PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Riciklimi i mbetjeve, lende e re ne shkolla


E Marte, 01 Prill 2008

Ceshtja e riciklimit te mbetjeve urbane duhet trajtuar si teme me vete neper shkolla. Ky ka qene propozimi i bere dje nga zv.kryetari i Bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi gjate nje konference mbi menaxhimin e mbetjeve te ngurta ne Tirane. Tema e prekur dje me titullin "Edukimi nga Green Pack ne sistemin e mesem arsimor", ka te beje pikerisht me futjen ne kurrikulat e arsimit parauniversitar te menaxhimit te mbetjeve. Trajnimi mbi mbetjet mblodhi specialiste nga Suedia, Serbia, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Kosova etj. Tema te tjera te trajtuara ne kete aktivitet kishin te benin me kuadrin ligjor te menaxhimit te mbetjeve spitalore ne Shqiperi, eliminimin e ndotjes ne grykederdhjet e lumenjve te Ishmit dhe Matit te shkaktuara nga depozitimi i materialeve plastike, ndersa nuk mbeti jashte vemendjes edhe landfilli i ri ne qytetin e Korces dhe problemet ne shendetin e komunitetit nga keqmenaxhimi i mbetjeve te ngurta. Gjithashtu jane parashikuar disa vizita profesionale ne Fushen e Sharres dhe fabriken e riciklimit te letres "Biap", me qellim njohjen e problematikes.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika