 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Universitetet, mes te rinjve shqiptare ne Gjermani
E Marte, 01 Prill 2008
Qindra te rinj e te reja nga Shqiperia, studiojne aktualisht ne universitete dhe shkolla te mesme ne mbare Gjermanine. Por, per t'u bere pjese e fakulteteve ne kete vend te fuqishem evropian, duhet te kalosh disa etapa, pavaresisht nese ne atdhe e ke perfunduar shkollen e mesme. Ne te kundert, studenti, qe ka studiuar nje vit apo ka marre nje nga provimet pranuese ne shkollat e larta ne Shqiperi, mund te filloje menjehere me shkollen e larte ne Gjermani, duke iu shmangur keshtu nje parashkolle te posacme qe mundeson hyrjen ne universitet. Ai eshte nje vit pergatitor dhe me fillimin e tij, cdokush merr statusin e studentit. Dhe ne kete menyre edhe te drejten per te jetuar ne nje nga konviktet e universiteteve.
HAPI I PARE
Ne Gjermani ekzistojne rreth 350 shkolla te larta, dyert e te cilave jane gjithnje te hapura per studentet e huaj. Por per te studiuar ne Gjermani duhen te kalosh disa stacione. Hapi fillestar eshte ai i aplikimit ne nje shkolle te larte gjermane dhe qe ketu fillojne problemet e para. Nder dokumentet e nevojshme eshte deftesa e shkolles se mesme, te cilen nje maturant ne Shqiperi e merr sipas rregullit rreth fillimit te korrikut. Pas noterizimit dhe legalizimit edhe ne ambasaden gjermane, kopja e defteses duhet te dergohet perpara dates 15 korrik, pasi ky eshte afati i fundit i dorezimit te kerkeses per studimin ne Gjermani, pavaresisht se ne cilin universitet. Albi, student ne Frankfurt, tregon se, nese dokumentet jane te gjitha ne rregull, "nuk ka asnje problem per te marre vize".
PAS PRANIMIT
Nese shkolla e larte pranon kerkesen e studentit shqiptar, ky i fundit merr nje ftese, me te cilen paraqitet ne ambasade per te marre fillimisht nje vize tremujore. Per kete vize mujore duhen paraqitur vertetime shendetesore, si dhe vertetime bankare dhe pas ketij hapi, me pak fat gjendesh ne nje nga qytetet e Gjermanise. Per sa i perket vizes ne Gjermani, duhet te paraqitesh ne zyren e te huajve me dokumentet e nevojshme si vertetimin e universitetit, sigurimin shendetesor apo vertetimin bankar, me nje shume prej rreth 7000 eurosh, te cilat sigurojne qendrimin per nje vit.
FILLIM I VESHTIRE
Pas mberritjes, nisin problemet e verteta te fillimit ne vend te huaj, tregojne studentet e ardhur ne Gjermani. Ona, e cila jeton qe prej 10 vjetesh ne Gjermani dhe nderkohe ka perfunduar studimet, thote se sot eshte me e veshtire sesa vite me pare, pasi eshte rritur niveli i jeteses, por edhe kerkesa dhe niveli i universitetit.
Ajo cka ndryshon nga vendet e tjera, eshte se ne Gjermani pjesa derrmuese e studenteve nuk fillojne menjehere shkollen e larte, pasi deftesa e shkolles se mesme ne Shqiperi eshte e nevojshme, por jo plotesisht e vlefshme. Z.Sitke, punonjes ne zyren per studentet e huaj ne qytetin e Frankfurtit, shpjegon: "Nxenesi qe disponon nje deftese te shkolles se mesme ne Shqiperi, ka te drejten per te vizituar Studienkolegun ne Gjermani.
Nderkohe studenti, qe ka vizituar nje vit apo ka marre nje nga provimet pranuese ne shkollat e larta ne Shqiperi, mund te filloje menjehere me shkollen e larte, shton ai.
Studienkoleg eshte faza e pare e universitetit ne Gjermani. Ai eshte nje vit pergatitor dhe me fillimin e tij, cdokush zoteron statusin e studentit, bileten studentore, si dhe te drejten per te jetuar ne nje nga konviktet e universiteteve.
PROVIMET
Por, per te hyre ne Studienkoleg duhet se pari te marresh provimin pranues, ku vihen ne prove njohurite baze te gjermanishtes dhe ne saje te deges, per te cilen studenti apo studentja ka aplikuar, ndjek intensivisht gjuhen gjermane dhe dege te tjera, si kimia matematika, fizika, letersia, sociologjia, biologjia apo ekonomia. Perfundimi i Studienkoleg-ut eshte nje nga rruget per te studiuar ne Gjermani.
Ne pjesen me te madhe te universiteteve, studentet paguajne tashme rreth 750 euro per semester, megjithese ne landin ku perfshihet qyteti i Maincit, studentet vazhdojne te paguajne vetem rreth 200 euro per cdo semester, kjo si rrjedhoje e politikes se Partise Socialdemokrate, SPD ne kete lokalitet.
Pune, paralelisht me studimet
Shume studente per te perballuar jeten punojne ne vende te ndryshme, ku pjesa me e madhe paguhen jo me shume se 400 euro. Megjithate e drejta per te punuar eshte e kufizuar. Cdo studenti i lejohet te punoje vetem 90 dite te plota ne vit, pra 8 ore pune ne 90 dite, ose 4 ore pune ne 180 dite. Megjithate me shume pune, vullnet dhe durim kane mbaruar deri tani universitetin shume studente shqiptare ne Gjermani.
Te dhena
400 Euro eshte shuma qe fiton nje i ri ose e re shqiptare qe punon pa shkeputje nga shkolla ne Gjermani, pasi ligjerisht, e drejta per te punuar eshte e kufizuar.
Cdo studenti i lejohet te punoje vetem 90 Dite te plota ne vit, pra tete ore pune ne 90 dite, ose kater ore pune ne 180 dite. Kjo eshte masa e lejuar e punes ne Gjermani, per cdo student.
750 Euro per semester ne vitet akademike, duhet te paguajne studentet shqiptare ne pjesen me te madhe te universiteteve te Gjermanise.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kompensimi, ja tokat e lira
- Provimet per Tiranen, korrigjim ne rrethe
- Decentralizimi, ujesjellesi i Tiranes mbetet “jetim”
- ISKSH, sa kushton kurimi i pacienteve
- QSUT, privatizohet hoteleria
- Dentistet e periferise se Tiranes pa licenca
- Rruget rurale, tenderet 400 milione USD nisin ne korrik
- Provimet, maturantet e Gerdecit pyetje te lehta
- Protestat ne Vore, shoqerohen tre banore te Gerdecit
- Krateri, kerkime per trupin e Shqipe Alhases
- Nisma, ku ndodhen tokat e lira
- Tragjedia, nje ceremoni per femijet
- Lule mbi banke, lot dhe nje minute heshtje
- Pronat e shtetit po uzurpohen nga privatet
- Matura, si do kontrollohen nxenesit
|
|