PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Matura, si do kontrollohen nxenesit

Matura, si do kontrollohen nxenesit

Luljeta Ndoka
E Merkure, 02 Prill 2008

Drejtoria Arsimore e Tiranes ka nisur dje “rekrutimin” e mesuesve, qe do te jene administratore te maturanteve ne provimet e Matures Shteterore. Specialisti Muhamet Mesi deklaroi dje se ka zhvilluar nje mbledhje me mesues dhe drejtore shkollash, ne menyre qe te zgjidhen mesuesit e pershtatshem per te qene administratore. “Do te jene rreth 80 te tille per matematiken dhe po aq per provimin e letersise”, thote Mesi. Ai tregon se ne Tirane jane rreth 7 mije nxenes qe presin t’u nenshtrohen provimeve me detyrim te Matures Shteterore. Detyra e administratoreve do te jete pikerisht mbikeqyrja e tyre, ne menyre qe cdo pike e rregullores te zbatohet sipas parashikimit. Detyrat e tyre kane te bejne me shmangien e kopjeve dhe te kaosit gjate zhvillimit te provimeve.

Detyrat

Sipas specialistit te Drejtorise Arsimore te Tiranes, Muhamet Mesi, administratoret do te kene nje sere detyrash gjate procesit te provimit. Keshtu, ata nuk duhet te lejojne asnje kandidat qe te perfitoje kohe shtese per provimin. Kjo, sepse kohezgjatja e provimit prej 2,5 oresh eshte me se e mjaftueshme per te zgjidhur alternativat dhe per te zhvilluar pyetjet. Gjithashtu, administratoret ndalojne hyrjen e individeve te tjere te paautorizuar ne mjedisin e provimit, ndersa kryejne procesin e identifikimit te cdo nxenesi. Mesuesit qe do te kryejne rolin e administratorit, do te trajnohen edhe per sistemimin e cdo kandidati neper klasa, behet duke ndjekur rendin zbrites te listes emerore te derguar nga AVA. Ata nuk do te fusin ne klase asnje kandidat qe nuk ka me vete dokument identifikimi ne diten e provimit. Madje, do te kontrollojne listen emerore, per te verifikuar nese perkon me nxenesit qe duan te futen ne provim. Te perzgjedhurit per te mbikeqyrur nxenesit do t’i sistemojne ata nje nga nje, sipas rendit te hyrjes se tyre. Ndersa ne ato shkolla apo mjedise ku provimi administrohet vetem ne nje klase, sistemimi i nxenesve behet sipas rendit alfabetik. Gjithashtu, per asnje arsye ata nuk do te lejojne nxenesit te mbajne celular gjate zhvillimit te provimit, madje asgje tjeter pervec stilolapsit dhe certifikates personale ne tavoline.

Perzgjedhja

Inspektoret e Drejtorise Arsimore te Tiranes kane nisur fazen e zhvillimit te mbledhjeve, me qellim “rekrutimin” e mesuesve qe do te sherbejne si administratore. “Pasi t’i caktojme, do t’i trajnojme ne menyre qe gjithcka te shkoje si duhet”, tregon specialisti Muhamet Mesi. Kriteri kryesor qe i ben mesuesit administratore, eshte qe ata te mos jene mesues te nxenesve qe jane ne salle. Kesisoj, eshte pare e arsyeshme qe mesuesit e nje shkolle, te jene administratore provimesh ne nje shkolle te tjeter. Gjithcka behet per te shmangur favorizimet e nxenesve. Ata nuk do te lejojne nxenesit te hane, te bejne zhurme, te kopjojne, apo te komunikojne me njeri-tjetrin. Nese ata shohin ndonje maturant duke shkelur rregullat, atehere marrin masa qe t’i perjashtojne nga provimi, duke lajmeruar edhe pergjegjesit e kateve. Largimin e nxenesve e bejne edhe nese i shohin duke shfletuar shenime ne materialet e provimit, duke kthyer koken, apo duke demtuar barkodin. Specialisti Muhamet Mesi thote se gjithcka po behet gati, brenda te gjitha pikave te rregullores se Matures Shteterore. Sipas tij, parashikohet qe cdo gje te shkoje mire, madje edhe me mire se vjet, duke korrigjuar keshtu mangesite e dy maturave te kaluara. Nderkaq, mesohet se faza e pare ne lidhje me formularin A1 ka perfunduar per sa u perket shkollave. Te gjitha i kane derguar formularet te plotesuar si dhe tabelat e te dhenave, ne menyre qe t’i cojne per perpunim te AVA (Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve) per te krijuar bazen e te dhenave.

Shperblimi, sa do merret

Mesuesit e zgjedhur per administratore do te marrin shperblim pasi te kene kryer misionin e tyre, duke u siguruar per mbarevajtjen e procesit te provimeve. Gjate vitit te kaluar, Ministria e Arsimit miratoi nje buxhet te posacem per kete kategori, si dhe per ata qe hartuan testet. Nisur nga shperblimi, mesuesit nxituan te dilnin vullnetare. Keshtu, ata duhet te paraqiten 60 minuta para kohes se nisjes se provimit me goje, duhet te njihen dhe te kontrollojne dokumentacionin e bankes te pyetjeve per lendet qe perfaqesojne dhe te verifikojne identitetin e aplikantit. Ne fund, ata duhet te shpjegojne per pjesemarresit menyren e formatimit te tezes permes numrave.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika