"Shteti, pa kompromis per zgjedhjet serbe"
E Merkure, 02 Prill 2008
Qeveria e Kosoves duhet te jete e pakompromiste ne kuptimin e moslejimit te shfrytezimit te Kosoves si zone zgjedhore nga ana e Serbise. Keshtu ka vleresuar dje ne nje interviste per Radion Evropa e Lire, nenkryetari i Aleances Kosova e Re, Ibrahim Makolli.
Sapo kane filluar bisedimet per demarkacionin e kufirit. Cila do te duhej te ishte pergjigjja e Kosoves ndaj Maqedonise lidhur me ceshtjen e kufirit dhe ceshtjen e njohjes reciproke?
Qendrimi yne tashme eshte i njohur sa i perket njohjes ose kushteve qe Qeveria e Maqedonise ka vene per Kosoven, per ta njohur shtetin e Kosoves. Ne kemi deklaruar jo rralle se njohja me kushte ose me kushtezime nuk i duhet Kosoves. Vertet jemi te interesuar qe te ndertojme marredhenie te mira me te gjitha shtetet, e sidomos me shtetet fqinje, por, ne asnje rast, Kosova dhe institucionet e Kosoves nuk duhet te pranojne kushtezime. Se dyti, kur kemi te bejme me vijen e demarkacionit mes Kosoves dhe Maqedonise, duhet ta kete parasysh Qeveria e Maqedonise qe marreveshja qe eshte arritur mes saj dhe Republikes se Serbise, eshte dashur qe atehere te dihet se nuk eshte marreveshje qe do te mund te jetesohet, per shkak se te drejten per marreveshje te tilla e kane dhe do ta kene vetem institucionet e Kosoves. Nderkaq, grupi i Qeverise se Kosoves duhet te ofroje argumente te mjaftueshme dhe prova, se ajo pjese e territorit ka qene dhe eshte pjese e territorit te Kosoves. Ne nuk guxojme dhe nuk do te lejojme qe te arrihen marreveshje ne dem te qytetareve te Kosoves, ne dem te teresise territoriale te Kosoves.
Sfidat e para, me te cilat eshte ballafaquar funksionimi i shtetit te Kosoves, kane qene kryesisht ne pjesen veriore dhe neper enklava. Si mendoni se mund te tejkalohen keto probleme, me te cilat po ballafaqohet aktualisht Kosova?
Ne realitet, keto jane pasoja per shkak te tolerimit te veprimit te institucioneve te Serbise qe prej perfundimit te luftes, veprim te cilin ne edhe si subjekt politik e kemi kritikuar jo rralle dhe kemi kerkuar nga administrata e UNMIK-ut qe ta ushtroje funksionin e vet konform Rezolutes 1244 dhe te mos lejoje funksionimin e institucioneve paralele te Serbise. Tani po merremi me pasojat, sepse askush deri tash nuk eshte marre me shkaktarin. Tash kujtoj se institucionet e Kosoves duhet te ndertojne strategji dhe politika te qendrueshme, ne radhe te pare qe funksionin e vet ta shtrijne ne gjithe territorin e Kosoves, pra edhe ne pjesen veriore te Kosoves. Dhe, ne bashkeveprim me faktorin nderkombetar ne Kosove, por edhe ne bashkeveprim me serbet lokale te atyre pjeseve, te filloje funksionalizimin e institucioneve te Kosoves edhe atje. Ka rruge, ka mundesi. Natyrisht, parashohim qe kjo ceshtje do te zgjase edhe me tutje. Nuk eshte e gjitha ne rrafshin politik; ka me shume te beje me ceshtjen e sigurise ne ate pjese, sesa me ceshtjet politike.
Cilat do te mund te jene pasojat per Kosoven, ne rast se funksionimi i strukturave paralele do te vazhdoje edhe tani, kur Kosova vetem funksionon si shtet?
Pasojat do te jene te medha, mirepo une jam shume i bindur qe institucionet e Kosoves dhe misioni nderkombetar ne Kosove nuk do te lejojne dhe nuk do te tolerojne funksionimin e institucioneve te Serbise ne Kosove. Kosova nuk eshte ajo qe ka qene para 17 shkurtit. Kete duhet ta kuptoje edhe Serbia, edhe qytetaret serbe te Kosoves. Dhe, sa me heret qe ta kuptojne, do te jete ne te mire te tyre; ne te kunderten, pasojat do te jene te pariparueshme.
Eshte permendur mundesia qe serish ne Kosove te mbahen zgjedhjet e Serbise neper pjeset ku jeton ne shumice komuniteti serb...
Ky do te jete edhe testi me i madh per institucionet e Kosoves, qe deshmojne ne te vertete se Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran. Kosova nuk mund te jete vend as zone zgjedhore per asnje shtet tjeter. Ne nuk mundemi as nuk do t'ua mohojme te drejten serbeve te Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhjet e Serbise, por dihet ku mbahen ato - ne territorin e Serbise. Ne territorin e Kosoves, institucionet e Kosoves duhet te jene te pa kompromis, po e them politikisht te pa kompromis, per te mos lejuar nje dicka te tille. Mundesia ose tolerimi i mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne Kosove do ta demtoje rende rrugen te cilen e kemi kaluar, sikur qe do te shtoje apetitin e serbeve ne Kosove, por sidomos te politikes se Beogradit qe edhe me tutje te veproje ne forma te tilla; do te thote, do te behet nje legalizim i nje dickaje qe ne po e luftojme te gjithe.