Rama firmos prokuroret e “Gerdecit”
Redinalda Caushaj
E Merkure, 02 Prill 2008
Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, ngre grupin e ri hetimor per dosjen “Gerdeci”. Pjese e hetimeve nje nga prokuroret pjese e stafit qe shpalli mos kompetencen diten e shtune, kater prokurore te organit qendror te akuzes, mes te cileve gjendet dhe kryesuesi i dosjes, Zamir Shtylla e dhjete oficere te Policise se Shtetit dhe Policise Gjyqesore. Lajmin e beri dje te ditur zedhenesja e Prokurorise se Pergjithshme, Holta Zhiti, ndersa firma eshte hedhur nga kreu i organit, Ina Rama. Tre jane dhe rruget e mundshme, te cilat mund te ndjeke dosja hetimore, vetem nese kryhen verifikimet dhe rezultojne prova bindese ne lidhje me dyshimet e ngritura nga ana e prokurorise. Aktualisht investigohet per tre akuza kryesore, “shkelje e rregullave per lendet plasese e radioaktive”, per te cilen jane arrestuar tre persona, “shperdorim detyre” dhe “korrupsion”, per te cilat jane nen hetim edhe disa zyrtare ushtarake. Nderkohe qe, ne dosje eshte perfshire edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, meqenese Prokuroria e Tiranes, deklaroi mos kompetencen, per shkak te imunitetit.
Grupi hetimor
Ne krye te grupit te ri hetimor per tragjedine pas shperthimit te 15 marsit, me pasoje 25 viktima, gjendet drejtori i Drejtorise se Hetimit dhe Ndjekjes Penale, ne organin qendror te akuzes, Zamir Shtylla. Ne njoftimin zyrtar te Prokurorise se Pergjithshme, behet e ditur se prokuroret qe do te hetojne tragjedine e Gerdecit jane Kujtim Luli, Arqilea Koca, Alfred Progonati, nga organi qendror i akuzes. Arben Dollapi (pjese edhe ne grupin e pare qe hetoi ngjarjen), si dhe Sokol Stojani, perfaqesues te Prokurorise se Tiranes, qe i jane bashkangjitur hetimit. Nderkohe qe 10 do te jene oficeret e policise, qe do te jene pjese e investigimit dhe qe do kene per detyre ripyetjen e deshmitareve te tragjedise. Oficere te Ministrise se Brendshme, te Prokurorise se Krimeve te Renda, Drejtorise se Policise se Tiranes. Nga Policia e Shtetit eshte perzgjedhur kreu i Drejtorise se Krimit te Organizuar, Arjan Muca, tre shefa sektoresh dhe pese oficere.
Nderkohe qe tre jane edhe rruget qe mund te ndjeke dosja hetimore mbi tragjedine e Gerdecit. Ne rast se verifikohet se ish-ministri Fatmir Mediu ka kryer vepren penale te shperdorimit te detyres, atehere dosja do te hetohet nga ana e organit qendror te akuzes. Ne kete rast, organi i akuzes do te kerkoj heqjen imunitetit te tij dhe marrjen nen hetim. Nese nuk vertetohet kryerja e nje vepre penale nga ana e ish-ministrit te Mbrojtjes, atehere dosja hetimore do te rikthehet serish ne Prokurorine e Tiranes dhe do te hetohet mbi personat qe ndodhen ne hetim deri me sot. Nderkohe qe, pjesa tjeter e hetimit eshte ajo e trafikimit te armeve, veper penale, e cila eshte kompetence e Prokurorise se Krimeve te Renda. Nese grupi hetimor do konkludoje ne nje trafik te mundshem, atehere ky organ do te kryeje hetime shtese, deri ne zbardhjen e dyshimeve.
