FMN: KESH te privatizohet urgjent
E Merkure, 02 Prill 2008
Privatizimi sa me i shpejte i Korporates Elektroenergjetike Shqiptare shihet si zgjidhja me e shpejte e krizes energjetike, e cila se fundmi eshte shnderruar ne nje krize financiare qe po rendon edhe buxhetin e shtetit. Shefi i Misionit te FMN, Gervin Bell, pas nje inspektimi qe beri para disa kohesh ne zhvillimet ekonomike ne vend, e vuri serish theksin ne gjetjen e nje zgjidhjeje emergjente nga ana e autoriteteve vendase per krizen energjetike. "Duhet te ndermerren masa te menjehershme per te stabilizuar situaten financiare te KESH-it, nderkohe qe privatizimi eshte imperativ per te vendosur sektorin e energjise ne nje baze te qendrueshme afatgjate", tha zyrtari i larte i FMN. Deficiti i madh i KESH-it reflekton, jo vetem thatesiren, por kryesisht problemet kronike me humbjet ne rrjet dhe arketimet, nivelet e paperballueshme te importit, si edhe cmimet e energjise se importuar shume here me te larta sesa cmimi vendas, ka deklaruar ai.