PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dentiste pa licence, kerkohet mbyllja


E Merkure, 02 Prill 2008

Gezim Ashimi



Drejtoria e Shendetit Publik te Korces paralajmeron mbylljen e aktivitetit te klinikave dentare private qe nuk jane te pajisura me licenca. Ky vendim eshte marre nga autoritetet e Drejtorise Rajonale te Spitalit te Korces, pas nje kontrolli te klinikave te sherbimit stomatologjik dhe laboratoreve dentare ne kete rreth. "Nje pjese e klinikave dhe laboratoreve dentare si ne qytet edhe ne fshatra rezultojne te palicencuara. Nga kontrollet e Drejtorise se Shendetit Publik ne 32 klinika stomatologjike ne qytetin e Korces, 7 prej tyre jane te palicencuara, ndersa ne fshatrat e rrethit nga 5 klinika stomatologjike, 3 prej tyre jane gjithashtu pa licence", tha dy dite me pare zedhenesi i Drejtorise se Shendetit Publik te Korces, Xhevdet Belishta. Ai shtoi se me alarmante paraqitet gjendja e laboranteve te klinikave dentare, ku u konstatua se 7 prej tyre nuk jane te pajisur me licence per te ushtruar aktivitetin. Sipas tij, klinikave dhe laboratoreve dentare u eshte lene nje afat prej 15 ditesh per t'u pajisur me licence, ne rast te kundert aktiviteti i tyre do te mbyllet.

Poliklinika, atje ku mund te semuresh

Poliklinika e qytetit te Korces, per vete gjendjen e saj te mjeruar nga amortizimi i nderteses, te krijon pershtypjen e nje te semuri. Eshte i vetmi institucion shendetesor ne qytetin e Korces qe nuk ka njohur doren e investimeve, dhe ku duket se nga dita ne dite ndertesa mund te pesoje shembje nga degradimi i saj. E vendosur ne nje nga qendrat e qytetit, ne krah te shtepise se lindjes, poliklinika shfaqet me nje pamje te mjeruar dritaresh pa xhama, suva te rena dhe mure qe rrezikojne te bien.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika