PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dekreti i Topit, gati levizja e lire Shqiperi-Maqedoni


E Merkure, 02 Prill 2008

R.Rapushi

Duke filluar nga 16 prilli, shqiptaret nuk do te paguajne me taksen prej 10 eurosh per te hyre ne Maqedoni. Me dekretimin e djeshem nga Presidenti Bamir Topi te marreveshjes me Maqedonine, te gjithe shtetasit e dy vendeve do te kene mundesi te hyjne lirisht ne shtetin fqinj dhe te qendrojne per nje periudhe prej 90 ditesh. Kreu i shtetit firmosi me 31 mars “Marreveshjen ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Maqedonise per levizjen e ndersjelle te shtetasve dhe te Protokollit te saj per qarkullimin ne zonat kufitare”. Kjo marreveshje do te hyje ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletore Zyrtare. Cka do te thote se levizja e ndersjelle do te hapet me 16 prill. Ne baze te marreveshjes per liberalizmin e vizave mes dy vendeve, qe u nenshkrua me 20 shkurt mes ministrave te Puneve te Jashtme Lulzim Basha dhe Antonio Milososki, shqiptaret nuk do te paguajne me per te hyre ne Maqedoni tarifen prej 10 eurosh. Nga ana tjeter, marreveshja parashikon qe banoret e zonave kufitare, 20 kilometra nga kufiri, do te mund te kalojne ne vendin tjeter fqinj vetem me karta identiteti. Nderkohe qe secila pale mund te refuzoje ne baze te marreveshjes hyrjen apo qendrimin e shtetasve qe i konsideron te papranueshem apo te padeshirueshem sipas kerkesave te vendosura. Marreveshja qe hyn ne fuqi pas dy javesh, u nenshkrua pikerisht ne kohen kur ne Shqiperi erdhi per nje vizite zyrtare Kryeministri maqedonas, Nikolas Gruevski. Ky i fundit vizitoi vendin tone ne kulmin e debatit per ceshtjen e vendosjes se sistemit te vizave me Maqedonine, sistem qe nuk ishte me pare per Shqiperine. Dy personalitetet pas kesaj marreveshjeje theksuan vullnetin per te bashkepunuar me shume, kryesisht ne projektet e perbashketa per integrimin ne BE dhe NATO. Dy Kryeministrat rane dakord te hapin dhe piken doganore Xhepisht-Trebisht midis dy vendeve. Si dhe u angazhuan per konkretizimin e projekte te tjera te rendesishme si linja e re e interkoneksionit Tirane-Shkup, lidhja hekurudhore e bashkepunimi per shfrytezimin dhe mbrojtjen e liqenit te Ohrit.

Maqedonia vendosi sistemin e vizave me Shqiperine

Rreth dy muaj me pare, Maqedonia vendosi regjimin e vizave per te gjithe shqiptaret, sistem qe nuk ka ekzistuar me pare. Ne fundin te muajit dhjetor 2007, Parlamenti maqedonas miratoi nje projektligj, sipas te cilit vendoseshin kritere te reja per te huajt qe do te hynin ne territorin e Maqedonise, duke perfshire ketu edhe ndryshimin e regjimit te vizave edhe me Shqiperine. Vendimi shkaktoi tensione mes dy vendeve, qe u ulen vetem pas ndryshimit te tij, duke sjelle nderkohe dhe nje perplasje mes dy paleve me pasoje dhe bllokimin por nje fare kohe te levizjes se lire, perjashtuar fshatrat kufitare te te dy vendeve.








Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika