Rexhepi: UNMIK te ike, presim EULEX-in
E Marte, 01 Prill 2008
MITROVICE - Kryetari i komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, u takua dje me administratorin kontradiktor rajonal te UNMIK ut, Xherard Galuci. "Ne angazhohemi per rend e ligj dhe qe sa me pare te nise funksionimi i doganave ne veri, te kthehen punetoret e gjyqit, burgut etj. dhe te normalizohet jeta. Ne te kundert mund te krijohet hapesire per anarki dhe evazion fiskal ne kete pjese te vendit", deklaroi ish-kryeministri Rexhepi. Ai tha se ka dallime ne koncept me administratorin rajonal te UNMIK-ut per ceshtje te ndryshme. Ne kete kontekst, sipas Rexhepit, eshte e papranueshme qasja per vazhdimin e status-kuose ne kete qytet. Kreu i Mitrovices theksoi se eshte plotesisht e papranueshme edhe ideja per qendrimin e metejme te UNMIK-ut ne veri te qytetit. "Ne kemi kerkuar qe sa me shpejt ne veri te vendoset misioni i Bashkimit Evropian, qe do te pergatise terrenin per EULEX-in", tha ai, duke lene te kuptohet se ka shume konfuzion per sa i perket mandatit te UNMIK-ut. Rexhepi tha se ceshtja Galuci eshte ceshtje e Organizates se Kombeve te Bashkuara, mirepo duke pasur parasysh dallimet ne koncept per shume gjera me te ka mbetur hapesire jo shume e gjere per bashkepunim.