 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Deputetet miratojne fondet per Gerdecin
E Marte, 01 Prill 2008
Blerina Hoxha
Fondet e buxhetit per rindertimin e Gerdecit kane mberritur ne Kuvend. Burimet e financimit te shumes prej 1.6 miliarde lekesh i ka sqaruar dje per deputetet ne Komisionin parlamentar te Ekonomise, ministri i Financave, Ridvan Bode. "Vlera totale qe merret vetem per keto elemente, per ndertimin, riparimin e shtepive, per pajisjet dhe zevendesimin e pajisjeve te demtuara, arrin ne rreth 1.6 miliard leke. Rreth 800 milione leke do te merren nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave, rreth 150 milione leke nga ndihmat e dhena per te njejtin qellim per rindertimin dhe pajisjen e shtepive dhe rreth 630 milione leke nga kontigjenca", ka saktesuar Bode. Ai u shpreh gjate kesaj seance, se projekt-akti normativ per rishikimin e buxhetit te shtetit per vitin 2008, eshte pergatitur ne kuader te masave urgjente, qe qeveria shqiptare ka marre dhe po ndermerr per t'i ardhur ne ndihme popullates se zonave te prekura nga shperthimi i municioneve ne fabriken e caktivizimit ne fshatin Gerdec te bashkise se Vores. "Te gjitha familjet qe konsiderojne se shuma e dhene nuk eshte e mjaftueshme, atehere riparimi dhe ndertimi i shtepive te tyre do te behet permes strukturave qeveritare. Ndersa ato qe konsiderojne se shuma e dhene eshte e mjaftueshme per riparimet e duhura, do te fillojne ta bejne vete", tha Bode. Ai njoftoi se ndarja e parave do te filloje qe nga dita e sotme. Sipas kreut te Financave, Bode, elementi i dyte qe qeveria merr persiper, eshte pajisja e shtepive qe jane demtuar dhe per kete eshte vendosur nje tarife per fryme, e cila con ne nje trajtim te barabarte.
Nderkohe per shtepite e demtuara pjeserisht, vleresimi eshte bere objekt per objekt. Vleresimi dhe kompensimi jane bere me cmimet e sotme te tregut dhe jane dhene parate per te zevendesuar pajisjet e demtuara. Megjithate, fatura e kompensimit te demeve te verifikuara ne Gerdec ka rezultuar shume me e vogel se pergatitjet paraprake te buxhetit. Sipas bilancit perfundimtar, duhen vetem 1,5 miliarde leke per kompensimin, nga rreth 6 miliarde leke te programuara paraprakisht nga buxheti i shtetit. Sipas burimeve ne Ministrine e Financave, per fonde mbi 10 per qind te zerave te shpenzimeve duhet marre vendimi i parlamentit. Keshtu, ne zbatim te ligjit mbi te cilin hartohet buxheti, fondet qe do te akordohen kundrejt te demtuarve kane kaluar ne formen e nje projektligji, fillimisht ne Keshillin e Ministrave e me pas ne Parlament.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Referencat, qendra nuk koordinon me rrethet
- Referencat, si abuzojne doganat me ligjin
- Dervishi: Nuk ka abuzime me referencat
- Energjia, 8 kompani shprehin interes per OSSH
- Janar-mars, tepricat ne buxhet 80 milione euro
- Deshton decentralizimi, bashkite me pak taksa
- Cmimet, rritja me e larte ne 6 vite
- Rritja, peshon te energjia elektrike
- Inflacioni, presion mbi cmimin e lekut
- Pergjysmimi i tatim-fitimit, te ardhurat nuk bien
- Interesat, rritje tjeter per lekun
- Buxheti 2009, nisin pergatitjet
- Sigurimet vullnetare, 36 % me shume se vjet
- Sigurimi i jetes, ja sa perfiton
- Delta, gjiganti i shitjeve edhe ne Shqiperi
|
|