Nga deshmite e punetoreve, tek ushtaraket e larte
Grupi hetimor i Prokurorise se Tiranes mori ne pyetje deri me daten 29 mars te pakten 80 deshmitare, mes te cileve te mbijetuar banore e punetore te fabrikes se demontimit ne Gerdec, ushtarake dhe zyrtare. Te paret qe u pyeten ishin kreu i firmes “Alba Demil”, Mihal Delijorgji, drejtori teknik, Dritan Minxholli dhe drejtori i ndermarrjes MEICO, Ylli Pinari, qe u ndaluan tri dite pas tragjedise me 25 viktima te 15 marsit. Me pas do te pyeteshin banore e punetore, qe i shpetuan flakeve e predhave te shumta. Ata bene fajtore drejtues te firmes, ndersa rrefyen per shkaqet e ngjarjes. Nje jave pas tragjedise do te pyeteshin edhe ushtarake te larte te Shtabit te Pergjithshem, si dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mes dy paleve pati perplasje ne deshmite e dhena. Prokuroria mori nen hetim drejtorin e Logjistikes ne ushtri, Dashnor Caushi, pasi e thirri dhjete here ne institucion per deshmi. Po keshtu u pyet shefi i Shtabit, Luan Hoxha, drejtuesi i Komandes se Bashkuar, Shpetim Spahiu dhe kreu i Forcave Ajrore, Astrit Jaupi. Por ne fund te hetimit grupi investigues prej kater personash ne Prokurorine e Tiranes deklaroi mos kompetencen per kete ceshtje, duke i deleguar dosjen “Gerdeci”, Prokurorise se Pergjithshme. Grupi i ri hetimor pritet te rimarre ne pyetje edhe nje here te gjithe deshmitaret, personat e ndaluar dhe ata nen hetim apo qe kane dijeni per tragjedine e Gerdecit. Burime zyrtare nga prokuroria thane se rivleresimi i deshmive do te percaktoje linjat e hetimit dhe pistat qe do te ndiqen per kete ngjarje.
Kosta Trebicka, “peng” i grupit hetimor
Prokuroria nuk ka caktuar ende nje dite per thirrjen si deshmitar te biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka, nje nga denoncuesit per Gerdecin, import-eksportin e armeve. Shkak eshte percaktimi me vonese i grupit te ri hetimor. Ne dosjen e organit te akuzes, hetuesit kane administruar edhe te gjitha deshmite qe tregtari i armeve Kosta Trebicka ka dhene per mediat shqiptare, si dhe regjistrimet qe ai kishte bere ne nje nga baret e nje hoteli ne Tirane, per biseden me kreun e kompanise amerikane te blerjes se fishekeve, AEY, Efraim Diveroli. Nderkaq qe pritet qe tre ditet e ardhshme Trebicka te jape shpjegimet ne Prokurorine e Pergjithshme, ne lidhje me pergjimin e bere, akuzat qe ka leshuar ndaj drejtuesve te ndryshem per trafik. I kontaktuar nga gazeta “KJ” diten e djeshme, kreu i firmes “Xhoi” qe merret me paketime, nuk ka pranuar te jape shpjegime rreth dites kur do shpjegohet ne organin e akuzes, ndersa deklaroi se nuk ka patur probleme gjate qendrimit ne kryeqytet. Gjate nje bisede telefonike me “Koha Jone”, dy dite me pare, Kosta Trebicka deklaroi se, “jam thirrur nga prokuroria per te dhene deshmine time rreth dijenise qe kam per kete ceshtje dhe provave qe disponoj”.
Prokuroret
Zamir Shtylla, Prokuroria e Pergjithshme, kryesues
Kujtim Luli, Prokuroria e Pergjithshme
Arqilea Koca, Prokuroria e Pergjithshme
Alfred Progonati, Prokuroria e Pergjithshme
Arben Dollapi, Prokuroria e Tiranes
Sokol Stojani, Prokuroria e Tiranes
Oficeret
1. Arjan Muca, Drejtor i Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit
2. Ardian Cipa, shef i sektorit te Antitrafiqeve
3. Perlat Vatoci, oficer i Trafiqeve
4. Bledar Celiku, oficer i sektorit Kunder Korrupsionit
5. Tefik Sulejmani, oficer i Krimit Ekonomik, Policia e Tiranes
6. Ermal Milori, oficer i Policise Gjyqesore Tirane
7. Arjan Mucaj, oficer i Policise Gjyqesore, Krimet e Renda
8. Ibrahim Hoxha, oficer i Policise Gjyqesore
9. Arben Frasheri, oficer i Policise Gjyqesore
10. Hamza Plaka, oficer i Policise Gjyqesore