te papaguar ne afat. Keshtu, nga 2000 leke, vlera e pageses per nje muaj shtohet ne 2400 leke per cdo tavoline. Kesisoj, pronareve te bizneseve te medha apo te vogla qofshin, u bie shume me shtrenjte, po te kemi parasysh faktin se nje bar, restorant, fast-food, apo edhe kafe-internet funksionon me shume tavolina. Duket se pikerisht ky sanksionon ben qe pronaret te mos kontestojne shume. Aq me teper qe Paketa Fiskale eshte miratuar tashme dhe nuk mund te pesoje ndryshime. Pronaret e bizneseve qe funksionojne me tavolina, shprehen se nje gje e tille u shkakton shume humbje. "Me parate qe arrijme te mbledhim, pasi shlyejme detyrimet vendore, na mbeten shume pak. As sa per t'i mbijetuar konkurrences. Taksat dhe tarifat e rritura per vitin 2008 po na cojne drejt falimentimit", shprehen disa drejtues te bizneseve ne Tirane.



Taksat per bizneset

Taksa e nderteses

Taksa e tabeles

Taksa e gjelber

Taksa per zenien e hapesirave publike

Tarifa e pastrimit



Te dhena

10% ulje nese paguhen ne kohe

25% gjobe nese shkelen afatet

20 prill, afati i fundit per kestin e I-re

30 qershor, afati i fundit per kestin e II-te

20 tetor, afati i fundit per kestin e III-te


Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika