PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Nisma, ku ndodhen tokat e lira

Nisma, ku ndodhen tokat e lira


E Enjte, 03 Prill 2008

Rreth 26 mije hektare toke bujqesore vihen ne dispozicion te nismes "Shqiperia 1 euro". Ministria e Bujqesise ka perfunduar harten e tokave te refuzuara nga fermeret, por dhe tokave te pandara ne te gjithe territorin e Shqiperise, qe do te vihet ne perdorim te kesaj nisme. Sipas te dhenave nga kjo harte, rezulton se ne te gjithe vendin tone jane 26976,99 hektare toke e refuzuar dhe e pandare, prej te cilave 495,5 hektare jane siperfaqe fushore, 9665,19 toke kodrinore e 16816,3 hektare siperfaqe malore.

Rrethi qe ka me shume toke te pandare eshte Korca, me 9 848 ha toke ne nje sasi te madhe fshatrash. Korca nuk ka toka ne fushe dhe fondi i saj ndahet ne 533 ha ne koder, qe ze Fushe-Korcen, dhe 9315 ne zone malore. E njejta situate edhe ne rrethet e ketij qarku. Devolli ka 2690 ha, nga te cilat vetem 28 ha ne koder. Ne Pogradec ka 819 ha dhe te gjitha ne zone malore, ndersa po keshtu edhe Kolonja, e cila ka 128 ha ne mal. Tirana ka 825 ha, nga te cilat 191 ha ne koder, ndersa Kavaja ka 287 ha ne koder. Ne rrethin e Beratit ka nje sasi prej 665,7 ha toke, nga te cilat 313 ha ne mal, 284 ne koder dhe 68 ha ne fushe. Ne keta qark, toka te pandara ka edhe ne Skrapar dhe ne Kucove, perkatesisht me 69 ha dhe 103 ha. Te 69 ha e Skraparit ndodhen ne zone malore, ndersa tokat e Kucoves, ne fushe. Dibra ka nje fond prej 1470 ha, nga te cilat 123 ha ndodhen ne mal, ndersa pjesa e mbetur prej 1199 jane ne koder. E njejta situate ndodhet edhe ne Bulqize dhe Mat. Bulqiza ka 364 ha, nga te cilat 59 ha i ka ne zonen malore. Mati ka 605 ha, nga te cilat 115 ha ne koder dhe 490 ha ne mal. Me prioritet shfaqet Durresi, i cili ka 114 ha dhe te gjitha ne koder. Kjo situate vazhdon edhe ne Kruje, e cila ka 156 ha toke dhe te gjitha ne koder. Ne keta qark, largesia nga qendrat e banuara eshte deri ne 10 kilometra. Elbasani ka ne rang rrethi 719 ha toke cilesore, nga te cilat 424 ha ne koder dhe 295 ne mal. Librazhdi ka 67 ha toke dhe te gjitha ne mal, kurse Peqin 20 ha po ne mal. Ne kete qark, sasi toke ka Gramshi me 728 ha te ndara ne mal edhe ne koder. Per sa i perket Fierit, ka121 ha dhe te perqendruara ne koder. Lushnja ka 485 ha, ku ka 82 ha ne fushe dhe perben nje nga te paktat rrethe me toke te pandare ne fushe. Mallakastra ka 1292 ha ne mal. Rrethi i Gjirokastres ka gjithsej 1335 ha, nga te cilat vetem 382 ha ndodhen ne koder, ndersa pjesa tjeter ndodhet ne mal. Tepelena ka 377 ha dhe te gjitha ne zone malore. Permeti ka te njejten situate, i cili ka 441 ha toke ne mal. Kukesi ka 347 ha, nga te cilat 241 ha ne koder. Kurbini ka 10 ha, Mirdita ka 78 ha dhe te gjitha ne koder.

Tokat e pandara me siperfaqe mbi 10 ha, ne pergjithesi kane nje bonitet qe le per te deshiruar. Keshtu, rrethi qe ka bonitet me te mire eshte Dibra, Lushnja, Bulqiza dhe Tirana, ku ne keto zona arrin deri ne X. Keshtu boniteti varion nga V deri ne VII per shumicen e rretheve. Pak rrethe kane toke te pandare me bonitet mbi 8. Kjo situate ne lidhje me bonitetin dhe relievin e tokave, perben edhe konkluzionin rreth cilesive te ketyre tokave per zhvillimin e bujqesise.

Tokat, u refuzuan nga fermeret

Te gjitha tokat e vena ne dispozicion te nismes "Shqiperia 1 euro" jane jashte standardeve te perdorimit. Pothuajse te gjitha keto toka qe sipas shifrave te Ministrise se Bujqesise arrijne ne rreth 26 mije ha, jane ne distanca shume te largeta nga zonat e banuara dhe per me teper jane toka jopjellore. Sipas listes qe tregon vendndodhjen e ketyre tokave, largesia e tyre nga zonat e banuara eshte teper e madhe dhe shkalla e bonitetit varion nga 5 deri ne 10. E perkthyer me thjesht, kjo do te thote se keto toka klasifikohen nga kategoria e 5 deri ne 10, per sa i perket prodhueshmerise. Keto toka, qe jane vene ne dispozicion te kesaj nisme, jane refuzuar nga fermeret, te cilet ne shume raste per te perfituar toke, kane pranuar te marrin edhe toka te kategorise se katert, megjithese jane, pothuajse, ne nivele zero te prodhimit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika