PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Stakimi, sot gjysma e Tiranes pa energji


E Merkure, 02 Prill 2008

Gjysma e qytetit te Tiranes do te vuaje perreth 9 ore kufizimet e energjise elektrike. Sipas Operatorit te Sistemit te Transmetimit te energjise, mesohet se nje pjese e konsiderueshme e kryeqytetit do te vuaje sot kufizime te ndjeshme te energjise elektrike. Mesohet se duke filluar nga ora 08:30 e dites se sotme do te stakohen dy linjat 110 kv qe dalin nga nenstacioni i Uzines se Traktoreve dhe nenstacioni i Tiranes. Shkak per kete stakim do te behet vendosja e fibrave optike nga Ministria e Mbrojtjes. Keshtu, zonat qe do te preken nga keto kufizime jane, Rruga "Elbasanit", Rruga "Bardhyl", "Ali Demi", Ministria e Shendetesise, Ministria e Jashtme dhe zona e Poligrafikut. Nderprerja e energjise do te zgjase deri ne oren 17:00 te pasdites, nderkohe qe me pas gjithcka do t'i rikthehet normalitetit. Tashme, nga ana e tij OST ka perfunduar rikonstruksionet e linjave te transmetimit te energjise elektrike, duke eliminuar keshtu te gjitha defektet qe mund te vijne nga mbingarkesat. Sipas burimeve nga ky operator, sipas nje grafiku te percaktuar kohe me pare eshte perfunduar ky proces dhe tashme linjat mund te perballojne transmetimin e energjise edhe gjate importeve maksimale te energjise, pa asnje problem.

Reshjet e fundit kane cuar nivelin hidrik ne ate mase qe pritej per te programuar nje vit te suksesshem dhe pa nderprerje energjetike. Ministri i Ekonomise, Ruli, u shpreh dje ne nje konference per shtyp, se situata ne javen e fundit me reshje te medha ka dhene ndikim ne situaten hidroenergjetike. Sipas informacionit, qe ministri komunikoi dje, prurjet hyrese te ujerave ne liqenin e Fierzes, arriten ne 380 m3/sek diten e djeshme. Tashme, vemendja eshte perqendruar ne miremenaxhimin e prurjeve ne liqenet e HEC-eve, me qellim qe te mos kete derdhje dhe rrezik permbytjeje. Situata hidrike ka marre vlera pozitive dhe shifra optimale te prurjeve dhe rezervave. Sipas te dhenave, prodhimi vendas ka arritur ne 10 milione kwh/dite, ndersa importi eshte ulur dhe ka arritur ne kuoten 7,5 milione kwh/dite. Liqeni i Fierzes ka arritur ne kuoten 291 metra, nga 281 metra qe ishte dhjete dite me pare, si dhe ka nje rezerve te mire hidrike. Komani eshte ne kuoten 172 metra, nga 176 metra qe eshte kuota maksimale, ndersa Vau i Dejes ka arritur ne 74,6 metra. Prurjet po ndiqen ne menyre te vazhdueshme, duke alternuar regjimin e punes ne dy HEC-et nga prurjet hidrike.



Zonat pa energji:



Rruga "Elbasanit"

Rruga "Bardhyl"

Rruga "Ali Demi"

Ministria e Shendetesise

Ministria e Jashtme






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika