PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Tirana e madhe, 100 milione USD per kanalizimet


E Merkure, 02 Prill 2008

Projektet per Tiranen e madhe kane hyre ne proces. Ministria e Financave dhe

Ministria e Puneve Publike filluan dje negociatat me Banken Japoneze per Zhvillim Nderkombetar per financimin e projektit te kanalizimeve per Tiranen dhe rrethinat. Vlera e projektit parashikohet 100 milione dollare dhe perfshin ndertimin e rrjetit te kanalizimeve per Tiranen e madhe dhe qe do te perfundoje me ndertimin e nje impianti per perpunimin e ujerave te zeza. Sipas zv/ministrit te Financave, Sherefedin Shehu, negociatat jane drejt perfundimit. "Termat e kredise jane teper te favorshme. Eshte kredi e bute me 0,6% interes per 40 vjet dhe me 10 vjet periudhe mosshlyerje. Shehu shpreh besimin qe marreveshja do te nenshkruhet se shpejti per te bere te mundur fillimin e zbatimit te projektit brenda 3-4 muajve te ardhshem. Zv/ministri tha se, me perfundimin e realizimit, objekti do t'i transferohet Bashkise se Tiranes ne kuader te decentralizimit.

Kufijte e qytetit te Tiranes do te shtrihen ne nje hapesire prej 400 kilometer katrore, ne te cilen perfshihen edhe 5 zonat informale, te cilat presin te legalizohen. Prej tre vjetesh ka perfunduar hartimi i Planit Strategjik per Tiranen e Madhe, plan i cili eshte nje studim i detajuar per menyren e zhvillimit te metropolit shqiptar ne nje hapesire prej 400 kilometer katrore me nje vlere fillestare prej 340 milione USD, ku mendohet qe qeveria te financoje 50 per qind te tyre. Studimi i kesaj hapesire perfshin pjese te te gjitha juridiksioneve administrative te qeverisjes vendore si Bashkia Tirane, Kamza, Vora, Komuna e Farkes, Vaqari, Kashari, Berxulla, Zall-Herri, Paskuqani, Preza dhe Dajti. Plani strategjik per Tiranen e madhe eshte hartuar ne vitin 2003 dhe do kaloje ne tri faza. Faza e pare ka nisur nga viti 2002 dhe do te vazhdoje deri ne vitin 2007 dhe do te perqendrohet ne korridorin midis Autostrades dhe Lumit te Tiranes, Koder Kamez, pjesa lindore e Yzberishtit, me kuadratin veriperendimor te qendres se Tiranes. Faza e dyte do te vazhdoje ne vitet 2008-20012 do te perqendrohet ne Kamez, Paskuqan dhe Sauk. Ndersa faza e trete qe do te vazhdoje nga viti 2013 deri ne 2017, synon zonat lindore te Bashkise se Tiranes dhe zgjerimin e zones se Yzberishtit. Urbanizimi per 15 vitet e ardhshme do te kufizohet gjeresisht ne zonen midis dy unazave, rruga e unazes se qytetit perreth Tiranes dhe rruga kryesore orbitale, e cila perfshin Paskuqanin, Kamzen, Berxullen dhe Yzberishtin. Duke rrethuar zonen e urbanizimit qe eshte nje vije e gjelber, ku do te lejohen vetem perdorimet me shkalle te ulet. Lartesia e ndertesave do te jete e kufizuar ne pjesen me te madhe te qendres se qytetit te Tiranes, ne menyre qe te ruaje cilesi te larte dhe te shmange rrjetin infrastrukturor dhe sistemin rrugor te renduar.



Infrastruktura dhe sherbimi urban:

Ne sektorin e furnizimit me uje eshte propozuar te ndertohen linja kyce dhe cisterna te medha ne menyre qe te perballoje zona te ardhshme zhvillimi.

Ne sektorin e kanalizimit dhe tubacioneve te ujerave te zeza propozohen te ndertohen kolektore te rinj pergjate Lanes dhe lumenjve te Tiranes.

Programi i investimit perfshin ndertimin e dy mjediseve sanitare te reja, njeri ne jugperendim dhe tjetri ne veri te zones se urbanizuar.

Investimet per furnizimin e energjise elektrike perfshijne ndertimin e nje rrjeti me nenstacione dhe linja ushqyese mbi bazat e ndarjes se zonave.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika