PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Berisha: Ftesen ne NATO e meritojme


E Merkure, 02 Prill 2008

Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje se nisej ne samitin e NATO-se ne Bukuresht teper i emocionuar dhe me shpresen per marrjen e fteses se anetaresimit. "Nisem drejt Bukureshtit me shpresen se do ta marrim ftesen dhe se e meritojme ate", tha Berisha. I cili ka nenvizuar se kryetar i delegacionit do jete Presidenti Topi. Sipas tij, edhe ne rastin e nje skenari negativ per mosmarrjen e kesaj ftese, qeveria qe ai drejton do te shumefishonte perpjekjet per marrjen e kesaj ftese, pasi shikonte tek aleanca fatin e saj dhe rrugen per liri dhe te ardhme. Kryeministri Berisha theksoi dje faktin se 94 per qind e shqiptareve deshironin futjen ne aleance, si nje shenje shume pozitive per te ardhmen euroatlantike te vendit. Por Berisha vleresoi ne konferencen e djeshme edhe veprimet e opozites ne prag te marrjes se fteses dhe faktin qe cdo parti ne vend e mbeshteste integrimin ne NATO. Ne lidhje me akuzat e opozites, Kryeministri Berisha deklaroi se ishte i hapur edhe per mocion mosbesimi nga ana e saj. Kreu i qeverise theksoi se ai ne menyre te vazhdueshme e kishte respektuar opoziten dhe se i kishte dhene pergjigje te gjithave pyetjeve te saj ne lidhje me tragjedine e Gerdecit dhe akuzave per trafikun e armeve. F.M




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika