Shperthen mina, nje vdes dhe 3 plagosen
E Merkure, 02 Prill 2008
Nje burre ka gjetur vdekjen dhe tre te tjere jane plagosur, dy prej te cileve ne gjendje kritike, pas shperthimit te nje sasie eksplozivi dje ne Fushe Kosove. Ngjarja ka ndodhur ne oren 15:15, ne Harilaq, ne vendin e quajtur "Te bazenat e ushtrise" afer Goleshit. Sherbimi Policor i Kosoves tha se ne menyre te befte, nje mine ka shperthyer ne kete zone duke shkaktuar rreze te konsiderueshme demesh. Per pasoje nje person i moshes 38 vjec ka humbur jeten dhe tre te tjere jane plagosur, dy prej tyre me rende. "Personat e plagosur 50, 48 dhe 27 vjec qe te tre nga fshati Nekovc, te komunes Drenas, jane derguar ne qendren spitalore rajonale, per trajtim mjekesor", deklaroi SHPK.
Menjehere ne vendin ngjarjes kane dale te gjitha njesite e nevojshme per ekzaminimin e vendit te ngjarjes dhe po punojne me intensitet te shtuar per te sqaruar te gjitha rrethanat te cilat kane te bejne me kete rast. "Mbeshtetur ne rezultatet e para te hetimit dhe te ekzaminimit te vendit te ngjarjes dyshohet me baze se shperthimi ka ardhur si rrjedhoje e aktivizimit te nje mjeti shperthyes qe dyshohet te jete mine e mbetur nga koha e luftes", vleresoi Sherbimi Policor i Kosoves.